• Latest
  • Trending
  • All

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Kulture, Lajme

Përgatiti Bashkim Metalia

Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të jetë ende e cunguar, të mos arrijë të përballet me të vërtetën dhe të mos pasqyrojë si duhet disa ngjarje historike në periudha të ndryshme kohore.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

Në rastin e historiografisë shqiptare, për fatin e keq të shqiptarëve, ka patur raste kur politika ka qenë një nga pengesat kryesore për zhvillimin, hulumtimin dhe studimin e këtyre fakteve në mënyrë objektive, pasi ajo ka synuar të “fusë hundët “ në gjithçka që ka të bëjë me historinë; në rishkrimin, rishqyrtimin apo dhe studimin e saj, kur në fakt duhet të jenë institucionet kërkimore shkencore përkatëse ato që duhet të merren me këtë qasje.

Tashmë, dihet çfarë ka ndodhur me historinë tonë deri në vitet ‘ 90, kur në Shqipëri diktohej historia e sistemit diktatorial komunist. Pas shembjes së sistemit politik monist, institucionet shkencore të shkencave albanologjike, sikur u çliruan nga kjo hallkë, megjithatë pritmëritë e publikut shqiptar vijojnë të mbeten ende të mëdha. Prandaj, nga instancat e shtetit shqiptar kërkohet një mbështetje më e madhe  për shkencat albanologjike në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë për studimin e Historisë së Shqiptarëve.

Padyshim në hapësirën shqiptare ka pasur, ka dhe do ketë zëra të fortë që historinë shqiptare e tregojnë dhe e faktojnë vazhdimisht me studime serioze të thella dhe kërkime të vazhdueshme.

Me bindje të plotë, do të shprehesha se një nga këto zëra që i është shtuar historiografisë shqiptare dhe shkencës së Albanologjisë në rrafsh më të gjerë, është  tashmë edhe Doktori i Shkencave Sali Kadria, kërkues shkencor pranë Institutit të Historisë të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Ai shquhet për përkushtimin, seriozitetin, objektivitetin shkencor në fushën e kërkimit si dhe për nivelin e lartë të përgatitjes në fushën e mësimdhënies. Këto cilësi e bëjnë atë, një nga personalitetet e shquara të brezit të kërkuesve të rinj shqiptarë.

Është autor i një sërë artikujsh, punimesh, recensionesh dhe studimesh shkencore në fushën historike.

Ndër të tjera, është autor i  monografisë shkencore: “Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924”, botim i Institutit të Historisë – Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Punimi shkencor i autorit, ka për objekt studimi zhvillimin e nacionalizmit shqiptar nga viti 1912 deri në vitin 1924. Studimi i kësaj teme paraqet interes për të kuptuar ecurinë e zhvillimit të nacionalizmit shqiptar; rrugët dhe proceset përmes të cilave mori formë identiteti dhe ideologjia kombëtare; rolin që luajti nacionalizmi për krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar dhe ndikimin që pati shteti shqiptar në përhapjen e ideologjisë së nacionalizmit.

Punimi i Zotit Kadria, synon të studiojë: Së pari, zanafillën, karakterin e nacionalizmit shqiptar, kushtet historike dhe faktorët që çuan shqiptarët drejt formimit të shtetit të tyre të pavarur; Së dyti, veprimtarinë dhe problemet me të cilat është ndeshur nacionalizmi shqiptar në vitet e para të ekzistencës së shtetit shqiptar; Së treti, marrëdhënien e grupeve të nacionalizmit me shtetin shqiptar; Së katërti, rrymat e shfaqura brenda nacionalizmit shqiptar dhe alternativat e parashtruara prej tyre për zgjidhjen e çështjes kombëtare.

Faktorët që kanë ndikuar mbi nacionalizmin shqiptar janë të shumtë, të brendshëm, të jashtëm dhe në disa raste të hershëm në kohë. Çështja e nacionalizmit shqiptar është trajtuar edhe më parë nga historiografia shqiptare. Në disa prej këtyre studimeve ka raste ku lihen mënjanë dobësitë e faktorit shqiptar. Ngjarjet dhe personalitetet historike që kontribuuan për lindjen dhe përhapjen e ideologjisë kombëtare janë aq të shumtë në numër, sa që çdo kërkues shkencor do ta kishte të vështirë t’i studiojë, t’i shoshitë, t’i lidhë së bashku dhe t’i nxjerrë në dritë. Gjatë punës për realizimin e këtij punimi, është bërë përpjekje për të qenë sa më objektiv dhe në kërkim të shkaqeve historike që kanë nxitur dhe penguar zhvillimin e nacionalizmit shqiptar. Megjithatë, kjo është një temë mjaft e gjerë dhe sfiduese, prandaj autori është  i ndërgjegjshëm që ky punim nuk mund të jetë shterues.

