• Latest
  • Trending
  • All

Antikorrupsioni, Shqipëria ngjit gjashtë shkallë, mbetet në zonën e kuqe

04/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Antikorrupsioni, Shqipëria ngjit gjashtë shkallë, mbetet në zonën e kuqe

04/12/2014
in Aktualitet, Lajme

Shqipëria ka bërë disa hapa para në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin 2013, por që për fat të keq ky fenomen mbetet ende në nivele të larta. Raporti i “Transparency International”, për vitin 2014 e rendit vendit tonë gjashtë pozicione më lart krahasuar me raportin e një viti më parë, ku mes 175 vendeve, Shqipëria pozicionohet në vendin e 110. Duke iu referuar raportit të vitit të kaluar, i cili e evidentonte vendin tonë si një vend ku korrupsioni ishte më i lartë në sektorin publik, veçanërisht në sektorë të tillë si partitë politike, policia dhe sistemi gjyqësor, sektori publik mbetet sërish një shqetësim për vitin 2014, por që në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka bërë një progres në disa shqetësime, siç ishte kapja e shtetit, që sipas raportit të 2013-s pengonte çdo përpjekje të luftës kundër korrupsionit. Ekspertët e këtij raporti kanë vendosur si indikator të rëndësishëm për matjen e korrupsionit disa elemente, siç është dominimi i ryshfetit në sektorin publik, mungesa e ndëshkueshmërisë për rastet e korrupsionit dhe përgjigjja që u jepet nevojave publike nga institucionet shtetërore. Por, sipas raportit të 2013-s, ai e justifikonte Shqipërinë, pasi të gjitha vendet e botës u përballën me rrezikun e korrupsionit në çdo nivel qeverisjeje, që nga lëshimi i licencave e deri në zbatimin e efektit të ligjeve, pika këto që nuk janë përmendur në raportin për 2014. Teksa vitin e kaluar, “Transparency International” ka tërhequr vëmendjen dhe ka apeluar se në Shqipëri korrupsioni po shfaqej me një fizionomi të re që kishte gjetur një shtrat politik favorizues, për këtë vit TIA apelon për rritjen e përgjegjshmërisë së administratës publike, pavarësinë e institucioneve dhe hetimin e pakompromis të përgjegjësve të akteve korruptive. “Transparency International” u bën thirrje vendeve në krye të indeksit, ku korrupsioni në sektorin publik është i limituar, të ndalojnë favorizimin e tij duke bërë më shumë për të parandaluar pastrimin e parave dhe për të ndaluar kompanitë të fshehin korrupsionin. Ndërkohë që vendi ynë mbetet për të marrë shembull nga ato vende ku rezultatet e tyre përmirësohen si rezultat i qeverisjes së hapur, përmes së cilës qytetarët mund të kontrollojnë liderët e tyre, ndërsa një rezultat i dobët është tregues i dominimit të ryshfetit, mungesës së ndëshkueshmërisë për korrupsion dhe institucioneve publike që nuk u përgjigjen nevojave të qytetarëve. Ndërkohë që për vitin që lamë pas, karakteristikat e korrupsionit dhe ryshfetit kanë qenë pikërisht pothuajse në çdo sektorë, duke përfshirë sistemin e ri të pastrimit të parave, financimin e partive dhe fushatave nga para të pista dhe biznese të paligjshme, kapjen e shtetit nëpërmjet kontrollit të sistemit prokurimeve dhe privatizimeve, aksesin shtetëror në trafiqet e lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore, monopolet ekonomike në sektorët strategjikë të ekonomisë, paprekshmërinë dhe imunitetin e krijuar të zyrtarëve të lartë ndaj ligjit e sistemit të drejtësisë, si dhe moszbatimin e ligjit dhe mungesave të kulturës së ndëshkueshmërisë. Sipas raportit të këtij viti, Shqipëria renditet në të njëjtën radhë me Ekuadorin, Etiopinë dhe Malavinë, duke shënuar performancën më të dobët në rajonin e Europës Juglindore. Ndërkohë, për vitin 2013, Shqipëria përfshihej në të njëjtën vazo me Nepalin dhe Vietnamin. Indeksi global nxjerr Maqedoninë më mirë se të gjithë pjesën tjetër të rajonit, duke e spostuar në vendin e 64-t. Llogaritja e indeksit për Shqipërinë është realizuar nëpërmjet shtatë burimeve të dhënash nga institucione të pavarura si: Indeksi i Transformimit Bertelsmann (Fondacioni Bertelsmann), Njësia e Inteligjencës së Economist (Economist Intelligence Unit), Global Insight, Freedom House, Guida Ndërkombëtare e Riskut (International Country Risk Guide), Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum) dhe Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project).

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

 

Renditja 2013

Shqipëria në vend të 116, me 31 pikë

– Në Shqipëri korrupsioni po shfaqej me një fizionomi të re që kishte gjetur një shtrat politik favorizues.

– Korrupsioni ishte më i lartë në sektorin publik, veçanërisht në sektorë të tillë si partitë politike, policia dhe sistemi gjyqësor

 

Renditja në 2014

Shqipëria në vend të 110 me 33 pikë

– Qytetarët mund të kontrollojnë liderët e tyre. Një rezultat i dobët është tregues i dominimit të ryshfetit, mungesës së ndëshkueshmërisë për korrupsion dhe institucioneve publike që nuk u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

– Korrupsioni në sektorin publik është i limituar, të ndalohet favorizimin e tij duke bërë më shumë për të parandaluar pastrimin e parave dhe për të ndaluar kompanitë të fshehin korrupsionin.

Previous Post

Monumenti i demokracisë në Kavajë. Prezantohen 9 projektidetë

Next Post

Gjyqi për vjedhjen e bankës, grupi i parë me gjykim të shkurtuar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjyqi për vjedhjen e bankës, grupi i parë me gjykim të shkurtuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.