Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot, plotësimin e vendit bosh të ish-deputetes Luiza Xhuvani në listën e deputetëve të Partisë Socialistë, pas dorëheqjes që ajo dha më 5 nëntor 2014. Pritet që Xhuvani të zëvendësohet me Mira Shehun, deputetja femër që pason listën e qarkut të Vlorës, për të ruajtur raportet gjinore. Në rast se Shehu nuk do ta pranojë mandatin, radha kalon tek kandidatja tjetër Neime Gjika, e 13-a në listë.
Mira Shehu, e lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar në 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike te UPT. Ne vitin 2003 ka perfunduar Shkollën Pas Universitare UPT. Në vitin 2007 merr Gradën Shkencore ”Doktor i Shkencave” dhe në vitin 2009 merre Titullin akademik Profesore e Associuar.
DEPUTETET E PS, QARKU VLORE:
1. Edi Rama
2. Valentina Leskaj
3. Koço Kokëdhima
4. Luiza Xhuvani
5. Fatmir Toçi
6. Andrea Marto
7. Edmond Leka
8. Shuaip Beqiri
9. Mira Shehu
10. Sheme Lulo
11. Sokol Bana
12. Genci Kojdheli
13. Neime Gjika
14. Noreta Kalcuni
15. Ines Stasa
Luiza Xhuvani ishte deputete e zonës së Sarandës. Ajo dha dorëheqjen për shkak të katër vrasjeve që kreu djali i saj, Kostandin Xhuvani, në një lokal nate në rrugën e Elbasanit më 5 nëntor.
Nga ana tjetër, KQZ-ja sot do të marrë vendim edhe për shqyrtimin e kërkesës së nje grupi nismëtaresh për zhvillimin e një referendumi vendor në Bashkinë Rubik”
