Kjo temë studimore është trajtuar, duke kombinuar parimin tematik me atë kronologjik. Për përgatitjen e saj, është mbështetur si në burimet arkivore shqiptare, austro-hungareze, britanike dhe italiane. Po kështu, të pasura janë të dhënat e shtypit shqiptar, të cilat hedhin dritë për të gjitha etapat në të cilat kaloi nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924. Ky studim mbështetet gjerësisht edhe në literaturën e historiografisë shqiptare dhe të huaj. Përveç autorëve shqiptarë që janë marrë me këtë periudhë, janë përdorur edhe studimet e autorëve perëndimorë, të cilët dallohen për lirinë e mendimit në trajtimin e problemeve që kanë të bëjnë me këtë temë. Gjatë studimit, zotit Kadria i tërhoqi vëmendjen këndvështrimi i studiuesit të njohur Anthony D. Smith, një nga përfaqësuesit kryesorë të shkollës së etno-simbolizmit, i cili mbështet idenë se kombi është njëherësh fenomen modern, po aq edhe para modern. Përfundimet e studiuesit Miroslav Hroch, veçanërisht sa i përket fazave të zhvillimit dhe përhapjes së ideologjisë nacionaliste janë përdorur në këtë punim shkencor. Me interes për shtjellimin e kësaj teme kanë qenë edhe mendimet e studiuesit John Breuilly.

Gjatë punës shton ai se, kemi ndeshur edhe disa vështirësi. Së pari, trajtimi i kësaj teme është multidisiplinar. Së dyti, ideologjia e nacionalizmit vazhdon të jetë ende pjesë e ligjërimit të epokës sonë. Prandaj, trajtimi i kësaj teme, kërkon një analizë objektive të kujdesshme. Së treti, trajtimi i nacionalizmit në këndvështrimin historik paraqet vështirësi në gërshetimin e tematikës me kronologjinë historike. Së katërti, materiali i nevojshëm dokumentar dhe literatura kanë qenë mjaft të shpërndara dhe në gjuhë të huaja. Përveç kësaj, vëzhguesit e asaj kohe si dhe studiuesit që janë marrë me çështjen e nacionalizmit shqiptar për probleme të veçanta kanë shprehur mendime të ndryshme dhe në disa raste kontradiktore. Kjo ka ardhur për shkak të interesave personale apo të shteteve që përfaqësonin, por që kanë çuar deri në shtrembërimin e fakteve historike.

Punimi  përbëhet nga hyrja dhe tetë krerë. Në kreun e parë, është  trajtuar nacionalizmin shqiptar si fenomen politik. Në kreun e dytë, nacionalizmi shqiptar është vështruar në raport me faktorët ndërkombëtarë. Kreu i tretë, trajton krizën e nacionalizmit shqiptar që u shoqërua me shpërbërjen e shtetit shqiptar. Kreu i katërt, i kushtohet dilemave të nacionalizmit shqiptar për arritjen e paqes pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Kreu i pestë, analizon përpjekjet dhe mangësitë e nacionalizmit shqiptar në procesin e ribërjes së shtetit. Kreu i gjashtë, pasqyron raportet e nacionalizmit shqiptar me institucionet fetare. Kreu i shtatë, trajton raportet që ndërtoi nacionalizmi shqiptar me minoritetet në Shqipëri. Kreu i tetë, analizon problemet që çuan në përçarjen e nacionalizmit shqiptar. Punimi mbyllet me burimet arkivore dhe literaturën historiografike.

