• Latest
  • Trending
  • All

‘Sharlatanët’ që dalin në media dhe intelektualët e peticionit

13/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Sharlatanët’ që dalin në media dhe intelektualët e peticionit

13/06/2025
in Aktualitet

Enkel Demi

Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve, intelektualëve, studentëve që kërkojnë frenimin e daljes në televizion të disa “sharlatanëve” të cilët merren me gjurmimin popullor të etimologjisë duke e shpallur gjuhën shqipe si më të lashtën në këtë dhè.
Qysh në krye dua të shpreh admirimin tim të madh për pjesën dërmuese të asaj liste nënshkruesish, ani se pak do syresh janë shumë më të “vyer” si “sharlatanë” në fushat e tyre të aktivitetit jetësor, por padyshim kjo nuk e dëmton rëndësinë e debatit dhe ftesën shumë serioze për reflektim.
Sporti popullor i kërkimeve etimologjike apo historike për të nxjerrë të lashtë një komb është karakteristikë e rajonit tonë, madje në nivel akademik. Vendet fqinje kanë përdorur teza marroke të manipulimit foshnjërak të gjuhës, historisë, lashtësisë sa shoesh shqiptarët dalin ardhacakë në rastin më të mirë apo me bisht në rastin më të keq. Mjafton të kujtojmë këtu Enciklopedinë famëkeqe të publikuar pak vjet më parë prej Akademisë së shkencave të Maqedonisë së Veriut.
Sa mirë do të ishte të kishim një reagim po kaq të fortë në at’botë.
Në televizionet shqiptare prej vitesh dalin gazetarë, “studiues” apo “historianë” pa licencë, madje lektorë në jetën universitare shqiptare që pretendojnë se Himara është greke historikisht qysh në kohët e antikitetit. Në bazë të këtyre tezave autoritetet greke kanë ngritur një pretendim të mirëfilltë territorial duke krijuar një tollovi të pazakontë politike, diplomatike dhe penguese në procesin e integrimit evropian. Asnjëherë nga personalitetet e mendimit shqiptar nuk është kërkuar nga AMA të ndalojë këta mashtrues të dalin në televizor apo radio. Në këtë rast kemi të bëjmë me manipulim me pasoja të rënda të ardhmërisë së Shqipërisë dhe me cënim të integritetit territorial.
Serbët me “mendim akademik” të hartuar ndër shekuj pretendojnë se shqiptarët janë ardhacakë në Dardani për mos dashur me përdor termin sllav Kosovë.
A nuk do të qe mirë ta nisnim qasjen ndaj çështjes kombëtare me ndryshimin e emrit, me kërkesën për të financuar arkeologjinë, studimet e mirëfillta historike, etnografike e kështu me radhë për t’ju kundërvënë manipulimit të parreshtur që bëjnë të ashtuquajturit historianë, shkrimtarë apo akademikë sllavë?
A nuk duhet t’i qasemi kështu me të njëjtën energji e pathos manipulimit historik që i bëhet Çamërisë duke nisur madje nga historia moderne, ku shqiptarët cilësohen kolaboracionistë të nazizmit, ndërsa merret ende i mirëqenë gjyqi i Janinës që shpalli fëmijët kolaboracionistë si është rasti i të ndjerit Nexhat Mërgjushi në moshën 7 vjeç.
Por, le të kthehemi tek “sharlatanët” tanë që dalin në media. Ky sport popullor është shumë i njohur fjala vjen në Greqi. Kujtoni komedinë e mrekullueshme “My big fat greek wedding” që në shqip e njohim me “Martesa ime greke”. Ndoshta ky fenomen duhet marrë me këtë shpirt humori.
Disa prej gjurmuesëve tanë popullorë janë dhënë e shtyrë se do kenë lexuar gjë kafshë nga vepra e Petro Zhejit, e cila e gjen shpjegimin në gjuhën shqipe të disa fjalëve të sanskritishtes.
Nuk besoj se do shkojë puna që të hedhim në kosh veprën e Petro Zhejit, megjithëse ajo mund ta verë në diskutim qëndrimin zyrtar akademik.
Një tjetër shtysë janë esetë e shkrimtarit tonë Ismail Kadare. Në ndonjërën prej tyre Kadare synon ta shpjegojë emrin e Zeusit nëpërmjet fjalës shqipe “zë”. Flasim për një shkrimtar, i cili artin e tij e ka frymëzues për miliona shqiptarë, por që nuk është studiues i mirëfilltë. Në këtë kuadër mos duhet të kërkojmë që Ismail Kadare të mos studiohet në shkolla si për shembull eseja “Autobiografia e popullit tim në vargje” apo “Eskili, ky humbës i madh”?
