Punonjësit e policisë kanë hasur problem edhe gjatë verës me uniformat, pasi dy bluzat me mëngë të shkurtra, që kishin në dispozicion për këtë sezon, janë të një materiali të dobët dhe për shkak të larjeve të shpeshta janë bërë të papërdorshme.
Rrobat, përfshirë dhe kapelja janë zbardhur, ndërsa mëngët e këmishave janë të dëmtuara dukshëm.
Ndërkohë, në lidhje me hetimet që po kryen nga “task forca” e Prokurorisë së Tiranës, nga verifikimet paraprake dyshohet se këto uniforma nuk janë prodhuar në Turqi, pasi nuk disponohen ende fatura doganore për hyrjen e këtij prodhimi në vendin tonë.
Por Policia e Shtetit, nga ana tjetër, thotë se ka ndërprerë kontratën me kompaninë në fjalë që më 2 shtator, si dhe e ka kallëzuar në prokurori për akuzën e shpërdorimit të kompetencave.























