• Latest
  • Trending
  • All

PD, Pollo: Rama bën raprezalje klienteliste në arsim‏, duke fyer çdo mësues

07/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

PD, Pollo: Rama bën raprezalje klienteliste në arsim‏, duke fyer çdo mësues

07/12/2014
in Lajme, Vendi

Partia Demokratike e cilëson shkelje të ligjit testimin e mësuesve pasi sipas saj, ky testim është organizuar për interesa klienteliste.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Genc Pollo theksoi se “është e përcaktuar se kandidati për mësues kalon në një proces konkurrimi, në shkollën ku dëshiron të punojë dhe që ka post vakant. Janë mësuesit e prindërit e nxënëseve të asaj shkolle në një komision vlerësimi që vendosin se cili është më i përshtatshëm për t’u punësuar. Nuk mund dhe nuk duhet të licencohen punonjësit që kanë vite pune në sistem, licencimi vlen për të diplomuarit që punësohen për herë të parë përmes provimit të shtetit.”

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sipas Pollos, “problemet e arsimit nuk përballohen duke ngritur furtunë nëpër govata, por me ligj. Dhe ligji në fuqi e zgjidh me realizëm e drejtësi edhe problemin e mësuesve pa arsimin përkatës”.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë mësuesve dhe prindërve që të refuzojnë dhe të protestojnë kundër çdo veprimi të qeverisë që shkel ligjet në fuqi.

“Ne do të ftojmë mësuesit dhe qytetarët në protesta masive të pandalshme. Derisa arbitrariteti dhe revanshi qeveritar të ndalet”- tha Pollo.

DEKLARATA E PLOTE E POLLOS
Në zakonin e keq të mohimit apo nxirjes së gjithçkaje që është krijuar në Shqipëri para ardhjes së tij në pushtet, në vijim të fyerjeve ndaj mësuesve të cilët, kur ishte shef opozite, i quante analfabetë, të gjithë e padallim, Edi Rama në fjalimin e fundit arriti kulmin e brutalitetit gjuhësor dhe ofendimit të shkollës shqipe por dha edhe sinjalin se po nis një raprezalje politike-klienteliste siç ka bërë me nëpunësit civilë.

Partia Demokratike ka një mesazh të thjeshtë për mësueset e mësuesit tanë:
Mbajeni kokën lart për gjithçka keni bërë e po bëni për shkollimin e fëmijëve e të rinjve. Qytetarët ju nderojnë; nxënësit ju duan. Ju keni merituar shumë e meritoni edhe me shumë.

Gjatë qeverisjes së PD-së u dyfishuan investimet në arsim, si në paga ashtu edhe në godina shkollore, laboratore, etj. Reforma e shumëanëshme në arsimin parauniversitar ishte themelore dhe ka nevojë për konsolidim. Në interesin më të mirë të shoqërisë.

Ka korrupsion, klientelizëm, abuzime dhe sëmundje të tjera që prekin dhe shoqërojnë sfidat e progresit, përfshirë arsimin. Lufta kunder tyre është bërë e duhet të behët me vendosmëri, në vazhdimësi. Qeveria Rama-Meta ka patur avantazhin se ka trashëguar nga një ligj shumë të mirë për arsimin parauniversitar që është miratuar para dy vitesh në Kuvend me 91% të votave, me konsensus mazhorancë-opozitë.

Mirëpo çfarë doli qartë nga fjalimi i kryeministrit e nga faktet publike?

Doli se qeveria e tij nuk ka zbatuar ligjin në fuqi, por ka lejuar përkeqësimin e situatës duke politizuar në ekstrem drejtoritë arsimore rajonale, duke vendosur gjithandej militantë partiakë. Duke i lejuar, nxitur, urdhëruar ata të shkelin këtë ligj e të bëjnë vetë emërime, kuptohet kundrejt favoreve në para e në natyrë; ndërkohë që sipas ligjit kompetenca e emërimit nuk është e ministrit apo drejtorit rajonal por është e komisionit të vlerësimit në shkollën ku krijohet posti vakant.

