Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka ndjekur nga afër aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Ajo ka qenë prezente gjatë aksionit pranë Fakultetit Juridik, ku dhe ka deklaruar se qeveria nuk do ta ndalë betejën kundër abuzimeve të energjisë elektrike. “Jemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund mospagesave të energjisë elektrike. Abuzimi është një vepër penale dhe ky aksion i përket ndërgjegjësimit të të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për të paguar faturat e energjisë elektrike. 150 milionë euro çdo vit për buxhetin e shtetit do të thotë ndërtimin e 80 mijë banesave sociale nga ku do të përfitonin strehim me mijëra qytetarë dhe familje nga shtresat në nevojë”, është shprehur Gjermeni. Sipas saj, Shqipëria që kërkon të integrohet në familjen e madhe evropiane, duhet t’i japë fund mospagesës së faturave të energjisë elektrike.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















