KOSOVË – Kreu i Policisë së Serbisë për veriun e Kosovës goditi me makinë një polic kosovar, gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Lajmi bëhet i ditur nga media kosovare “Koha Ditore”.
Incidenti ndodhi në fshatin Grabofc të Zveçanit, ku polici kosovar ishte duke kryer kontrollin rutinë të makinave në trafik.
Lajmi i incidentit është konfirmuar nga autoritetet e Policisë së Kosovës, por ata kanë mohuar të kenë dijeni mbi identitetin e personit që ka goditur me automjet policin.