Doli gjithashtu. se për të mbuluar dështimet e bujshme në fushën e investimeve konkrete në shkolla dhe për shkollën, kryeministri merr si një alkimist i keq disa probleme reale që i ka përkeqësuar shumëfish në qeverisjen e tij, dhe çfarë bën? I përzien dhe kërkon t’i japë ngjyrën e këtyre problemeve gjithë sistemit, për të mos thënë gjithë historisë së arsimit, duke fyer, kërcënuar e shantazhuar si kurrëndonjeherë gjithë mësuesit e Shqipërisë.

Në Vlorë, Edi Rama deklaroi se 1/3 e mësuesve janë jashtë profilit, domethënë rreth 11 mijë mësues. Të hënën tha se ishin rreth 1800 jashtë profilit. Së fundmi u shpreh se Shqipëria ka 177 mijë nxënës kur në fakt ka 550 mijë syresh. Luhatjet shifrore nuk i vijnë dhe aq nga kujtesa e dobët apo humori labil por parasëgjithash nga obsesioni i tij për të hequr nga puna “të huajt” e për të vënë aty “të vetët”.

Dje ndërmori nje testim të pabazuar në ligj e pa përdorim ligjor vetëm e për të hequr vemendjen nga skandali i të emëruarve të tij; skandal të cilin e cilësoi si majë ajsbergu por refuzoi të merrte përgjegjësi për këtë ajsberg të krijuar e zmadhuar këto 14 muaj nga qeveria e tij.

Jam sot këtu për ta denoncuar formën dhe përmbajtjen e këtij qëndrimi skandaloz, që irriton mësuesit e ndershëm e të përkushtuar, qindra-mijëra prindër e nxenës, të cilët, megjithëse kohërat kanë ndryshuar, vazhdojnë ta kenë të shenjtë figurën e mësuesit.

Jam këtu për të denoncuar projektin e raprezaljes që ka në mendje ky kryeminsitër me alibitë e lodhura që paraqet çdo javë.

Në emër të Partise Demokratike i kërkoj sot Edi Ramës të harrojë eksperimentet e revanshit dhe klientelizmit në arsim. Të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin nga germa e parë në germën e fundit.

Sepse në kundërshtim me te gjithë normën ligjore në fuqi e praktikën e konsoliduar z.Rama kërkon të fusë në licensim të gjithë arsimtarët, pavarësisht diplomës si mësues që ata zotërojnë, pavarësisht kualifikimit të certifikuar prej shtetit shqiptar, vitet e punës e përvojën që kanë apo edhe pavarësisht liçensës të marrë vitet e fundit përmes Provimit të Shtetit.

Kundër ligjit kjo, pasi është e përcaktuar se kandidati për mësues kalon në një proces konkurimi, në shkollën ku dëshiron të punojë dhe që ka post vakant. Janë mësuesit e prindërit e nxënëseve të asaj shkolle në nje komision vlerésimi të cilët vendosin se cili nga konkurruesit është më i përshtatshëm dhe do të punësohet.

Nuk mund dhe nuk duhet të licensohen punonjësit që kanë vite pune në sistem, licensimi vlen për të diplomuarit që punësohen për herë të parë përmes provimit të shtetit.

Problemet e arsimit nuk përballohen duke ngritur furtunë nëpër govata, por me ligj. Dhe ligji në fuqi e zgjidh me realizëm e drejtësi edhe problemin e mësuesve pa asimin përkatës.

U bëj thirrje gjithë mësuesve, prindërve gjithashtu, të refuzojnë dhe të protestojnë me forcë kundër cdo veprimi të qeverisë që shkel ligjet në fuqi.

Ne do të ftojmë mësuesit dhe qytetarët në protesta masive të pandalshme. Derisa arbitrariteti dhe revanshi qeveritar të ndalet.

Previous Post

Haxhinasto në Burrel: Së shpejti nënshkruajmë konçensionin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Next Post

Jahjaga në Shqipëri më 17 dhjetor

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Jahjaga në Shqipëri më 17 dhjetor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.