Policia boshnjake arrestoi sot 12 serbë me shtetësi boshnjake, pasi ata ishin të dyshuar për krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1992-95. Ata akuzohen për vrasjen e 150 myslimanëve bosnhnjak ,duke përfshirë gra dhe fëmijë, si dhe mësohet se ata akuzohen se hodhën kufomat e tyre në varre masive. Zyra e prokurorit tha se arrestimet u kryen në qytetin Prijedor, dhe e përshkroi rastin si një nga rastet më komplekse qysh kur ka mbaruar lufta.
Rreth 100,000 njerëz besohet të jenë vrarë në luftë, shumica boshnjak mysliman.
Zyra e prokurorit tha se urdhër-arrestet ndërkombëtare mbi të njëjtat krime do të lëshohen edhe kundër tre të dyshuarve të cilët banojnë jashtë Bosnjes, ndërkohë që një individ tjetër vuan dënimin në një burg lokal për vepra të tjera. Mësohet se ata do t’i dorëzohen prokurorit sot gjatë ditës. Gjykata ndërkombëtare për krime lufte ka dënuar 16 serbë boshnjakë në një total prej 230 vitesh burg për krime në zonën e Prijedorit.















