Një muze zviceran ka vendosur të pranojë trashëgimin e thesarit spektakolar gjerman me më tepër se 1 mijë vepra artistike të mbledhura gjatë periudhës naziste. Presidenti i muzeut Kunst në Bernë, Christoph Schaeublin, u tha sot gazetarëve në Berlin, se muzeu do të punojë për të siguruar se do të kthehet çdo vepër artistike e vjedhur nga nazistët prej pronarëve hebrenj. Në mesin e qindra veprave të zbuluara rastësisht në një banesë në Munih të Gjermanisë në vitin 2012, përfshihen edhe pikturat me vlerë të madhe të autorëve Picasso, Monet, Chagall, e të tjerë. Pronari i banesës ku janë gjetur pikturat, Conrnelius Gurlitt, ka vdekur në muajin maj 2014. Ai ishte djali i një shitësi të veprave artistike, i cili kishte marrë detyrë nga Hitleri për t’i plaçkitur veprat artistike nga muzetë dhe pronarët hebrenj, shumica prej të cilëve ishin vrarë në dhomat me gaz helmues. Personi Gurlitt e kishte arritur një marrëveshje me qeverinë gjermane, para vdekjes së tij, për të ndihmuar në gjetjen e pronarëve të vërtetë të veprave, por raportohet se në testamentin e tij kishte insistuar që koleksioni artistik të dërgohej në muzeun zviceran. Megjithatë, para se të ndërmerret ndonjë veprim lidhur me këto vepra artistike, duhet të zgjidhjet një kërkesë gjyqësore e paraqitur nga një kushëri i të ndjerit Gurlitt.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