Nderkohë, për nxjerrjen në dritë të këtij punimi shkencor, Zoti Kadria nuk lë pa falënderuar edhe të gjitha ata që dhanë kontributin:

“Me këtë rast e ndjej obligim t’i shpreh falënderimet e mia Departamentit të Pavarësisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar të Institutit të Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, i cili më krijoi mundësinë për të realizuar këtë studim. Falënderoj veçanërisht udhëheqësen shkencore të tezës sime doktorale, Prof. dr. Fatmira Musaj, e cila më ka dhënë një ndihmë mjaft të çmuar për përgatitjen e këtij studimi. Gjithashtu, një mirënjohje të veçantë ua kushtoj recensentëve të kësaj monografie, Akademik prof. dr. Beqir Meta, Akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe Prof. assoc. dr. Anton Panchev, të cilët i falenderoj përzemërsisht për vërejtjet e sugjerimet me vlerë.

Natyrisht, mendimet e sugjerimet e tyre, janë marrë parasysh gjatë rishikimit të materialit. Një mirënjohje u shpreh kolegëve të Departamentit, studiuesve të tjerë të Institutit të Historisë dhe miqve me të cilët kam biseduar dhe marrë mendime të çmuara për punën time studimore. Dëshiroj të falënderoj zotin Enver Kushi për redaktimin gjuhësor, zonjat Dorina Muka dhe Entela Kasemi, për paraqitjen grafike dhe për kopertinën e monografisë.

Në përfundim, dëshiroj t’i shpreh falënderimin e thellë familjes sime, për mbështetjen e pakursyer që më ka dhënë gjatë gjithë kohës. Një mirënjohje e veçantë shkon për motrën time Albana, për ndihmën që më dha gjatë përgatitjes së kësaj monografie shkencore.”

Disa prej përfundimeve kryesore që dalin në këtë monografi shkencore

Lindja e nacionalizmit shqiptar u nxit kryesisht nga publikimi i platformave shoviniste të shteteve fqinje ballkanike në vitin 1844. Mundësia e copëtimit të tokave të banuara shqiptarët nga shtetet fqinje, mbeti një shqetësim dhe rrezik permanent për banorët e këtyre viseve. Nacionalizmi shqiptar është zhvilluar me ritme progresive të shpejta gjatë çerekut të parë të shekullit XX. Natyrisht, përhapja e nacionalizmit shqiptar në mesin e banorëve nuk ka ecur gjithnjë në mënyrë drejtvizore. Procesi i ndërtimit të kombit shqiptar ka njohur uljet dhe ngritjet e tij në disa momente të shkurtra.

Nacionalizmi shqiptar nuk është nacionalizmi më ri dhe as më i fundit në Ballkan. Ideologjia kombëtare është shfaqur te shqiptarët, thuajse në të njëjtën kohë që u shfaq edhe te popujt e tjerë ballkanikë, por shqiptarët vonuan pak më tepër se fqinjët për formimin e shtetit kombëtar. Ndryshe nga nacionalizmat e tjerë ballkanikë, nacionalizmi shqiptar nuk u mbështet në doktrina fetare, por për shkak të vështirësive të tij të brendshme e të jashtme, ndryshe nga nacionalizmat fqinj, ai u përpoq të zbatonte parimin e njohur të Revolucionit Francez të vitit 1789 “Liri, barazi, vëllazëri”.

Nacionalizmi shqiptar i përket modelit të nacionalizmit etnik, megjithatë për shkak të ndikimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, nga fillimet e tij dhe gjatë gjithë periudhës së marrë në studim, ai ka shfaqur një natyrë mbrojtëse. Nacionalizmi shqiptar ka shfaqur një dallim të rëndësishëm nga nacionalizmat ballkanikë, ai nuk ka qenë ekstremist si dhe nuk është mbështetur në fundamentalizmin fetar dhe në përjashtimin etnik.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, detyrat kryesore që qëndronin para nacionalizmit shqiptar ishin: Ngritja e strukturës së shtetit shqiptar; “bërja e shqiptarëve” një komb modern; mbrojtja e territorit të shtetit shqiptar nga rreziku i aneksimit prej shteteve fqinje si dhe përpjekja për të gjetur mundësinë e bashkimit të trojeve etnike të banuara në shumicë nga shqiptarët.

Pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nacionalizmi shqiptar i konsideroi të padrejta dhe nuk i pranoi vendimet e këtij forumi ndërkombëtar. Sipas këndvështrimit të nacionalistëve shqiptarë, më shumë se gjysma e trojeve të banuara nga shqiptarë mbetën jashtë shtetit shqiptar.

