• Latest
  • Trending
  • All

Kush janë aktorët e këqij të Europës

06/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kush janë aktorët e këqij të Europës

06/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

PAUL KRUGMAN

Këtu jemi dëshmitarë të fuqisë së madhe shkatërruese të ideve të këqia. Nuk është i tëri faji i Gjermanisë – Gjermania është një aktor i madh në Europë, por ajo është në gjendje që të imponojë politika deflacioniste, vetëm sepse një pjesë e madhe e elitës europiane e ka “ngrënë” këtë narrativë false. E vetmja gjë që duhet të pyesim është se çfarë do ta sillte rikthimin e realitetit

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ekonomia e SHBA më në fund duket se po del nga gropa e thellë ku kish rënë gjatë krizës financiare globale. Fatkeqësisht, Europa, epiqendra tjetër e krizës, nuk mund të thotë të njëjtën gjë. Papunësia në zonën e Euros është në pothuajse dyfishin e nivelit të asaj në SHBA, ndërkohë që inflacioni është shumë më poshtë e objektivi zyrtar dhe deflacioni është shndërruar në një rrezik të afërt.

Investitorët kanë mbajtur shënim: normat e interesit në Europë kanë rënë, teksa të ardhurat nga bonot gjermane janë vetëm 0.7%. Është ai lloj përqindjeje që dikur e lidhnim me deflacionin në Japoni, dhe tregjet po sinjalizojnë vërtetë se presin që Europa të përjetojë dekadën e saj të humbur.
Përse ka hyrë Europa në këto rrugë të errëta? Urtësia mbizotëruese mes politikëbërësve europianë është se jemi duke parë çmimin e papërgjegjshmërisë: Disa qeveri nuk kanë arritur të sillen me maturinë që kërkon një monedhë e përbashkët, duke zgjedhur të kënaqin dëshirat e votuesve të paorientuar si dhe të kapen pas doktrinave ekonomike të dështuara. Dhe nëse më pyesni mua (si dhe disa ekonomistë të tjerë që janë marrë shumë me këtë çështje) kjo analizë është në thelb e drejtë, përveçse për një gjë: Ata gabojnë identitetin e aktorëve të këqinj.
Sepse sjellja e keqe në qendër të fatkeqësisë me “xhirim të ngadaltë” që po i ndodh Europë nuk vjen nga Greqia, Italia apo Franca. Vjen nga Gjermania.
Nuk po mohoj që qeveria greke u soll keq përpara krizës, as edhe që Italia ka një problem të madh me rënien e produktivitetit. Por Greqia është një vend i vogël, problemet fiskalë të të cilit janë unikë, ndërkohë që problemet afatgjatë të Italisë nuk janë burimi i prirjes deflacioniste të Europës. Nëse përpiqeni të identifikoni shtetet, politikat e të cilëve kanë qenë shumë jashtë linje përpara krizës dhe që e kanë dëmtuar Europën që kur nisi kriza, dhe që refuzojnë të mësojnë nga eksperienca, gjithçka të çon tek Gjermania si aktori kryesor.
Mendoni sidomos krahasimin mes Gjermanisë dhe Francës.
Për Francën flitet keq në media, sidomos për humbjen e supozuar të konkurueshmërisë nga ana e saj. Zëra të tillë e ekzagjerojnë shumë realitetin; nga shumica e artikujve në media nuk e mëson kurrë që Franca ka në fakt një deficit tregtar shumë të vogël. Sërish, në atë masë sa të mendosh se ka një problem këtu, prej ku buron ai? A është gërryer konkurueshmëria e Francës, prej rritjes së madhe të kostove dhe çmimeve?
Jo, aspak. Që kur u fut në përdorim Euro në vitin 1999, deflatori i GDP francez (çmimi mesatar i mallrave dhe shërbimeve të prodhuar në Francë) është rritur me 1.7% në vit, ndërkohë që kostot për njësi pune janë rritur me 1.9% çdo vit. Të dy këto shifra janë në linjë me targetin e Bankës Qendrore Europiane dhe të ngjashme me atë që ndodhi në SHBA, Gjermania, nga ana tjetër, është shumë jashtë linje, teksa rritja e çmimeve dhe kostos për njësi pune ka qenë respektivisht 1 dhe 0.5%.
Dhe nuk është vetëm Franca, kostot e të cilës janë pikërisht aty ku duhet të jenë. Spanja pa rritje të kostove dhe çmimeve gjatë krizës së banesave, por në këtë pikë të gjithë tepritë janë eleminuar përgjatë viteve të papunësisë së lartë dhe frenimit të rritjes së pagave. Rritja e kostove në Itali ka qenë pak si shumë e lartë, por nuk është aspak aq jashtë linje sa Gjermania.
Me fjalë të tjera, në atë masë që ekziston një problem konkurueshmërie për Europën, ai është i shkaktuar kryesisht prej politikave të Gjermanisë, që praktikisht po eksportojnë deflacionin tek fqinjët e vet.
Po borxhi? A nuk po paguan Europa jogjermane çmimin për papërgjegjshmëritë fiskale të të kaluarës? Në fakt kjo është një histori vetëm për Greqinë dhe për askënd tjetër. Dhe është sidomos e gabuar për rastin e Francës, e cila nuk po përjeton aspak një krizë fiskale; Franca aktualisht mund të marrë hua afatgjata me norma interesi shumë të ulëta, që janë vetëm pak më shumë se sa ato për Gjermaninë.
Megjithatë, politikëbërësit europianë duken të vendosur të fajësojnë shtetet e gabuar dhe politikat e gabuara për telashet e tyre. E vërtetë, Komisioni Europian ka hartuar një plan për të stimuluar ekonominë përmes investimeve publikë – por shpenzimet publikë janë kaq të vegjël në krahasim me problemin, saqë plani duket pothuajse një shaka. Dhe ndërkohë, komisioni po paralajmëron Francën, e cila ka kostot më të ulëta të huamarrjes në historinë e saj, se mund të përballet me gjoba për shkak se nuk po ul mjaftueshëm deficitin buxhetor.
Po përse nuk zgjidhin problemin e inflacionit të pakët në Gjermani? Një politikë monetare shumë agresive mund të zgjidhë problemin (ndonëse nuk do vija bast), por zyrtarët gjermanë të politikës monetare paralajmërojnë kundër politikave të tilla.
Këtu jemi dëshmitarë të fuqisë së madhe shkatërruese të ideve të këqija. Nuk është i tëri faji i Gjermanisë – Gjermania është një aktor i madh në Europë, por ajo është në gjendje që të imponojë politika deflacioniste, vetëm sepse një pjesë e madhe e elitës europiane e ka “ngrënë” këtë narrativë false. E vetmja gjë që duhet të pyesim është se çfarë do ta sillte rikthimin e realitetit.

Previous Post

“Bomba” është në duart e popullit

Next Post

Partia e serbëve pranon të bisedojë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Partia e serbëve pranon të bisedojë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.