Ish kryeministri Sali Berishaakuzon pasardhësin e tij EdiRama se po sulmon padrejtësisht gjyqtarët. Me anë të një postimi në FacebookBerisha rrëfen një ngjarje në Krujë, ku sipas tij, kreu i qeverisë ka kërcënuar një gjyqtar, i cili ka lënë të lirë një të akuzuar të policisë për abuzim me energjinë elektrike.
“Gjykatat ne gijotine. Rama kercenon me prerje kembesh gjykatesin e Krujes! Gjykatesi i pergjigjet: “Ti je rrugaç, nuk je kryeminister”, shkruan Berisha.
“Te dashur miq, Rama vazhdon sulmet e egra, kercenimet fizike ndaj gjykatesve, qe per mungese te plote te provave lirojne te arrestuarit e Policise per abuzim me energjine elektrike. Keshtu, dy jave me pare Rama kercenoi me jete gjykatesen e nderuar te Kukesit pse nuk mbajti ne burg babain e papune dhe pa ndihme sociale te tre femijve. Pese dite me pare Rama, si skizofren, kercenon gjykatesene Krujes, te cilen pasi e shan me gjuhe ordineri i thote: “ti ke shkurtuar afatet, une te shkurtoj kembet”. Kurse gjykatesja trime i pergjigjet: “zoti kryeminister une kam zbatuar me korrektese vetem ligjin”.
Rama vazhdon me kercenimin e tij fondamentalist, gje qe e detyron gjykatesen e guximshme me ne fund ti pergjigjet: “ti je rrugaç nuk je kryeminister”!
I bej thirrje Prokurorise se Shtetit te perdori te gjithe forcen e ligjit ndaj ketij te semuri psiqik per ta vendosur para drejtesise dhe per ta detyruar te vizitohet per aktet e tij te papergjegjshme, kercenimet antikushtetuese dhe antillgjore qe u ben thuajse çdo dite gjykatesve por dhe qytetareve te tjere te vendit!!”, vijon Berishanë postimin e tij në Facebook.















