Nga Agim Popoci
Në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri, paralajmërimeve të shumta për rrezikshmëri nuk iu bindën ca serbosllav të Tiranës që me vendosmëri theksonin se në Beograd nuk do të ketë asgjë më shumë se tifozë-huliganë. Por kjo ndeshje e tensionuar dëshmoi për fat të keq se shqetësimi ishte me vend, ku përveç huliganëve në stadium na dolën se huliganë ka edhe në qeverinë e Serbisë…
Pasardhësit e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhës në Shqipëri sërisht u dëshpëruan në politikën e Beogradit ndaj Tiranës. Përkundër një vizite historike të paralajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, ishte një ndeshje futbolli që la shije të keqe në botën e civilizuar duke dëshmuar se populli serbë ende i ka ngelur mendja në vitin 1389 edhe pse kanë mësuar të lozin futboll!
Pas shumë paralajmërimeve ogurzeza, refuzimeve të shumta të Federatës së Futbollit të Serbisë për kushtet e zhvillimit të kësaj ndeshje, dhe kundërshtimit të gjithçkaje që ishte shqiptare, ndeshja e futbollit në mbrëmjen e 14 Tetorit të vitit 2014 filloi dhe përfundoi ashtu siç e kishin menduar ata që e njohin mirë popullin serbë. Madje, ajo që ndodhi në këtë ndeshje dëshpëroi edhe ithtarët e flaktë të serbosllavëve që jetojnë në Tiranë, të cilët e pranonin praninë dhe çmendurinë e huliganëve në stadium por nuk mund ta besonin se në Serbi, huliganët ka edhe në qeverinë e Serbisë, e sjellje të ngjashme kanë edhe kryeministri Vuçiq dhe Presidenti Nikoliç.
Ulërimat serbe dhe fishkëllimat e huliganëve serbë në momentin kur po intonohej hymni shqiptar ishte paralajmërimi i parë i një ndeshje me plotë urrejtje kur 35 mijë e 11 serbë në përballje me 11 shqiptarë do të përdorin të gjitha mjetet për të gjunjëzuar të përzgjedhurit e De Biazit. “Vrite, prej në fyt që shqiptari të mos ekzistoj” dhe “Kosova ishte Serbi” ishin këngët më të zëshme që dëgjoheshin në stadium dhe deri në momentin kritik mund të komentoheshin ashtu siç i komentojnë serbosllavët në Tiranë, se janë këngë ose sjellje huliganësh në stadium dhe incidentet e shumta që ndodhën mbi tapetin e gjelbër nuk ka pse vërehen nga arbitri i ndeshjes, por minuti 41 tejkaloi çdo masë kur ky tapet i shtruar me bar për të luajtur futboll u mbushë me fishekzjarrë. Dhe në momentin kur arbitri kryesor Atkinson ishte në pritje të miratimit për ndërprerjen e ndeshjes për shkak të kushteve të krijuara në terren përkundër 3.500 policëve të armatosur deri në dhëmbë që po garantonin sigurinë e kësaj ndeshje, mbi qiellin e stadiumit në Humska u pa një fluturake që po transportonte diçka. Për pak sekonda u verifikua se bëhej fjalë për një hartë të Shqipërisë etnike me fotot e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Pas ca sekondash fluturakja me këtë hartë të vizatuar ra në duart e lojtarëve serbë(huliganë) që filluan ta grisin dhe pasuan reagimet e lojtarëve shqiptarë duke shndërruar tapetin e gjelbër në një arenë rrahjeve të shqiptarëve, ku u futën tifozët të cilët ndihmoheshin nga policët dhe stjuardët serbë!
Nga ky moment, i gjithë stadiumi me 35 mijë e 11 serbë të shoqëruar me korin e mediave serbe, filluan një vjellje dhe propagandë antishqiptare të paparë ndonjëherë. 11 lojtarët shqiptarët u futën disi në zhveshtore të shoqëruar me shqelma dhe gurë tifozësh si dhe shkopinj gome të policisë serbe, dhe asgjë nuk dihej për fatin e tyre. Ndërkohë huliganët serbë po vazhdonin me këngët “Vrite, prej në fyt që shqiptari të mos ekzistoj” dhe “Kosova ishte Serbi” dhe për momentin televizioni publik serb bën të ditur se ndeshja nuk do të vazhdoj, por tifozët serbë nuk dinin gjë. Filluan insinuatat për irredentistët shqiptarë, lojtarët shqiptarë që nuk duan të luajnë nëse nuk zbrazet stadium por gjithsesi ndeshja nuk filloi.
