Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është shprehur i shqetësuar lidhur me situatën demografike në shtetin serb, ku si pasojë e rënies së lindshmërisë, çdo vit po humbet një popullsi sa një qytet i vogël.
Këto shqetësime presidenti serb i ka shprehur në takim me drejtorin e UNICEF-it për Serbinë, Mishel Sen Lotin.
“Pamja demografike e Serbisë nga viti në vit është gjithnjë e më keqe dhe ne për çdo vit po e humbim nga një qytet të vogël, edhe për shkak të varfërisë, edhe për shkak të faktit që gratë e reja kanë gjithnjë e më pak kohë të mendojnë që të bëhen prindër”, ka thënë Nikoliç.















