Qeveria serbe vazhdon të mbështesë idenë e saj se fajtorja e vetme është Shqipëria. Kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç ishte duke komentuar ndeshjen Serbi-Shqipëri, kur një dron që mbante hartën e “Shqipërisë së Madhe” u shfaqë në stadiumin “Partizani”. Për Vuçiç iniciator i incidentit mbetet ky flamur.
por një fakt është se zyrtarët ishin mbështetësit e vetëm të ekipit shqiptar në ndeshje. Ky rast është shumë i qartë, në incident nuk shoh asnjë gabim të palës serbe,” u shpreh Vuçiç për median serbe.
Kryeministri Vuçiç bën pyetjen se si do të reagonte bota nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Shqipëri, përkatësisht nëse pala serbe do të “tundte flamurin e Serbisë së Madhe”.
“Unë shpresoj se ne do të arrijmë ta kapërcejmë këtë situatë. Pala serbe pret “një ndjesë të thellë” nga pala shqiptare, që shkaktoi incidentin,” tha kryeministri serb Vuçiç.















