Prishtina ka filluar të zbukurohet me ngjyrat kuq e zi. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me flamurin e shqiponjën kombëtare.
Por, në disa pjesë të qytetit ende nuk kanë përfunduar përgatitjet për t’i dhënë Prishtinës pamjen kuq e zi. Flamujt janë ende duke u vendosur.
E në dyqane tashmë e gjen flamurin kombëtar për ta blerë. Madje edhe në disa pjesë të rrugës, ani pse është ftohtë shitësit kanë dalur të ofrojnë flamuj.
28 nëntori për shqiptarët tashmë ka domethënien e tre ngjarjeve të rëndësishme. Shpalljes së pavarësisë se Shqipërisë me 28 nëntor 1912, dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997 dhe ditëlindja e komandantitAdem Jashari.
Për nderë të festave të nëntorit, dita e nesërme pritet të jetë me organizime të ndryshme.
Sektori i historisë në Muzeun e Kosovës, për festat e nëntorit, do të bëjë hapjen e ekspozitës historike “Qëndresa Heroike e Jasharajve për Liri” – Rast Unik në Historinë Botërore, ekspozitë kjo e cila do të përfshijë mbi 100 eksponate të familjes Jashari.
Më tutje,do të mbahen koncerte për fëmijë e të rritur, aktivitete të ndryshme si dhe panairi “Blej Shqip”, janë disa nga aktivitet që Komuna e Prishtinës ka organizuar për nderë të Festës së Flamurit.
Sheshi i Prishtinës do të jetë në dispozion deri pas mesnate për aktivitete të ndryshme.















