Sipas informatave jozyrtare, hetimi i dytë në lidhje me aksident ajror në të cilin në shkurt të vitit 2004 vdiqpresidenti Boris Trajkovski, tregoi se tetë persona që ishin në bord vdiqën nga shpërthimi – nga djegiet, si rezultat i zjarrit të fortë dhe nga asfiksi, shkruan e përditshmja maqedonase “Vest”.
Sipas gazetës, njërin nga të dy përgjegjësit për sigurimin e Trajkovskit, shpërthimi e hodhi jashtë avionit, e më pas vdiq për shkak të përplasjes në tokë, shkruan Shenja.
Omer Kuliç, kryetari i komisionit ndërkombëtar i cili dy vjet hetonte çfarë ndodhi para, gjatë dhe menjëherë pas fluturimit ogurzi, dje u ka dorëzuar një draft raport përfaqësuesve të Maqedonisë i cili do t’i prezantohet publikut pas 20 ditësh.















