• Latest
  • Trending
  • All

Nishani:Mazhoranca të distancohet nga figura e dikatoritkritika/Opozita duhet në Kuvend

26/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nishani:Mazhoranca të distancohet nga figura e dikatoritkritika/Opozita duhet në Kuvend

26/11/2014
in Aktualitet, Lajme

Nuk ka dy Enver Hoxha, por një të vetëm. Kështu e nis analizimin e figurës së ish-diktatorit Hoxha, Presidenti Bujar Nishani.

Duke ju referuar festimeve të 70-vjetorit të çlirimit, Nishani deklaroi në Tonight Ilva Tare, se çdo përpjekje për të pudrosur apo orientuar në kanale të tjera egërsinë e diktaturës është e papranueshme jo vetëm për mazhorancën, por edhe për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pjesë nga intervista

Do ta filloja me atmosferën festive, si i keni përjetuar ju si President i Republikës aktivitetet përkujtimore për 70-vjetorin që janë mbajtur në mbarë vendin, ka pasur kritika dhe kundërshti sidomos për daljen në skenë të Enver Hoxhës?

Çështja kryesore për të cilën të gjithë ne duhet të ndihemi krenarë dhe duhet të ndjejmë respekt ka të bëjë me faktin e angazhimit dhe rreshtimit të Shqipërisë në anën e aleatëve antifashistë. Ka qenë një reagim i menjëhershëm që në ditët e para të pushtimit fashist të Shqipërisë. Shqiptarët e kanë në traditën historike që kurrë nuk i janë nënshtruar pushtimit. Çështja e Luftës Antifashiste është një pjesë e rëndësishme e historisë, më pas ka pasur për fat të keq një ideoligjizim të këtij angazhimi të shqiptarëve për efekte terësisht të marrjes së pushtetit nga ana e ish-komunistëve. Akoma më tej pas luftës, sakrificat e shqiptarëve qoftë të atyre nacionalistë apo komunistë jo vetëm nuk sollën në Shqipëri jetësimin e atyre idealeve për të cilën u ngritën shqiptarët, por u manipulua, ideoligjizua dhe u shfrytëzua për të kamufluar një nga diktaturat më të egra. Të gjithë ata që sakrifikuan në Luftën Antifashiste për të luftuar okupatorin dhe nuk ju nënshtruan ideologjisë fashiste dhe naziste meritojnë gjithmonë respektin dhe nderimin e shqiptarëve.

Debati qëndron në figurën e Enver Hoxhës. Ka një pjesë që e mbron rolin e tij gjatë luftës por më pas mendojnë se duhet parë vetëm periudha diktatoriale. Në një lloj mënyrë dy Enver Hoxha, ju si e mendoni si vlerësim?

Nuk mendoj se ka dy Enver Hoxha. Ka një dhe vetëm një. Përmbajtja , portreti dhe memoria e një diktatori çnjerëzor veprimtaria e të cilit gjatë luftës duhet parë me realizëm. Edhe vetë ideologjia komuniste e ka pranuar se Shqipëria ka pasur një luftë guerile që është transformuar më pas. Nuk ka asnjë fakt shkencor që të ketë provuar se ka pasur një organizim të mirëfilltë.

Si President i Republikës kur keni parë dhe deputetë të mazhorancës që me shallin e kuq të veteranëve janë paraqitur, apo Ministra që janë përkulur para Enver Hoxhës si e keni pritur?

Ne jemi të orintuar kah Perëndimit. Nuk ka asnjë shembull të tillë ndër këto vende të modelit sovjet, nëse këto reminishenca kanë mbetur në Shqipëri janë anormale, por janë dhe provokative në raste të caktuara. Veçanërisht shfaqja e fotos së diktatorit është provokim.

A mban përgjegjësi mazhoranca e sotme për këtë që ju po e quani provokim?

Nuk dua të bëj gjykatësin e mazhorancës në aspektin politik, por më së shumti si qytetar i vendit dhe politikan pse jo do kërkoja që mazhoranca të deklaronte publikisht distancimin nga figura e diktatorit dhe të dënonte ashpërsisht krimet e bëra nga diktatura ku dikatori padiskutim ka pasur rolin kryesor.Çdo tentativë për ta minimizuar, për ta pudrosur apo orientuar në kanale të tjera egërsinë e diktaturës, pasoja që në shumë drejtime i vuajmë edhe sot është e papranueshme jo vetëm për mazhorancën, por edhe për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

Zoti.President të shtunën është hapur nga kryeministri Rama një bunker-antiatomik për të cilin shqiptarët nuk kishin dëgjuar më herët. Ka një tentativë për ta kthyer në atraksion turizmi historinë diktatoriale të Shqipërisë.Ju si e keni parë?

