Pezullimi i vaksinës kundër gripit, “Fluad” të prodhuesit farmaceutik “Novartis” në Itali, pasi 12 persona gjetën vdekjen pas përdorimit të saj, ka nxitur ministrinë shqiptare të Shëndetësisë të njoftojë se zyrtarisht kjo vaksinë nuk është importuar në Shqipëri.
Aktualisht, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) ka autorizuar importin e shtameve të tre vaksinave të mëposhtme:
1. Vaxigrip – prodhim i Sanofi Pasteur, importuar nga Imifarma;
2. Fluarix – prodhim i GSK, importuar nga Rejsi Farma dhe Avicena;
3. Influvac – prodhim i Abbott, importuar nga Fufarma, Deltapharma-al dhe Megaparm.
Gjithsesi, fakt është se në farmacitë shqiptare qarkullojnë edhe shumë barna jashtë listave zyrtare të MSH duke u shitur pa pullën shtetërore.
OBSH rekomandon si më poshtë për përbërjen e viruseve të Gripit në vaksinat që do të përdoren në hemisferën veriore në sezonin e Gripit 2014-2015:
– A/California/7/2009 (H1N1)pdm09-like virus
– A/Texas/50/2012 (H3N2)-like virus;
– B/Massachusetts/2/2012-like virus
– See more at: http://www.noa.al/artikull/msh-zyrtarisht-vaksina-vrasese-fluad-nuk-shitet-ne-shqiperi/455348.html#sthash.ZWcd7ZaR.dpuf















