• Latest
  • Trending
  • All

Bollëku, ilaçi më i mirë kundër korrupsionit

06/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Bollëku, ilaçi më i mirë kundër korrupsionit

06/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Artur ZHEJI

Kam jetuar 11 vite në një vend që e konsideronte veten shumë të korruptuar, në shumë segmente të jetës së vet. Në Itali. Më kujtohet njëherë që nga viti 1994, në kohën e kulmit të famës dhe bëmave të Prokurorisë së Milanos, në kohën e Antonio Di Pietros dhe Saverio Borrelit, policia financiare kapi një funksionar të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë italiane. Një drejtor të licencimit të medikamenteve. Në kontrollin e imët që i bënë në shtëpi, atij i gjetën një sasi impresionuese parash në kesh, dhjetëra miliarda lireta, fshehur në çdo cep të apartamentit. Madje nga dy miliardë lira i gjetën të qepura brenda një kolltuku në dhomën e pritjes. Gazetari i famshëm Maurizio Costanzo, e bëri barcaletë këtë rast në emisionet e tij.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pati shumë vetëvrasje dhe shumë arrestime ato kohë. Sipërmarrës dhe politikanë besnikë, që parapëlqyen vetëvrasjen ndaj poshtërimit në burg. Njerëz nga të gjitha nivelet e politikës dhe të sipërmarrjes, të kryqëzuar nga fushata e famshme që u mbiquajt nga media: “Tanxhentopoli”, udhëhequr nga Prokuroria milaneze që mori nofkën “Duart e Pastra (Mani Pulite). Ish- kryeministri Bettino Craxi iku nga sytë këmbët në mërgim, ndërsa miku i tij, Silvio Berlusconi mbushi me partinë e re “Forza Italia” boshllëkun e lënë nga rrënimi i dy partive historike italiane, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokristiane. Dikush u riciklua, dikush jo. Ato vite Italia jetonte si në ethe dhe edicionet e lajmeve ishin të ngjashme me buletinet e luftës, nga arrestimet, vetëvrasjet dhe akuzat. Prokuroria e Milanos, që u pagëzua edhe si “prokuroria e xhybeve të kuqe”,  në emër të ligjit dhe të antikorrupsionit “nënshtroi” të gjithë jetën politike dhe psikologjike të atyre viteve.

Mirëpo “sekserët” u hodhën në veprim. Di Pietros së famshëm iu propozuan poste politike nga Silvio Berlusconi. Pas disa lëkundjesh, ai pranoi më vonë ofertën e kryeministrit teknokrat Prodi, për të drejtuar Ministrinë e majme të Punëve Publike dhe themeloi partinë e vet politike, Italia e Vlerave (l’Italia dei valori”).

Mirëpo në atë periudhë u ndez edhe një refleksion mbi krizën identitare të kapitalizmit italian dhe shoqërisë italiane. Më interesantët në këtë debat ishin skeptikët, të cilët nuk besonin tek aftësia e kapitalizmit për të korrigjuar vetveten, dhe aq më tepër tek aftësia e shtetit për të korrigjuar kapitalizmin. Ata mbronin tezën se kapitalizmi, duke patur në themelin e vet etjen për fitim dhe kompensimin e talentit sipërmarrës në maksimumin e mundshëm, nuk mundet njëkohësisht të ngrejë godina morale, kundër fitimit, në çdo formë që ajo paraqitet.

Qoftë ky si zarf, si evazion fiskal, si tender, si monopol, apo si diferencë e favorshme çmimi, të cilën dikush, në emër të një morali mund ta quajë edhe spekulim.

Mirëpo kapitalizmi mishëron hapur dhe pa retorikë e hipokrizi, egoizmin në formën e vet më të pastër dhe nuk ia ka ngenë diskutimeve morale. Sepse, thoshin asokohe skeptikët, kapitalizmi i duhet shoqërisë si një motor, si një turbinë që prodhon energji të pakufishme, si edhe është përgjithësisht e pakufishme energjia e prodhuar nga egoizmi njerëzor, kur bëhet fjala për të fituar.

