Në kuadër të festave të nëntorit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të vizitojë gjatë ditës së sotme Gjilanin.
Mësohet se Meta në orën 11:30, do të pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërsa në orën 12:00, do të takojë edhe përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”.
Pas këtij takimi, Meta do të ketë një konferencë për media në zyrën e kryetarit Haziri, ndërsa pas kësaj ai, do të vizitojë edhe gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”.
Kreu i Kuvendit nuk do mungojë as në Akademinë, e cila është organizuar me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do filloj në orën 13:00.
















