Presidenti Bujar Nishani, ka qenë sot në Sarandë, ku ka dhënë titullin “Mjeshtër i Madh”, për tre figura të njohura të këtij qyteti. Ai është pritur nga kryetari i Bashkisë, Stefan Çipa dhe nga autoritete të tjera vendore, deputetë si dhe banorë të shumtë. Kreu i Shtetit së bashku me Zonjën e Parë dhe delegacionin që e shoqëronte, u drejtuan për në Kinoteatrin “Butrinti” ku u zhvillua ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara të Sarandës. Ai i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” Vasil Partalit me motivacionin: “Për punën e shquar dhe ndihmesën e dhënë në konsolidimin e arsimit në rrethin e Sarandës”; Theofil Haxhijanit me motivacionin: “Për punë të shquar dhe vlera të veçanta artistike si aktor, në gjininë e humorit” si dhe Agim Matos me motivacionin: “Një nga figurat e spikatura të krijimit poetik në qytetin e Sarandës, botues e veprimtar i shquar në fushën e kulturës”. Gjatë takimit të zhvilluar në Bashkinë e qytetit, Presidenti Nishani vlerësoi sarandiotët si një bashkësi me njerëz punëtorë, me zemër të hapur, të urtë, të mençur dhe të zgjuar për mënyrën se si e kanë ndërtuar jetën. Ndërsa kryetari i Bashkisë, Çipa i dorëzoi Presidentit të Republikës në shenjë respekti dhe mikpritjeje simbolin e qytetit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















