Prokurori i Vlorës, Dorian Tafili, i cili pesë ditë më parë u vu në shënjestër pasi iu vodh makina, gjatë kohës që e kishte djali i tij, shprehet se i njeh autorët e krimit. “E di kush ma ka vënë tritolin në makinë dhe kush ma grabiti makinën. Më mirë të vdes se sa të përulem para krimit. Ky grup kriminal ka mbështetje të fortë politike dhe në drejtësi janë kriminelet e rilindjes”, shprehet Tafili, për “GSH”. Ai thotë se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që në 23 qershor të vitit të kaluar, ditën e zgjedhjeve, i hodhi në erë makinën në qytetin bregdetar. Në atë kohë Tafili mbante postin e kryeprokurorit të Vlorës. Në vijim Tafili shton se, ky grup kriminal i ka kërkuar disa herë që të bëhet pjesë e marrëveshjeve të tyre, por ai nuk ka pranuar. Ish- kryeprokurori i Vlorës ngre edhe më shumë dyshime kur shprehet se ky grup kriminal ka vendosur edhe eksplozivin në banesën e përfaqësuesit të PD-së, Ardian Kollozi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















