Serbia ka nderuar zyrtarishtEsad Pashë Toptanin, një figurë politike që në Shqipëri konsiderohet si tradhëtar.
Atë që e kishte paralajmëruar Marko Gjuriçi se do ta bënte Serbia, nderimin e Esadit, e ka bërë një tjetër zyrtar i lartë i shtetit serb, Aleksandër Vulini, raporton Koha Ditore.
“Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia përkujton edhe miqtë e saj. Ne nuk do ta harrojmë Esad Toptanin, i cili në momentet më të vështira ka qenë pranë nesh.Esad Pasha ishte mik i Serbisë dhe padrejtësisht është harruar nga histografia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin.
Ministri serb për Çështje Vendore tha se Esad Pasha ka ndihmuar forcat serbe të vijnë në Shqipëri dhe ndaj ai e ka vendin sot në varrezat e Serbisë.
Aleksandër Vulin ka theksuar se Esad Pashë Toptani është njeriu, që simbolizon bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve dhe se edhe pse shqiptar, ishte mik i Serbisë.
