E gjithë kjo panoramë, shumë më komplekse se kaq, m’u kujtua tek dëgjoja deklarimet më të fundit të kryeministrit Rama dhe të kësaj Kryqëzate morale mbarëkombëtare, që ai nënvizon se ka filluar dhe do të intensifikohet. Është simpatike të shohësh dhe të dëgjosh kryeministrin kur flet për këtë Kryqëzatë, si një spastrim radikal të administratës, si një “këputje duarsh” ndaj atyre që vjedhin popullin, apo të popullit që grabit vetveten duke grabitur energjinë, një qërim hesapesh me ata që abuzojnë, duke shfrytëzuar postin dhe detyrën shtetërore.

Porse çështja është si edhe dihet, shumë më e thellë se kaq.  Ndonëse kam shpesh prirjen naive që t’i gjendem në krah shpalosjes pozitiviste të vullneteve të tilla, me ekstrakt moral, për shëndoshjen e shoqërisë dhe për një rithemelim moral të saj, kam përshtypjen që diçka nuk shkon. Nuk shkon si lapsus, apo si mungesë parashikimi.

Së pari, sistemi luftohet dhe përmirësohet në mënyrë paralele, edhe nga jashtë edhe nga brenda. Thënë më shkoqur, të “këqijtë” nuk janë vetëm përballë apo në krah, nuk janë vetëm pd-istë apo lsi-stë, por janë të gjithë ata që shkelin rregullat, spekulojnë dhe përfitojnë në mënyrë të paligjshme, pa “dallim feje, krahine dhe ideje”. Dhe mbi të gjitha, pa dallim partie!

Së dyti, nëse Rama i mëshon vrullit radikal në një luftë të përshkallëzuar verbale, administrative dhe ligjore ndaj këtyre dukurive, dhe mirë bën, nëse bën ndonjë kapërcim nga radha, qoftë edhe një kapërcim apo përjashtim të vetëm, nga të tijët, krejt ngrehina moralizuese e Kryqëzatës për një Moral të Ri bie me rrokullimë zhgënjyese. Duke e deklasuar, një prirje kaq të fisme në pamje të parë, në një manovër të politike.

Në një manovër të pastër politike dhe populiste, që tendoset si pisqollë në kokën e kundërshtarit politik, të sotëm apo të nesërm dhe jo kundër dukurisë të së Keqes, për të cilën flitet sot me kaq pasion moral. Sepse, nëse ke nisur një Kryqëzatë të këtyre përmasave, askush nuk mund të harrohet, thjesht sepse është i së njëjtës skuadër.

Kryqëzatat morale kërkojnë fill më pas nismës së tyre sakrifica të mëdha, të cilat duhen përllogaritur mirë.  Përndryshe…

Gjithsesi, pa dashur të jem demoralizues ndaj kësaj nisme, e cila nuk mund të paragjykohet ende, ndjehem më rehat dhe më i “mbrojtur” logjikisht në radhët e skeptikëve, si të atyre kolegëve italianë që përmenda më lart.

Dhe me bindjen se, në sistemin që kemi zgjedhur të jetojmë, në Kapitalizëm pra, është vënia në punë e kapitalizmit, e pra e sipërmarrjes, me të gjitha defektet e egoizmit të panginjur dhe hera- herës të pamëshirshëm që ka. Vënia në punë e të gjitha turbinave dhe e të gjitha energjive që prodhojnë para, prodhojnë “padrejtësi”, por njëherazi edhe punë, edhe treg, edhe bollëk.

Kjo energji e mbush, madje e derdh arkën e shtetit, me më shumë para sesa regjimi i kursimeve, apo i ndëshkimeve shembullore ndaj abuzuesve. Sepse ky ndëshkim duhet të jetë, për të mos denatyruar sistemin ku jetojmë, një instrument dhe jo një Qëllim në vetvete.

Eksperienca botërore ka treguar dhe provuar që bollëku është armiku më i efektshëm i korrupsionit. Sepse statistikat thonë se korrupsioni ecën në përpjesëtim të zhdrejtë me zhvillimin dhe pasurinë e një vendi. Sa më të pasur shtetet, aq më i vogël korrupsioni.

Previous Post

Greket:“Maleve pa bukë e pa ujë, ne do të pimë vetëm gjak shqiptari”

Next Post

Sabri Godo, modeli që mungon

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Sabri Godo, modeli që mungon

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.