Labinot Tahiri-Labi
Ju lutem o popull a jeni duke e kuptuar sa i shenjtë është ky territor që ne e Zotërojmë, sa me fat jemi!! qē jemi të lindur në këtë Tokë!! Sa pluhuri i madh bëhet për këtë Kosovë!!
Shumë pyetje janë se pse akoma nuk kemi një lëvizje të lirë sa i përket liberalizimit te Vizave!
Pse kaq shumë pritje ne si popull i shtypur nuk e kemi një gjë të tillë, lirinë e të lëvizurit lirshëm neper shtetet Evropiane pa viza, por na shkoi jeta duke pritur nëpër shumë ambasada qē presim ne Shqiptarët e Kosovës!!
Në të katër anët që jemi tē rrethuar nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, ne akoma jetojmë si me qen nëpër burgje, por qe quhen burgje shtëpiake.
Të kujt janē këto interesa që duan neve si Kosovë të na mbajnë kështu të ngujuar, është pyetje e madhe dhe sa ma shumë presim për këtë dit, Evropa na thotë që edhe këtë vit nuk ka liberalizim, edhe ne atë vit jo, e kur? Ndoshta dikur po!!
Askush nga ne nuk e duam bllokimin e qytetarëve të Kosovës se vet jemi qytetar të këtij vendi. Por kjo vjen nga dëshira e madhe e Serbisë, dhe nga aleat të saj që duan sa më tepër ta zhgënjejnë popullin e Kosovës që tē humbin shpresat për një Kosovë mē tē pa dëshiruar nga Shqiptarët qē jetojmë këtu, por kjo është e kotë dhe shumë e kotë, sepse është në dijeni Evropa dhe Bota se ne jemi një popull i hekurt, një popull që shumë e shumë vite nëpër shumë vuajtje kaluam, dhe prapë qëndrojmë të hekurt, dhe se gjithmonë jetojmë me shpresën se vendi ynë do të bëhet në këtë rajon si jeta e zvicranëve në Zvicër! Dhe do të bëhet.
Unë edhe pse gjithmonë nuk kam patur problem sa i përket vizave, unë solidarizohem me qytetarët e mi me zhgënjimin qe po na e bën Evropa sa i përket kësaj qē shkrova deri tani, sepse është shumë e dhimbshme kur një nëne e ndonjë Evropiani vjen pa vizë dhe kur tē dojë në tokat tona apo ku të dojë neper Evropë, e nënat tona e të plakura e baballarë pleq presin me radhën për një vizë, neper qendra të Ambasadave dhe neper kohëra tē ftohta, vetëm që te shkojnë për një vizitë të fëmijët qē i kanë nëpër Evropë.
Të keni tē ditur se as një liderit ton apo ndonjë politikanit ton nuk duhet të ju a drejtojmë gishtin për këtë që po i bëhet Kosovës, sepse as funksionaret tanë nuk e duan që Kosova tē jetë në këtë gjendje se dhe vetë ata e duan Liberalizimin e vizave dhe një Kosovë sa ma të zhvilluar e tē fuqishme pavarësisht se kush do të qeveris me vendin tani dhe ne te ardhmen.
Çfarë ka më shumë përparësi Serbia e e Maqedonia, Mali i zi, Shqipëria që nuk paskemi ne Kosova, dhe se neve po u dashka më shumë kohë te presim për liberalizim të vizave, jo e drejtë nga bashkimi Evropian, por ne prap jemi mirënjohës për të gjitha ndihmat që u’i janë bër Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe se shpejt presim qē banoret e këtij vendi tē gëzojnë lirin e lëvizjes nëpër shtetet Evropiane.
Shpresoj se një dit shpejt do tē vihej kjo dit qē mos tē shohim pleqtë ne pritje nëpër Ambasada, por duke e pasur pasaportën e Kosovës qē me të pa viza të shkelin aty ku ne duam. Me respekt, Labinot Tahiri Kosovē.
