Pas vitit 1913 deri në vitin 1924 (e më vonë), brenda nacionalizmit shqiptar kanë ekzistuar dy grupime kryesore: 1. Krahu i nacionalizmit të moderuar, i cili mendonte se “Pa Shqipëri nuk ka Kosovë” dhe 2. Krahu i nacionalizmit irredentist, anëtarët e të cilit mendonin se “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri”.

Të gjitha lëvizjet kryengritëse brenda shtetit shqiptar në periudhën 1912-1924 dobësuan forcën e nacionalizmit shqiptar. Përgjithësisht, ato janë zhvilluar gjoja si “lëvizje të kombëtarëve” për të përmbysur “antikombëtarët”. Mirëpo, kjo ka rrënuar themelet e shtetit dhe unitetin kombëtar të shqiptarëve.

Në zhvillimin e ideologjisë kombëtare në harkun kohor 1919-1924, pati ndikim Lufta e Parë Botërore, sidomos ngritja e një administrate shqiptare sipas modelit perëndimor. Në periudhën e mëvonshme, modeli austro-hungarez dhe francez i administratës publike u mor si model nga nacionalistët shqiptarë.

Gjatë viteve 1912-1924, dobësia kryesore e nacionalizmit shqiptar ishte ekzistenca në mënyrë permanente e një shteti të dobët, ndërkohë që kjo dobësi u shfrytëzua me mjeshtëri nga shtetet fqinje për synimet e tyre ekspansioniste. Konsolidimi i shtetit shqiptar mbeti një brengë e vazhdueshme për këtë nacionalizëm.

Nacionalizmi shqiptar njohu një rritje veçanërisht nga viti 1920 e në vazhdim. Qeveria e Sulejman Delvinës dhe ajo e drejtuar nga Ahmet Zogu kontribuuan jo vetëm në ringritjen e shtetit kombëtar shqiptar, forcimin e sovranitetit, afirmimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, por edhe në nxitjen e kohezionit kombëtar dhe mobilizimit social të shqiptarëve.

Në vitet 1921-1924, jetën politike dhe kombëtare të shqiptarëve e dominuan disa figura kryesore të nacionalizmit shqiptar, si: Fan Noli, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Rexhep Mitrovica, Eshref Frashëri, Hoxhë Kadri Prishtina, Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, Mid’hat Frashëri, Pandeli Evangjeli, Sejfi Vllamasi e të tjerë. Grupimi i nacionalizmit shqiptar në vitet 1920 u orientua rreth dy figurave të spikatura kombëtare, Fan Nolit dhe Ahmet Zogut. Ahmet Zogu synonte stabilizimin e brendshëm të shtetit shqiptar, duke u mbështetur në parimin se në kushtet në të cilat gjendej kombi shqiptar, ai kishte nevojë për forcimin e autoritetit të shtetit dhe zhvillimit të shpejtë ekonomik. Kjo mund të arrihej vetëm përmes zbatimit të ligjit me dorë të fortë, ku asnjë shtetas i këtij vendi, nuk do të guxonte të ngrihej me armë në dorë kundër shtetit shqiptar. Fan Noli, si drejtues i opozitës shprehej se Shqipëria nuk mund të zhvillohej përmes mënyrës autoritare. Fan Noli dhe Faik Konica mendonin se vendosjen e stabilitetit të brendshëm të shtetit shqiptar, duhej para së gjithash, të shmangeshin shkaqet politike, ekonomike dhe sociale që nxisnin pakënaqësinë e shqiptarëve ndaj shtetit të tyre dhe që çonin shqiptarët në kryengritje të njëpasnjëshme. Ata mendonin se krahas zhvillimit ekonomik, vendi kishte nevojë edhe për vendosjen e një sistemi demokratik parlamentar. Ndonëse në këtë periudhë u hodhën themelet e traditës parlamentare shqiptare, ky model nuk ndikoi në stabilizimin e shtetit shqiptar.