Unë e njoh mirë atë vend dhe për shkak të detyrave që kam pasur në të shkuarën në Ministrinë e Mbrojtjes. Është një produkt i propagandës frenetike të regjimit të shkuar. Nuk ka pasur efekt për të mbrojtur qytetarët e thjeshtë. Ka qenë një tregues i forcës e cila ishte bosh, të regjimit dhe sistemit. Kemi shumë nevojë të memorizojmë krimet e komunizmit për shkak të pasojave që sollën për gjenerata të tëra. Do kisha preferuar që memorizimi i këtyre krimeve dhe pasojave të ishte pjesë e angazhimit dhe investimeve që bëhen nga çdo qeveri që merr pushtetin. Do mirëprisja shumë nëse kjo memorie historike e këtyre krimeve monstruoze të dikaturës do të orientohej nëpërmjet adresimit të kampeve famëkeqe në burgun e Spaçit, Burrelit, Lushnjës apo Tepelenës ku kanë humbur jetë njerëzish, janë trajtuar njerëzit në standardet e skllevërve të shekujve të kaluar. Kjo do të ishte më dinjitoze për shtetin, qeverinë dhe gjithë ne si shoqëri. Shfaqja e fotove të dikatorit është përsëri një provokim i panevojshëm edhe në ato ambjente.

Pse nuk kanë qenë kështu të vendosura më përpara, ju i keni parë këto bunkere më herët?

Unë i kam parë në fillim të viteve ’92-93 ku sapo ishte përmbysur sistemi dikatorial dhe natyrisht pamja e sotme është shumë ndryshe nga çfarë ka qenë në atë kohë. Një bunker, me pajisje ushtarake. Kjo është një ekspozitë që besoj se është e panevojshme. Dhoma ka ekzistuar po pajisjet nuk më duken. Po s’ka rëndësi. Jam për memorizimin e krimeve dhe pasojave të krimeve të komunizmit. Me qëndrim zyrtar ndaj figurës së Enver Hoxhës. Ndoshta dhe për shkak të shqetësimeve të kohëve të fundit, ndër njerëzit e thjeshtë janë shumë më të mëdha edhe seç i interpretojmë ne politikanët. Është koha që Kuvendi të miratojë një ligj për të ndaluar shfaqen e diktatorit në ambjente publike dhe ambjente të hapura. Unë do ta mbështesja pa diskutim.

Ka një iniciativë të deklaruar ndër vite për ligjin e lustracionit, hapjen e dosjeve, jeni dakord dhe deri në çfarë niveli duhet shtrirë?

Jemi të vonuar. Ky nuk është një proçes që duhet të konsiderohet si revansh apo hakmarrje apo fokusim i individëve të caktuar, por i frymës, ideologjisë dhe modelit. Hapja e dosjeve duhet të bëhet sa më parë dhe përtej tyre Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë tani për një ligj lustracioni që duhet të shkojë shumë thellë. Jo në marxhinalizimin e individëve, por hetimin e asaj ideologjie të tmerrshme dhe pasojave të saj. Madje edhe hetimit të pasurive të ish-zyrtarëve të regjimit të kohës që nuk janë verifikuar asnjëherë për pasuritë e shtetit, të cilët nuk janë bërë transparente se ku kanë vajtur dhe a janë ende në duart e njerëzve të caktuar këto pasuri.

Në klimën politike që kemi aktualisht a është momenti, a mund të bëhet kjo duke shmangur ndonjë përdorim të dosjes së dikujt edhe për presion politik?

Kushdo që nuk ka asnjë përfshirje në ofrimin e akteve të egra të nxitura nga ideologjia e kohës dhe urrejtja ndaj tjetrit nuk ka pse trembet. Ka standarde europiane edhe për ligjin e lustracionit. Mund të shkojmë në Gjermani fare mirë, Poloni, Rumani.

A mendoni se mban përgjegjësi dhe PD për kohën që ka pasur pushtetin dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë?

Unë nuk dua të eksludoj askënd. Për sa kohë klasa politike ka pasur mundësi për të marrë vendime, pavarësishjt se ka pasur iniciativa në të shkuarën, janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Gjithsesi është përgjegjësi e klasës politike për ta rimarrë këtë çështje, është në nderin në radhë të parë të respektit të vuajtjeve që janë kryer dhe krijimin e një kulture që duke reflektuar çka ka ndodhur të mos lejojmë asnjë formë të sjelljes ideologjike në një shoqëri që duhet të jetë e hapur, e lirë dhe demokratike.

Për ta mbyllur pjesën e 70-vjetorit dhe festimeve të 102 vjetorit të pavarësisë, ju si President do të festoni 29 nëntorin?

Unë do të festoj të dyja festat që janë në ligjin shqiptar.28 nëntorin. Do jenë disa aktivitete nga komisioni qeveriar dhe nga unë si President. Do jetë një Kuvendim shkencor në Krujë, aty ka nisur në fakt era e mëvetësisë, Arbërisë në kohën e Gjergj Katriotit Skëndërbeu. Do ketë dhe aktivitete të tjera tradicionale për shkak të 28 nëntorit.

Këto debatet e 28-29 nëntorit si ju duken, që politika nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët ti festojë bashkë?

Do të ishte mirë të kishim një produkt vërtet dokumentar dhe faktmbledhës dhe prezantues nga historianë që janë të çliruar nga afilacione ideologjike dhe politike. Është krejt me sens që ne të shkojmë drejt atij orientimi, Europës. Ka një ditë të antifashizimit në Europë që është 9 maji, po unë do të respektoj dhe 29 nëntorin që është në ligjin shqiptar si dita e çlirimit të Shqipërisë.

Previous Post

Prishtinë, përfliten emra të rinj në përbërje të kabinetit Mustafa

Next Post

Kushtetuesja rrëzon ankesën e Bashës për lejet e ndërtimit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kushtetuesja rrëzon ankesën e Bashës për lejet e ndërtimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.