Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka kritikuar ashpër drejtoritë e policive në Lezhë dhe Durrës. Sipas tij, ato kanë qenë pasive për të zbardhur disa ngjarje që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen e drejtorit të bankës, Artan Santo. “Ka patur ngjarje të shkëputura për të cilat është vepruar për t’i trajtuar si të kryera nga vetë viktimat, pa u trajtuar fare në ndonjë pistë hetimi të mundshme e të lidhura me ngjarjen e Tiranës së datës 26.06.204”, shkruan në kritikën e tij, Drejtori Didi, dërguar strukturave vartëse. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjithashtu ai ngre një tjetër shqetësim, atë të mungesës së theksuar të planeve të koordinimit midis drejtorive të policive. Kryesisht vërejtja në këtë drejtim u shkon qarqeve të Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Didi shprehet se aktiviteti kriminal në këto zona është mjaft i lartë. “Ka mungesë të theksuar të planeve të koordinimit midis drejtorive të policive në qarqe. Është urgjente hartimi i plani koordinimi të shërbimeve për territorin që mbulohet nga drejtoritë e policive Tiranë, Durrës dhe Lezhë dhe konkretisht në zonën Kavajë-Shijak-Mamurras-Fushë-Krujë-Fushë-Kuqe-Laç”, shprehet Didi. Përveç asaj me lart kryepolici i kërkon vartësve të tij të mos shkëputet nga vëmendja e tyre nga lufta kundër trafikut të drogës, krimit ekonomik dhe luftës kundër korrupsionit si fenomene mjaft shqetësuese.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