Në dobësinë e nacionalizmit dhe të shtetit kombëtar ndikoi konservimi i karakterit lokalist dhe i sedrës së sëmurë egoiste të një pjese të mirë të nacionalistëve shqiptarë. Për shkak se shteti shqiptar nuk arriti të konsolidohej, nacionalizmi shqiptar mbeti më i dobët krahasuar me nacionalizmat e tjerë të vendeve të Ballkanit. Për rrjedhojë, nacionalizmi shqiptar ishte një kërcënim fare i vogël për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit.

Ideologjia e nacionalizmit shqiptar u mbështet në ligjërimin e “orientalizmit”. Sipas këtij diskursi, shqiptarët duhej të “arratiseshin nga Lindja”, pasi kjo e fundit ishte burimi i të gjitha të këqijave, ndërsa kultura dhe mënyra perëndimore e jetesës, ishin mishërim i “së mirës dhe i progresit”.

Ndërtimi i një administrate publike profesionale dhe kujdesi i shtetit ndaj qytetarëve të saj pa asnjë lloj dallimi, përmirësimi në mënyrë të shpejtë i nivelit të mirëqënies ekonomike dhe kulturore të qytetarëve, do të mund të forconin rolin dhe kontributin e shtetit dhe të kombit shqiptar në rajon.

Për nacionalizmin shqiptar njësoj si edhe tek nacionalizmat e tjerë, territori ishte një nga elementët thelbësorë për ekzistencën kombëtare. Megjithatë studimet mbi nacionalizmin dëshmojnë se, faktori kryesor, i cili bën një komb të pasur e të fortë, nuk është vetëm madhësia e territorit që zotëron një shtet i caktuar, por ritmi i zhvillimit ekonomik, social dhe politik i tij.

Ecuria e zhvillimit të nacionalizmit dhe shtetit kombëtar shqiptar është mishëruar në shprehjen e njohur të Faik Konicës, botuar në gazetën “Dielli” në Boston: “Në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria-fjalë fatale-vdes, ahere mund pa shpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U- ngjall nga idealistët; U- ruajt nga rastet; U-vra nga politikanët”.

FORMIMI AKADEMIK

2015  Doktor i Shkencave Historike, Shkolla Doktorale e Institutit të Historisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2010 – 2015 Studime doktorale në fushën e Historisë Moderne të Shqipërisë në Shkollën Doktorale të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë. Tema: “Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924”, me drejtues shkencor: Prof. Dr. Fatmira Musaj.

2003 – 2005 Studime pasuniversitare për gradën Master Shkencor i Nivelit të II-të (DND) në fushën e Historisë Moderne, pranë Departamentit të Historisë së Shqipërisë të Universitetit të Tiranës. Tema: “Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare gjatë Krizës Lindore të viteve ’70 tëshek. XIX”.

1993 – 1997 Studime universitare në degën e historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës.

PUNËSIMI DHE PËRVOJA

2017 – Vijim Kërkues shkencor në Departamentin e Pavarësisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar të Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2017 – Vijim Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

2016 – Vijim Pedagog i jashtëm në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

2015 – 2017 Kërkues shkencor në Departamentin e Pavarësisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar të Institutit të Historisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2010 – 2015 Kurator i periudhës së Historisë Moderne të Shqipërisë në Sektorin e Historisë, Muzeologjisë dhe Veprimtarive të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë.

2008 – 2010 Përgjegjës i Sektorit të Historisë, Muzeologjisë dhe Veprimtarive në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë.

2007 – 2008 Specialist i historisë dhe i ekspozitave të përkohshme në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë.

PJESËMARRJE NË VEPRIMTARI SHKENCORE

2021 Konferenca shkencore “100 vjet zgjedhje në Shqipëri: Prill 1921- Prill 2021”, organizuar nga Instituti i Historisë – Tiranë. Kumtesa me titull: “Problemet dhe polemikat politike gjatë zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese të vitit 1923”.

2019 Konferenca shkencore “Shteti shqiptar dhe ndërkombëtarët në fillesat e tij”, organizuar nga Instituti i Historisë – Tiranë, mbajtur në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kumtesa me titull: “Shqipëria dhe rivaliteti italo-jugosllav gjatë viteve 1922-1923”.

2018 Konferenca shkencore ndërkombëtare “1918 – the Birth of the New Europe” organizuar nga Muzeu i Historisë Kombëtare, Bukuresht – Rumani. Kumtesa me titull: “The efforts of Albanian nationalism to save the homeland during the Peace Conference Paris in 1919-1920”.