Huliganët e qeverisë së Serbisë…
Asgjë për huliganët serbë gjatë intonimit të shqiptarë, fishekzjarrët në terren, gurët dhe shishet e ujit dhe praninë e kriminelit Ivan Bogdanov që Iivuri flakën Gjenovas në vitin 2010 dhe i është ndaluar për jetë qetë ndjekë një ndeshje futbolli në stadium. Huliganët në stadium përfunduan detyrën e tyre por papritmas del se huliganë nuk ka vetëm në stadium por edhe në qeverinë e Serbisë. Korit antishqiptar të mediave i bashkohet Ministri i rinisë dhe sportit të Serbisë, Vanja Udovçiq i cili duke dënuar futjen e pankartës me simbolet e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri si “të papranueshme dhe për çdo dënim provokimin e ekstremistëve” pret që këtë incident ta dënoj edhe pala shqiptare: “Në vepër është një keqpërdorim brutal i sportit nga ana ekstremistëve shqiptarë,” thekson Udovçiq i cili nuk shef kurrfarë incidenti nga kriminelët serbët por përkundrazi: “Jemi treguar si nikoqir të mirë. Asnjë fjalë e shëmtuar nga ana jonë. Madje edhe pas këtij provokimi të ekstremistëve tifozët tanë në shumicë janë treguar të përmbajtur,” thekson me pafytyrësinë më të madhe ministri serb i sportit, Vanja Udovçiq duke qenë i paqartë se për çfarë ndeshje fletë, sepse kjo deklaratë vetëm për ndeshjen e mbrëmjen e së martës nuk kishte të bënte.
Vetëm pak çaste të kësaj deklarate të huliganit të parë nga qeveria e Serbisë, rreth orës 23:00 u bë e ditur se delegati ndeshjes Serbi-Shqipëri, Hari Bin nga Holanda kishte vlerësuar se rrethanat ishin të tilla sa ndeshja nuk mund të vazhdonte: “”Të gjithë e patë se çfarë ka ndodhur, do të informoj kolegët. Pas gjithë asaj çfarë është parë, ndeshja u ndërpre. Nuk dëshiroj të flas se kush është fajtor, këtë vendim do ta marr Komisioni disiplinor I kontrollit pranë UEFA. Rrethanat ishin të tilla sa ndeshja nuk ka mundur të vazhdoj. Kontrolli për gjykim dhe siguri, dhe unë do të dorëzojmë raporte në UEFA,” tha Bin ndërsa mediat dhe Federata e Futbollit të Serbisë vazhduan me propagandën antishqiptare. Për ti vendosur pikën mbi “I” kësaj historie dëshpëruese të adhuruesve serbë në Tiranë aty është Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i cili në shumë raste ishte akuzuar nga analistë të shumtë dhe opozitarë serbë për natyrën e tij primitive. Këtë e konfirmoj edhe në rastin kur nga stadiumi nuk po dilnin dot lojtarët e kombëtares shqiptare përkundër pranisë së 4.000 policëve serbë ndërsa Ivica Daçiq deklaron në media se incidenti në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte i mirëmenduar dhe një provokim I planifikuar politik. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë në një ndeshje fudbolli dhe paraprakisht është përgatitur. Për mua çështja kryesore është se si do të reagoi BE dhe UEFA, sepse sikur dikush nga Serbia do të shpaloste flamurin e “Serbisë së Madhe” në Tiranë ose Prishtinë, kjo do përfundonte në rendin e ditës së Këshillit të Sigurimit të OKB. Në këtë incident në veçanti është kontestues fakti se këtë e ka bërë vëllai i kryeministrit të Shqipërisë I cili këtu duhet të jetë mysafir. E gjithë kjo vendos dimensionin politik në gjithë këtë ngjarje dhe ky është provokim politik,” thekson shefi I diplomacisë serbe Ivica Daçiq pak minuta para mesnatës duke vulosur edhe përfoljet nëpër mediat serbe se Olsi Rama ishte arrestuar sepse atij I ishte gjetur pulti i fluturakes tek çantat personale, edhe pse kjo çmenduri e huliganit më të madh nga qeveria e Serbisë do të përgënjeshtrohet për vetëm dy orë kur “I arrestuari” i Daçiqit do të zbres në Tiranë. Por Daçiq nuk qanë kokën për paturpësinë e një shefi të diplomacisë serbe sepse nuk është as I pari dhe as I fundit ndërsa shton se gjatë gjithë ditës së martë diplomatët e BE-së kishin bërë presion që tifozët shqiptarë që ishin ndaluar nga autoritetet serbe në aeroportin e Beogradit në lejohen të shkojnë në stadium edhe pse nuk kishin bileta dhe shton: “Serbia nuk ka kurrfarë përgjegjësie për ndërprerjen e kësaj ndeshje!”
Kryeministri dhe Presidenti…
Njohës të shumtë të rrethanave ballkanike e kanë të qartë se mosdënimi i Beogradit zyrtar për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe keqtrajtimin, përdhunimin dhe vrasjen e miliona kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve gjatë luftërave të vitit 1990 nga ana e Brukselit zyrtar kanë krijuar një shtet serb monstër me vetëdije kriminale të popullsisë.
