Tre të rinj janë mbytur në luminDanub ditën e shtunë në një aksident të ndodhur në Beograd, kur makina e tipit BMW me gjashtë pasagjerë u zhyt në ujërat e lumit.
Fatkeqësia rrugore ka ndodhur rreth orës 03.43 minuta në afërsi të një restoranti dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur shoferi vetëm 19-vjeçar, një vajzë 18-vjeçare dhe një djalë 20-vjeç, biri i një gaqzetareje të njohur në shtetin serb Olja Beqkoviç, raporton Blic.
Mësohet se 20-vjeçari është gjetur në bagazh të makinës dhe se ka luftuar për jetën i mbyllur në atë garazh.
Arsyeja e aksidentit ka qenë se shoferi ka qenë në gjendje të dehur.















