“Testimi ekstern ka për synim shkatërrimin e autonomisë së universiteteve, duke i dëbuar profesorët që nuk mund t’i kontrollojë partia”, kështu vlerëson publicisti dhe historiani Arben Llalla.
Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij të facebook-ut.
Pas testimit ekstern për studentët fshihet projekti për të shkatërruar universitetet, e thënë qartë. Pas dy testimeve ministria e arsimit do ti pushojë nga puna të gjithë ata prof.dr. të merituar që nuk i kontrollon partia dhe do ti zëvendësojë me injorantë të tipit Abdylaqim.
Studentët që protestojnë nuk dalim për vetveten, por për të mbrojtur edhe profesorët e ditur që injoranca po bënë çdo gjë për ti pushuar nga puna.