Avokat Ngjela në një intervistë së fundmi për gazetaren Rudina Xhunga në Dritare Avokati u shpreh se gjuha shqipe është ajo që shpjegon greqishten dhe jo anasjelltas. Sakaq ai shton se përkthyesi i Iliadës, Gjon Shllaku i ka treguar atij se Iliada është përkthyer nga shqipja në shqip por kjo e vërtetë është mbajtur e fshehtë. Avokati dëshmon se Gjon Shllaku i ka pas pretenduar se greqishtja e vjetër është një formë me gjasë arkaike e gegnishtes. Si do bëjmë në këtë rast kë do fusim në përcaktimin “sharlatan” avokatin apo Gjon Shllakun?
Si gazetar prej 30 vjetësh, drejtues mediash dhe njohës i medias si referues universitar, unë mendoj se ky peticion e bën debatin nbi median të shëndetshëm, nëse nuk është kategorik, censurues. Dhe në fakt, pikat e tij nuk i gjej ndaluese apo frenuese, por etikisht paralajmëruese për Autoritetin Audiovizual dhe vetë mediat.
Sipas meje ka vetëm dy rrugë për të intervistuar këta njerëz: ose të bëjmë oponencën e të ftuarit, kur e marrim seriozisht, ose ta trajtojmë si në filmin “Martesa ime greke”.
Asnjëherë nuk duhet lejuar në këto biseda denigrimi i albanologëve apo shkenctarëve të gjuhës shqipe si është rasti i Eqerem Çabej.
Megjithatë, këta njerëz burimorë sipas meje nuk shkaktojnë dëm, përkundrazi krijojnë një ndërgjegje kombëtare catchy të ngjashme me rritmet tallava që askush nga mendimtarët tanë nuk e ka luftuar me shumë zell.
Dëmin më të madh që bëjnë këta studiues është që fjala vjen një emigranti shqiptar që i del bretku duhe i rënë lopatës të jetë i bindur se është më i lashtë se afendikoi që i jep mëditjen apo t’i shkaktojë Ballist Morinës dëshirën që të vendosë në stadium patrullën: “Zoti është shqiptar”.
Sipas meje ka gjëra të tjera shumë më shqetësuese dhe rrezikshme për jetën e njeriut që nuk shkakton kurrfarë reagimi prej shtresës së lartë të mendimit në Shqipëri.
Fjala vjen “mjekët popullorë” që me yshtje, energji paranormale apo ilaçe të shpikura nga ide të çartura dalin në televizorë dhe shkëpusin plot të paditur nga kurat mjekësore të mirëfillta dhe vrasin njerëz. Në këtë krim marrin pjesë edhe gazetarët që i ftojnë. Po merren në qafë njerëz që kujtojnë se kanceri shërohet me vajgur.
Prej vitesh jam i vetmi ose më mirë ndër të paktët që flas për modelin edukativ të eskortës që po u japim të rinjve nëpërmjet disa emisioneve shumë të ndjekura në televizion. Është bërë e udhës që vajzat e vogla ta shohin si të vetmen mundësi të suksesit në jetë të shitjes së trupit dhe kjo quhet moderne, e bukur, e pranueshme ditës për diell. Në këto raste duhet ndërhyrje energjike, e cila nuk ndodh për shkak të fuqisë disproporcionale që ka media si biznes ndaj autoriteteve kontrolluese dhe zbatuese të ligjit. Dhe këtu e kam fjalën më së shumti për organet e drejtësisë.
Uroj që mos të kem lënduar kënd nga nënshkruesit e peticionit, përveç atyre pak që përmenda më lart në krye të këtij reflektimi.
Di vetëm që në këtë rast ndalimi i këtyre njerëzve do të sillte efektin bumerang. Tezat e tyre, shpesh foshnjërake deri në komike, nëse ndalohen do merren shumë më seriozisht. Librat e tyre shpesh të hallakatur do të konsiderohen të ndaluar e në këtë rast kam frikë se do lexohen më shumë prej ndalesës.
Unë them se shpirti i humorit i filmit grek është bari më i mirë i këtij “derti” kombëtar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Post Views: 8,016
Previous Post

Kryeministri njëzetpërqindësh

Next Post

Rasti “Qyno”/ SafeJournalists: Vendimi i Gjykatës së Lartë, precedent shqetësues për gazetarët

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
26/10/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rasti “Qyno”/ SafeJournalists: Vendimi i Gjykatës së Lartë, precedent shqetësues për gazetarët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.