Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është nderuar ditën e sotme në edicionin e 17 të Panairit të Librit “Tirana 2014″, me çmimin “Jeronim De Rada”. Çmimi i është dorëzuar shkrimtarit të njohur shqiptar nga ambasadori italian, Massimo Gaiani. Në fjalën e tij, Massimo Gaiani, në momentin e dorëzimit të çmimit, teksa ka shprehur vlerësime për shkrimtarin Kadare, theksoi sot po bashkohen dy shkrimtarë shqiptarë të cilët kanë dhënë kontribut të paçmueshëm për vendin e tyre. “De Rada një shqiptar i madh nuk ka vënë kurrë këmbë në Shqipëri, por e mendonte më parë se do të ekzistonte dhe ishte një nga vizionarët më të mëdhenj të letërsisë për Shqipërinë. Ky vizionar i madh por është më tepër sinjifikative që i japim çmimin shkrimtarit i cili ka nxjerrë në pah vlerat e De Radës dhe që ka ndjekur veprat e tij. Është shumë gjë e bukur që ne sot bashkojmë këta dy shkrimtarë të mëdhenj, që kanë bërë shumë për vendin e tyre, për të përçuar marrëdhëniet e Shqipërisë përtej në vendet e tjera të Evropës”, theksoi në fjalën e tij Gaiani. Ndërsa Kadare, në një prononcim për mediat, ka thënë se ndihet i nderuar dhe i prekur për çmimin. Ai e vlerësoi figurën e De Radës duke e cilësuar si gjeniun e parë të Rilindjes dhe profet i të ardhmes së Shqipërisë. “Jam i gëzuar, i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rilindjes shqiptare. Poeti ndihmoi të rilindte vendi. Kam kënaqësi të marr çmimin që mban emrin e këtij gjeniu i cili riktheu letërsinë shqiptare në orientimin evropian që ishte duke humbur. Ishte një profet i të ardhmes së Shqipërisë”, është shprehur Kadare.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

















