Selver JASHARI
Njeriu kur përcjell urrejtjen dhe nënçmimin që disa persona fare lirshëm e shprehim ndaj ish-UÇK-së nëpër emisione televizive, por dhe media tjera, fitohet përshtypja se fajin kryesorë për gjithçka e kanë veteranët, invalidët dhe dëshmorët e UÇK-së që dikur me armë e luftonin pushtuesin. Shumica e mediumeve mezi po presin të ndodhë diçka që të fillojnë fushatë kundër të gjithë atyre që dikur “guxuan“ të ishin pjesëtarë të UÇK-së, por dhe kundër familjeve të tyre.
Në çdo shtet normal respektohen maksimalisht të gjithë ata që në momente të caktuara kontribuojnë por dhe flijohen për lirinë e Atdheut. Kuptohet që në shtete të organizuara mirë respekti është edhe më i madh sepse me ligj përcaktohen benefitet për çdo ushtarë, invalid të luftës ose dëshmorë.
Sot në Kosovë, njerëzit e sojit të Rrahman Morinës, të favorizuar nga shumë qendra antishqiptare, po bëjnë çmos që t’i pamundësojnë benefitet që kanë fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të ish UÇK-së gjatë regjistrimit në Universitetin e Prishtinës.
“Çfarë ju kemi borxh dhe deri kur do tolerohen që të favorizohen këto kategori (banda) që dolën nga lufta? Përse nuk janë të barabartë me fëmijët tanë gjatë regjistrimit?”- talleshin dhe hajshin m.. mbrëm disa ‘analistë’ politik gjatë një emisioni televizivë.
Është fare e lehtë që ju anal-ista të kompleksuar por edhe ata tjerët si ju, ta kuptoni përse fëmijët tuaj asnjëherë nuk do jenë të barabartë me fëmijët e dëshmorëve, sepse fëmijët tuaj kishin baballarë frikacak që pranonin gjithçka pos të ballafaqohen me armikun. Ata kishin baballarë që ndiheshin më të sigurt nën policinë serbe sesa të bëhen pjesë e rezistencës së armatosur në njësitë e UÇK-së. Fëmijët tuaj u rritën duke mos vuajtur për asgjë, të ledhatuar nga prindërit çdo moment, të shëtitur gjithandej nëpër botë, derisa familjet e anëtarëve të UÇK- së masakroheshin barbarisht nga pushtuesi me të cilin ju shpeshherë bashkëpunonit. Ju dhe familjet tuaja rrezitnit prapanicat plazheve të botës, derisa fëmijët e dëshmorëve vdisnin nga uria dhe tmerri.
Ju ndoshta jeni shumë në numër, keni mjaft përkrahës në rrugën tuaj, por do ishte mirë ta ndalnit turrin kundër të gjithë asaj që simbolizon UÇK sepse e keni te humbur luftën ashtu siç e humbi edhe pushtuesi dikur, nëse e cilësonit si të tillë.
P.S. Të pranohesh në fakultet pa provim pranues, në asnjë mënyrë nuk do të thotë ta përfundosh fakultetin pa dhënë provime.
















