Grupi punues për personat e pagjetur në lidhje me ngjarjet në Kosovë 1998-1999 mbajti seancën e tij të 38-të sot në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.
Ky ishte edhe takimi i katërt humanitar i mbajtur këtë vit, nën kryesinë e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), ku u dhanë informacione sesi ka ecurpuna lidhur me rastet e të pagjeturve nga luftrat e viteve të nëntëdhjeta në ish-Jugosllavi.
Pala kosovare në këtë takim ka shqiptuar se ende nga lufta nuk janë gjetur 1.665 persona me etni shqiptare.
















