Edhe pse dihet tashmë që pronarët e truallit nuk bien dakort me çmimin e shpronësimit, qeveria ka miratuar vendimin për të nisur procedurat për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Në vendimin e së martës është miratuar vendimi për ta bërë këtë shpronësim në vlerën e plotë duke respektuar më parë afatet e ankimimit nga pronarët e truallit.
Familja Kruja, ka refuzuar edhe zyrtarisht ofertën e kryeministrit Edi Rama për ta bërë këtë shpronësim me vlerën e tregut. Të kontaktuar nga Ora News përfaqësues të familjes thanë se vendimi i qeverisë është paligjshëm pasi nuk ka asnjë marrëveshje për çmimin dhe se nëse qeveria do të veprojë ata do ta çojnë këtë cështje në gjykatën e Strasburgut.
