2018 Konferenca shkencore “Komiteti ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe koha e tij”, organizuar nga Instituti i Historisë – Tiranë, Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Kumtesa me titull: “Zhvillimet brenda nacionalizmit shqiptar në vitet 1920-1921”.

2018 Konferenca shkencore ndërkombëtare “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” organizuar nga Instituti i Historisë – Tiranë, Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup nën kujdesin e qeverisë së Republikës së Kosovës. Kumtesa me titull: “Mbrojtja e Plavës dhe Gusisë – Kalimi i Lidhjes së Prizrenit nga diskursi politik në qëndresën e armatosur”.

2018 Konferenca shkencore ndërkombëtare “Shqiptarët dhe rajoni përgjatë Luftës së Madhe (1914-1918): një shekull nga përfundimi i konfliktit të parë botëror” organizuar nga Departamenti i Marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Kumtesa me titull: “Kontributi i nacionalistëve shqiptarë të zonës së okupimit austro-hungarez për unifikimin e gjuhës shqipe në vitet 1916-1918”.

2017 Tribuna shkencore: “Idriz Seferi – Një jetë për Shqipëri” kushtuar 170 vjetorit të lindjes së Idriz Seferit, organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”. Kumtesa me titull “Kontributi i Idriz Seferit në Lëvizjen Kombëtare 1908-1912”.

2017 Veprimtaria shkencore “Java e Albanologjisë” organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, mbajtur në Prishtinë. Kumtesa me titull: “Kryengritja e shtatorit 1913 dhe shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre”.

2017 Sesioni shkencor kushtuar Kongresit të Manastirit, i mbajtur në Manastir, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Kumtesa e titulluar: “Kongresi i Manastirit – Fillimi i mëvetësisë kombëtare të shqiptarëve”.

2017 Konferenca shkencore “Rrugëtimi i shtetit të pavarur shqiptar nga krijimi drejt integrimit evropian” organizuar nga Instituti i Historisë, të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Kumtesa me titull: “Përplasja e “Klikës” me Ahmet Zogun në vitin 1923 – Thellimi i përçarjes së nacionalizmit shqiptar”.

2016 Veprimtari ndërkombëtare shkencore “Java e Albanologjisë”, Prishtinë, Kosovë, organizuar nga Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë me kumtesën: “Qëndrimi i diplomacisë austro-hungareze ndaj çështjes shqiptare në vitet 1912-1913”.

2014 – 2015 Veprimtari të karakterit shkencor të organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë

2014 Konferenca ndërkombëtare shkencore “XIII Balcanicum – Ottoman Empire and Republic of Turkey in history of Europe”, organizuar nga Instituti i Historisë i Universitetit Adama Mickiewicza Poznan, Poloni me kumtesën me titull: “Albanian – Ottoman relationship and nationalist ideology from the mid–19th century until 1914”.

2014 Konferenca ndërkombëtare shkencore “Jews in Macedonia: History, Tradition, Culture, Language and Religion” me kumtesën me titull: “Contribution of Albanian nation for saving of Jeëish people from mid of 30s to the end of the Second World War”.

2014 Konferenca ndërkombëtare shkencore “Balkans: People, Wars and Peace” organizuar nga Universiteti “Shënjëtorët Cirili dhe Metodi” dhe Instituti i Historisë Kombëtare në Shkup, Maqedoni me rastin e 100 vjetorit të Luftërave Ballkanike, me kumtesën me titull: “Albanian nationalism during the years 1912-1913”.

2013 Konferenca shkencore “Konferenca e Londrës dhe Shqipëria”, organizuar nga Instituti i Historisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike me kumtesën me titull: “Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) – një ngjarje e rëndë për shqiptarët”.

2012 Konferenca shkencore “100 – vjet Pavarësi” organizuar nga Instituti i Historisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike me kumtesën me titull: “Sfidat e nacionalizmit shqiptar në periudhën 1918 – 1920”.

2012 Seminari VI Ndërkombëtar i Albanologjisë i organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni, “Çështja shqiptare para dhe pas shpalljes së Pavarësisë” me kumtesën me titull: “Nacionalizmi shqiptar në SHBA, në vitet 1912-1924”.

