Maturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës, të cilët kanë mbetur invalidë pas aksidentit të vitit 2004, në Fushë-Arrzës, në Shqipëri, nuk janë kompensuar financiarisht.
Sipas një burimi të gazetës “Tribuna”, i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve, në fillim pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro, për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët. Një gjë e tillë ishte konfirmuar jo zyrtarisht nga ana e Byrosë Shqiptare, se kjo shumë është ndarë dhe së shpejti do t’i ndahet të lënduarve të këtij rasti. Por, sipas të njëjtit burim, 1 milion e 500 mijë euro ishin zhdukur në mënyrë misterioze, duke mos dhënë përgjigje nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Byrosë së Sigurimeve dhe Bankës Qendrore të Kosovës.
Familjarët e të lënduiarve në këtë aksident kanë treguar se nuk kanë marrë asnjëherë asnjë kompensim. 18 nxënës maturantë nga Malisheva e patën humbur jetën ndërsa 32 nxënës te tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe psikike kur autobusi i tyre qe rrokullisur në afërsi të Fushë arrëzës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














