Deputeti evropian Riçard Houit, në fjalimin e tij të fundit në rolin e raportuesit të deritanishëm për Maqedoninë në ParlamentinEvropian, foli më hapur se kurrë.
Houit shprehu shqetësimin e thellë për ri-ndezjen e ndonjë konflikti të ri në Maqedoni ndërsa nënvizoi dhe problemet kryesore që largojnë vendin nga anëtarësimi në BE.
“Cili është shqetësimi im më i madh? Unë jam i shqetësuar rreth bashkëjetesës në këtë shtet dhe besoj se duhet të mbetemi akoma vigjilent në parandalimin e ndonjë zhvillimi që mund të çojë në rikthimin e konfliktit…Historia e dallimevefetare është unike në këtë shtet. Megjithëse sfidat rreth dallimeve fetare prekin gjithë shtetet tona, jo diskriminimi në baza religjioze dhe besimi është vlerëthemelore e BE-së dhe pjesë e të drejtave themelore të njeriut në OKB. Angazhimi ndërkombëtar duhet t’ju ndihmojë të promovoni pajtimin e vërtetë dhe të përhershëm këtu”, tha Houit.
Raportuesi i Maqedonisë në Be në largim theksoi se politika nuk duhet të nxisë më konflikte etnike dhe fetare.
















