Fituesit e dy konkurseve ndërkombëtare, ajo për “Vijën Bregdetare të Jugut” dhe për “Korridorin Ekonomik Tiranë – Durrës”, janë përzgjedhur ditën e djeshme.
Fituesit u shpallën duke u bazuar në kriteret: e krijimtarisë, faktorit të lartë të zbatueshmërisë, lidhja dhe impakti i propozimit me kontesktin dhe raporti kosto-impakt.
Për projektin e “Vijës Bregdetare të Jugut”, fitues u shpallën:
Loti 1 – Sarandë
OPENFABRIC – Holandë,
CITYFORSTER- Holandë,
PolyLester – Holandë,
Symbiotica – Shqipëri.
Loti 2 – Himara
BUREAU BAS SMETS – Belgjikë
VADIM VOSTER – Belgjikë
TRANSSOLAR – Belgjikë
ERIK DE WAELE – Belgjikë
SON Engineering & Construction – Shqipëri
Loti 3 – Orikum
ATENA Studio – Itali
Atelier 4 – Shqipëri
Fitues për projektin “Korridori Ekonomk Tiranë – Durrës” u shpallën:
Loti 1 – Tirana
PioveneFabi – Itali
Yelloë Office – Itali
Stefano Graziani – Itali
ArchiSpace – Shqipëri
Vladimir Myrtezai – Shqipëri
Loti 2 – Vorë
Dogma Studio – Itali + Belgjikë
Andrea Branzi – Itali
B&L – Shqipëri
Loti – 3 Durrës
L’AUC – Francë
DEA Studio – Albania
Për përzgjedhjen e fituesit e projektit të “Vijës Bregedate të Jugut” dhe fshatrave autoktone Juria përbëhej nga: ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglnatina Gjermeni, Sasa Randic, Jonida Turani, Peter Herrle, Freek Persyn, Johan Anrys dh Artan Shkreli.
Ndërsa për përzgjedhjen e fituesit të projektit “Korridorit Ekonomik Tirane-Durrës” Juria përbëhej nga: Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Sotira Kornaroporulou, Andreas Ruby, George Brugmans, Xaveer de Geyter dhe Tytymce.
Konkurset për “Vijën Bregdetare të Jugut” dhe “Korridorin Ekonomik Tiranë – Durrës” u lancuan në fillim të muajit Tetor nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania.
Më shumë se 30 konsorciume të kompozuara nga studio arkitekture, planifikimi, pejsazhi dhe arti, vendase dhe të huaja, shprehën interesin për të marrë pjesë.
















