Gjyakta e Apelit për krimet e rënda ka marrë sot vendimin të kthejë për rigjykim të çështjes ndaj Dritan Dajtit. Vendimi i sotëm e ka shfuqizuar dënimin e dhënë nga krimet e rënda për të pandehurin Dajti.
Ai u akuza me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër ofricerëve të policisë në Durrës gjatë operacionit për kapjen e tij.
Apeli i krimeve të rënda ka vendosur rinisjen nga e para të procesit në gjykatën e shkallës së parë për shkak se janë konstatuar një sërë shkeljesh proceduriale.
Vendimi është shpallur nga Gjykata e Apelit për krimet e rënda pas formimit të trupës gjykuese që mori në shqyrtim apelimin që Dritan Dajti bëri kundër dënimit të dhënë ndaj tij në shkallë të parë në korrik të këtij viti.
Në ankimin e depozituar në Apel, Dajti kërkoi prishjen e vendimit dhe deklarimin e tij si të pafajshëm. Vendimi i fajësisë së Dajtit në shkallë të parë u shpall në 23 korrik të këtij viti.
Pas 280 seancave ai u deklarua fajtor për vrasjen në rrethana cilësuese të katër punonjësve të policisë.
Ata mbetën të vrarë gjatë operacionit policorë për arrestimin e Dajtit, në 7 gusht 2009. Ai ishte shpallur person në kërkim pas arratisjes së bujshme nga Gjyakta e aktit Tiranë ku rigjykohej për vrasjen e një biznesmeni ndërtimesh.
Çështja ndaj dritan Dajtit i kaloi të gjitha caqet e afateve të gjykimit. Për më shumë se 3 vjet seancat gjyqësore shtyheshin për shkak se i pandehuri refuzonte të mbrohej nga avokati.
