2012 Konferenca shkencore “100 – vjetori i “Vatrës” 1912 – 2012” organizuar nga Instituti i Historisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike me kumtesën me titull: “Modeli i nacionalizmit “vatran” në SHBA në vitet 1912 -1924”.

BOTIMET SHKENCORE

  1. Monografi shkencore

2020

– Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924, botimi i Institutit të Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanogjike, Tiranë: Kristalina-KH, 2020, f. 680. ISBN: 978-9928-289-44-5

  1. Artikuj shkencorë

2021 – Artikulli shkencor “Gjendja e rëndë ekonomiko-financiare e Shqipërisë dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për sigurimin e një këshilltari financiar britanik (1921 – 1922)”, në revistën “Studime historike”, nr. 1-2, 2021, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2020 – Artikulli shkencor “Çështja e Shën Naumit gjatë vitit 1923 – Qëndrimi i Fuqive të Mëdha dhe i qeverisë së drejtuar nga Ahmet Zogu”, në revistën “Studime historike”, nr. 1-2, 2020, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2020 – Artikulli shkencor “Regjistrimi i popullsisë gjatë vitit 1918 në territorin e Shqipërisë të okupuar nga autoritetet austro-hungareze”, në revistën “Kosova”, 2020, botim i Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë.

2020 – Artikulli shkencor “Çështja e kufijve jugorë të shtetit shqiptar në vitet 1921-1923”, në revistën “Gjurmime albanologjike”, 2020, botim i Institutit Albanologjik të Kosovës,Prishtinë.

2020 – Artikulli shkencor “The political and financial administration of the territory of Albania occupied by Austria-Hungary during the years 1916-1918”, në revistën “Albanian Studies”, no. 2, 2020, botim periodik 6-mujor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2020 – Artikulli shkencor “Mirdita rebellion of 1921 and the Albanian national question as seen through the eyes of British diplomacy”, në revistën “Albanian Studies”, no. 1, 2020, botim periodik 6-mujor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2019 – Artikulli me titull: “Qëndrimi i autoriteteve austro-hungareze ndaj popullsisë dhe klerit mysliman shqiptar gjatë viteve 1916-1918” në revistën shkencore “Studime historike”,nr. 3-4, 2019, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2019 – Artikulli me titull: “Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921”, në revistën shkencore “Gjurmime albanologjike”, 2019, botim i Institutit Albanologjik të Kosovës, Prishtinë.

2019 – Artikulli me titull: “Çështja e caktimit të kufijve shqiptaro-jugosllavë në vitet 1921-1922”, në revistën shkencore “Kosova”, 2019, botim i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë.

2018 – Artikulli me titull: “Mbi disa çështje të administrimit politik dhe financiar të territorit të Shqipërisë të okupuar nga Austro-Hungaria gjatë viteve 1916-1918” në revistën “Studime historike”, nr. 3-4, 2018, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2018 – Artikulli me titull: “Kryengritja e Mirditës e vitit 1921 dhe çështja kombëtare shqiptare në optikën e diplomacisë britanike” në revistën “Studime historike”, nr. 1-2, 2018, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2018 – Artikulli me titull: “Austro-Hungarian and Albanian relations during the World War I”, në revistën shkencore “Historical Searches – Historijska traganja”, no. 17, 2018, botim i Institutit për Histori, Sarajevë – Bosnjë-Hercegovinë.

2018 – Artikulli me titull: “Çështja e Princit të Shqipërisë dhe kontributi i Austro-Hungarisë për territorin e Shqipërisë që gjendej nën okupimin e saj gjatë viteve 1916-1918”, në revistën shkencore “Kosova”, 2018, botim i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë.

2017 – Artikulli me titull: “Raportet midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë në vitet 1920-1922”, në “Studime historike”, nr. 3-4, Tiranë, 2017, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2017 – Artikulli me titull: “Aspekte të qëndrimit të mbajtur nga shqiptarët gjatë Luftës së Parë Ballkanike” në “Studime historike”, nr. 1-2, Tiranë, 2017, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2017 – Artikulli me titull: “A historical vieë about concepts, theories and types of nationalism” në revistën shkencore “Anglisticum”, botim i muajit qershor, Tetovë, 2017.

