Shqiptarët e Kosovës dhe ata që jetojnë në Luginë të Preshevës kanë simpatizuar përgjithësisht demokratët në Tiranë dhe Sali Berishën, si simbol të patriotizmit shqiptar.
Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe për më tepër të thënit nga ana e tij se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se ky është realitet i patjetërsueshëm duket se ka bërë që shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë ta adhurojnë kryeministrin.
Në Luginë, Rama përpara shqiptarëve bëri edhe një gjest të rrallë, atë të bashkimit të duarve, si simbol i unitetit mes shqiptarësh.















