Presidenti grek Karolos Papulias ka bërë një koment të shkurtër mbi incidentet e shënuara në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Në takimin me zëvendës-ministrin grek për sportin, teksa biseduan për ngjarjen në stadium, Papulias tha se “Disa duan të shfrytëzojnë sportin dhe kjo është për të ardhur keq”.
Presidenti grek shtoi se “ideologjia e sportit duhet të ngrihet mbi situata të tilla”.
Greqia mbajti edhe dje një qëndrim lidhur me çështjen në fjalë, kur ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos deklaroi se “ngjarjet sportive duhet të jenë ngjarje të miqësisë, të nxisin bashkëpunimin, paqen dhe bashkëjetesën mes popujve e kombeve”./Balkanweb









 
			






 
                                 
                                