Numri i shkollave të mesme të larta publike në vitin 2013/2014 ishte 131 me gjithsej 3,472 paralele.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë publik në vitin shkollor 2013/2014 ishte 100,437, prej tyre 46,796 (ose 46,6%) femra; ndërsa, 53,641 (ose 53,4%) meshkuj.
Kështu thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për “Statistikat e Arsimit të Mesëm të Lartë 2013/2014” .
Numri më i madh i nxënësve ishte në shkollat profesionale 55,800 (ose 55,6%), ndërsa në gjimnaze ishte 44,637 (ose 44,4%).
Numri më i madh i nxënësve që kanë braktisur shkollën është regjistruar në shkollat profesionale me gjithsej 2,131, ndërsa në gjimnaz ishte 384.
Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në arsimin e mesëm të lartë publik ishte 6,023, prej tyre 2,330 (ose 38,7%) femra, ndërsa 3,693 (ose 61,3%) meshkuj.
Numri i shkollave të mesme të larta private 2013/2014 ishte 15, me gjithsej 140 paralele. Numri i nxënësve ishte 2,601, prej tyre 1,069 (ose 41,1 %) femra; ndërsa, 1,532 (ose 58,9%) meshkuj.
Numri i mësimdhënësve në shkollat e mesme të larta private 2013/2014 ishte 351, prej tyre 164 (ose 46,7%) femra, ndërsa 187 (ose 53,3%) meshkuj.
Ky publikim ofron të dhëna për arsimin e mesëm të lartë publik dhe privat, të dhëna për numrin e shkollave të mesme publike dhe private, numrin e paraleleve, numrin e nxënësve sipas gjinisë, përkatësisë etnike dhe sipas moshës, numrin e mësimdhënësve sipas gjinisë, përgatitjes arsimore etj.
















