Një video e shpërndarë në rrjetet sociale shfaq ushtarë komando grekë që këndojnë plot urrejtje: “Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do të pimë vetëm gjak turku, gjak maqedonasi, arabi dhe shqiptari”. Kanë qenë vetë mediat greke që e kanë publikuar dhe komentuar të parat këtë video, të cilën e shoqëronin me komentet se tashmë bëhet e qartë se në Forcat Ushtarake greke janë krijuar vatra neonaziste, të cilat nxisin urrejtjen ndaj fqinjëve, veçanërisht atë me sfond fetar. Në fakt, për shumicën e shqiptarëve, video në fjalë është vetëm një përsëritje e një skandali jo shumë të hershëm, që mbushi faqet e të përditshmeve të tyre, ndërsa shiheshin trupa të rregullta ushtarësh grekë të këndonin e thërrisnin: “Me zorrët e shqiptarëve do të bëjmë litarë” etj. Videoskandali më i ri me trupat greke, ka ardhur pasi një video e forcave komando greke LOK, të cilat stërviten duke kënduar marshe ushtarake jo të zakonshme e jozyrtare, antishqiptare, por jo vetëm, po qarkullon tashmë sërish në “Youtube” e rrjetet tradicionale sociale, që nga 15 korriku i këtij viti. Këtë radhë, duket se është shtuar edhe gjeografia e ofendimeve e thirrjeve me një gjuhë urrejtje të palejueshme për trupa të rregullta ushtarake, anëtare të NATO-s. Sipas mediave greke e komenteve në rrjetet sociale, në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke”, “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi. ndërsa ofendojnë Turqinë. Duket se të paktën mediat greke e kanë parandier efektin e këtyre veprimeve ekstremiste, dhe kanë dhënë alarmin se, ashtu sikurse ndodhi edhe në 2010-n, në festën kombëtare të Greqisë, edhe këtë herë, kjo video mund të shkaktojë incidente diplomatike me vendet fqinje të Greqisë; Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë. Po ashtu, duke zbuluar biografinë e njësisë ushtarake, nën flamurin e së cilës rreshtohen e këndojnë marshet e tyre me gjuhë urrejtje, ushtarakët grekë në atë video, thuhet se Batalioni i Komandove LOK, i specializuar për terrene malore, është krijuar më 20 janar të vitit 1947 dhe ka qenë një ndër njësitë elitare në luftën civile që Greqia konsumoi në fund të viteve ‘40 të shekullit të shkuar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















