• Latest
  • Trending
  • All

Ne, si e keqja e vetes sonë

30/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 10 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ne, si e keqja e vetes sonë

30/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Teuta Nunaj

Ka qenë viti 1999, kur me dëshirën e sinqertë për të mirën e vendit tim, parashtrova pyetjen se kur do të bashkohej kombi shqiptar dhe përgjigjja që mora, ishte vështirësisht e konceptueshme para 15 vjetësh, por e pranueshme dhe lehtësisht e kuptueshme sot: “Bashkimi do të ndodhë në BE”, atje ku kufijtë humbasin vlerën, që perceptojmë ne sot. Përpos të gjitha gjërave pozitive, që ne shqiptarët bëjmë për vendin tonë, të cilat merren edhe me rezerva, përpos të gjithë patriotizmit që shfaqëm me qëndrime dhe reagime postBeograd, sërisht ka një shumësi gjërash, që shqiptarët nuk i bëjnë në dobi të vendit. E thënë në këtë mënyrë, mund të godasë, por nëse pranojmë se e vërteta “vret”, atëherë ta pranojmë dhe të vërtetën reale dhe nëse nuk e duam, le ta ndryshojmë. Le t’i marrim me radhë, vetëm qëndrimet e partive politike shqiptare, në të gjitha trevat autoktone shqipfolëse. Në Shqipëri janë mbi 100 parti politike të regjistruara, por vetëm 12 prej tyre financohen nga taksat e shqiptarëve. Ne kemi një opozitë parlamentare inekzistente, ushtare e vendimeve arbitrare dhe e pafuqishme të ushtrojë detyrat që ligji ia ngarkon. Ndërkohë që në demokraci, opozita duhet të shërbejë si oponencë për shumicën qeverisë, te ne ajo është kthyer në shtojcë reagimesh pa kuptim dhe dobishmëri publike. Kthejmë pak kokën nga Lindja dhe shkojmë në Kosovë. Vetëm pas 6 vjetësh pavarësi, ku institucionet ende nuk kanë themele të forta dhe konstituimi është një proces në vijueshmëri, vendit iu deshën 6 muaj për të formuar qeveri.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

E gjitha kjo, se njëri politikan nuk e lëshon karrigen e tij dhe tjetri. Kur BE-ja dhe SHBA-të financojnë ende ndërtimin e institucioneve të shtetit më të ri në Evropë, drejtuesit aktualë politik vijojnë të përdorin të shkuarën e tyre në luftën çlirimtare të Kosovës si CV për marrje dhe ruajtje pushteti. Ulim shikimin në Maqedoni, ku kemi dy forca politike, që nuk rreshtin së sulmuari njëra-tjetrën dhe ku nuk ngurojnë të përdorin trupërisht mes tyre forcën fizike edhe në parlament. Kemi një parti që është rrënjosur në pushtet, që për të rritur jetëgjatësinë e saj politike në sundim të shqiptarëve, bën kompromis me fatet e tyre, nuk mbron të drejtat kushtetuese që ligji garanton për shqiptarët (rasti i gjuhës shqipe) dhe shkon pranë tyre, vetëm kur u duhet vota për zgjedhje. Njëkohësisht, shihet indiferenca e tyre edhe si mospërkrahje ndaj reagimeve të qytetarëve, të cilat i përdorin si mjete për të sulmuar njëri-tjetrin, apo si garë prezantimi mes “intelektualësh” dhe nuk përfshihen, që të bashkëpunojnë për të sjellë vetëm një zë unik shqiptar, që punon ndershmërisht për të mirë të popullit që i ka zgjedhur. Kështu demonstrojnë mënyrën arkaike të të vepruarit dhe primitivizmin në drejtim, duke pretenduar se punojnë “drejtë”, por që në të vërtetë po bëhen çdo ditë edhe më shumë individë snobistë dhe të papranueshëm. Ngremë sytë drejt veriut, në Mal të Zi, ku shqiptarët zënë rreth 5% të popullsisë (sipas regjistrimit të vitit 2011) dhe janë rreth 8 forca politike që veprojnë ndër ta, ku për çdo qytet shqiptar i bie të ketë përafrisht nga dy parti politike, aq sa kjo ndarje ka rrezikuar dhe drejtimin e komunave shqiptare (rasti i Ulqinit). Protestat e shqiptarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre nuk gjejnë përkrahjen e të gjitha forcave politike, të cilat nuk veprojnë në unison. Politikanët shqiptarë në këtë vend janë mjaftuar me përcjelljen në institucione ligjvënëse dhe ligjzbatuese të kërkesave të tyre, por nuk kanë bërë përpjekje dhe punë të mjaftueshme për të korrur rezultatet e duhura për bashkëqytetarët e tyre, në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave. Siç duket, fragmentizimin politik e kemi në gjen, ku më shumë kemi gjeneralë se ushtarë dhe për këtë fajin nuk na e ka Evropa e vjetër, por vetë ne. Për sa kohë ne do të jemi të ndarë, pa ide, vizion dhe premisa dialogu, tokat autoktone shqiptare do të vazhdojnë të lëngojnë; për sa kohë privatja do mbizotërojë mbi publiken, personalja mbi të përbashkëtën, pragmatizmi mbi objektivizmin, politika shqiptare nën vellon e evropianizit, do të vijojë të jetë e ndryshkur dhe pa mundësi pastrimi; për sa kohë nuk do të ketë tendencë për ndryshime të vërteta, kjo situatë do të vijojë të mbetet e fjetur, pa kokë, pa zgjidhje dhe pa të ardhme si mbrojtëse e të drejtave të shoqërisë shqiptare në tërësi. Kjo është një politikë që mbetet e vjetër në një mijëvjeçar të ri, që sjell zhgënjim më shumë se shpresë; mosbesim më shumë se siguri; indiferentizëm për të përgjithshmen më shumë se angazhim për të përbashkëtën; konflikt më shumë se dialog dhe kjo ndodh, sepse mungon vullneti për të vënë interesin e përgjithshëm të njerëzve dhe kombit, përpara interesit të ngushtë individual.

Por a ka njerëz të mirë që punojnë me dashuri të sinqertë për vendin? Sigurisht që ka dhe do të reshten të jenë edhe në të ardhmen. Por deri më tash, e mira e tyre është lënë në përkrahje të pamjaftueshme dhe nuk po mundet ende të mbizotërojë mbi këtë terren makutërie, që po na dëmton të gjithëve.

Previous Post

Adhuroni pa frikë në Kishat e juaja!

Next Post

Metafizika e festave kombëtare dhe vdekja në shpirt

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Metafizika e festave kombëtare dhe vdekja në shpirt

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.