2016 – Artikulli me titull: “Kriza humanitare e viteve 1923 – 1924 në viset e Shqipërisë së Veriut – Ndihma e qeverisë britanike dhe e Lidhjes së Kombeve 2016” në “Studime historike”, nr. 3-4, Tiranë, 2016, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2016 – Artikulli me titull: “Mbi disa çështje të Kryengritjes shqiptare të vitit 1912” në “Studime historike”, nr. 1-2, Tiranë, 2016, botim periodik 6-mujor i Institutit të Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

2016 – Artikulli me titull: “Muzgu i shpejtë i “Revolucionit Demokratik” të vitit 1924”, në revistën “Gjurmime Albanologjike”, botim periodik i Institutit Albanologjik të Kosovës, Prishtinë.

2016 – Artikulli me titull: “Aspekte të kontributit të Tajar Zavalanit në formësimin e ideologjisë kombëtare shqiptare në vitet ’30 të shekullit XX”, në revistën “Diskutime”, Tetovë, 2016.

2014 – Artikulli me titull: “Aspekte të gjendjes së nacionalizmit shqiptar gjatë viteve 1916-1918 në zonën e pushtimit austro-hungarez”, në “Studime historike”, nr. 3-4, Tiranë, 2014, botim periodik 6- mujor i Institutit të Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, ISSN: 0563-5799.

2014 – Kumtesa me titull: “Albanian – Ottoman relationship and nationalist ideology from the mid – 19th century until 1914”, në XIII Balcanicum – Ottoman Empire and Republic of Turkey in history of Europe, botim i Institutit të Historisë të Universitetit Adama Mickiewicza, Poznan, Poloni.

2014 – Kumtesa me titull: “Contribution of Albanian nation for saving of Jeëish people from mid of 30s to the end of the Second World War”, në Jews in Macedonia: History, Tradition, Culture, Language and Religion”, Celebrating 70 years since the Renewal of the work of the Jewish Community in Macedonia after the Second World War (1944 – 2014), МАSA, 18-19 December 2014, Skopje, Macedonia, УНИВЕРЗИТЕТ „СВ КИРИЛ И МЕТОДИЈ “ИНСТИТУТ ЗА НАЦИОНАЛНА ИСТОРИЈА – СКОПЈЕ.

2013 – Kumtesa me titull: “Conference of Ambassadors in London (1912-1913) – A story of hope or disappointment for Albanians”, në Balkans: People, Wars and Peace, në МЕЃУНАРОДНА НАУЧНА КОНФЕРЕНЦИЈА БАЛКАНОТ: ЛУЃЕ, ВОЈНИ И МИР Материјали од меѓународната научна конференција по повод 65 години од основањето на Институтот за национална историја (Скопје, 4–5 ноември 2013), УНИВЕРЗИТЕТ „СВ КИРИЛ И МЕТОДИЈ “ИНСТИТУТ ЗА НАЦИОНАЛНА ИСТОРИЈА – СКОПЈЕ, Тираж 100 примероци, ISBN 978-9989-159-68-8.

2013 – Kumtesa me titull: “Nacionalizmi shqiptar në SHBA në vitet 1912 – 1924”, në Seminarin e VI Ndërkombëtar të Albanologjisë, Çështja shqiptare para dhe pas shpalljes së Pavarësisë, Tetovë, Maqedoni, Botimi Universitetit Shtetëror të Tetovës, Sofje, 2013, ISBN, 978-608-217-004-6.

2010 – Botim shkencor (përmbledhje me artikuj) “Jeta dhe vepra e Nënë Terezës sipas shtypit të Shqipërisë”, në Shenjtorja shqiptare, botim i Muzeut Historik Kombëtar, redaktor Luan Malltezi, Enver Kushi, Sotirulla Hoxha, Sali Kadria, Tiranë, 2010, Shtypur nga “Studio grafic01online”, f. 136, ISBN (klasifikimi dhjetor) 27-76-051 (092) 821.18-192.

Post Views: 189
Previous Post

Kreta nuk gjen paqe nga tërmetet, tronditet nga lëkundjet 5.3 ballë

Next Post

Reciprociteti i targave/ Nesër rifillon dialogu Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
26/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
26/10/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Reciprociteti i targave/ Nesër rifillon dialogu Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.