Dhe për fat të keq, BE edhe me këtë rast mbyllë sytë dhe kërkesës së Daçiqit dhe kryeministrit Vuçiq i cili nuk po prononcohej para reagimit të Brukselit i përgjigjet me përulje të thënë nga goja e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. BE është e zhgënjyer, thekson Kocijançiq për shkak të ndërprerjes së ndeshjes së futbollit në mes të Serbisë dhe Shqipërisë pas provokimeve, por lavdëron profesionalizmin e pushtetit serb të dëshmuar në këtë situatë ndërsa përgënjeshtroj Daçiqin se BE është përgënjeshtruar në çfarëdo lloj mënyrë në këtë incident: “Hedhim poshtë deklaratat e disa mediave serbe për rolin e BE në këtë rast. BE nuk ka kurrfarë lidhje me incidentin në stadium,” tha Kocijançiq duke mos specifikuar se deklaratat e mediave serbe në fakt ishin citime të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ndërsa theksoi se BE konsideron se politika nuk duhet të udhëhiqet nga provokimet në stadium: “Theksojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përshëndesim vizitën e paralajmëruar të kryeministrit Rama në Serbi.”
Kaq i mjaftoi kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për tu sqaruar se pse në qeveri ka huliganë. Pam më keq se dy huliganët e Udovçiq dhe Daçiq, shefi i tyre Vuçiq thekson se incidenti në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte një aksion i organziuar me qëllim të shkatërrimit të stabilitetit në Serbi dhe rajon dhe në çast i gjënë edhe fajtorët: “ Qëllimi i ekstremistëve shqiptarë ishte që Serbia të tregohet si vend i padurueshëm ndaj diversitetit dhe që të përçmohen gjithë qytetarët e saj,” thekson Vuçiq duke nxjerrë nga goja vrerin sade, Made in Serbia: “Kanë dashur ta shkelin dinjitetin tonë, por ne e kemi ruajtur fytyrën tonë dhe bandave të zyrtarëve të rremë shqiptar që ishin në tribunën VIP I kemi treguar dallimin në mes të neve dhe atyre. Shteti do të merr të gjitha masat e parashikuara me ligj që të dënohen të gjithë kryesit për të cilët vërtetohet se kanë kryer vepra penale,” tha Vuçiq duke shtuar se tri orë para incidentit kishte informuar zyrtarët e Brukselit se shqiptarët po përgatisin provokime dhe incident të rëndë.
Nuk është e qartë se pse autoritetet serbe që sipas Kocijançiqit u treguan shumë profesionale, ishin në dijeni dhe lejuan incidentin në stadiumin ku po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri, por shefi i huliganëve të qeverisë nuk përfundoi me kaq. “Do të luftoj për të drejtat e popullit tim që të më shaj dhe ofendoj, por kurrë nuk do ti lejoj askujt nga jashtë që të përçmoj popullin tim,” duke pritur edhe raportin zyrtar të BE-së ndërsa paralajmëroi se kurrë nuk do ta pranoj që të dyja palët janë fajtore, dhe sikur Ministri I Punëve të Jashtme të Serbisë konstatoi se incidenti në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte provokimi më rëndë politik ndërsa pyeti se çfarë do të ndodhte sikur të shpalosej nga serbët flamuri i Serbisë në Tiranë: “Çfarë do të thoshin disa në BE dhe SHBA sikur ne të qonim tifozë në Tiranë me simbolet e Serbisë së madhe dhe ato çetnike. Po kjo do të ishte skandal për gjithë botën!”
Marrëzira të tilla tha edhe në rrjetin amerikan CNN ku fajtor ekskluziv bëri palën shqiptare dhe tha se pret edhe falje nga Tirana zyrtare. Meqë shefi i diplomacisë shqiptare doli dhe foli për këtë rast ashtu si edhe kryeministri dhe asnjëri nuk i dha përgjigje shefit të huliganëve të qeverisë së Serbisë, duhet të kujtojmë Vuçiqin se flamuri serb u shpalos në ditën e përurimit të Katedrales ortodokse Shqiptare në Tiranë, pak çaste pasi Patriarku serb Irinej përsëriti se Kosova është Serbi. Jo vetëm që nuk reagoi njeri as edhe një diplomat i huaj, por ata edhe në mënyrë të sforcuar publikuan në mediat serbe se si u shpalos “flamuri madhështor I Serbisë së madhe”! Vuçiq nuk kërkoi falje, për këtë rast nuk foli Kocijançiq e as ambasadori I Rusisë në Tiranë, madje nuk u dëgjua ndonjë lëvdatë as për qeverinë anemike shqiptare që me përbuzje po I shikonte ca serbë të marr që kishin një flamur që nuk e kuptoi njeri I cilit shtet është, edhe pse nuk u lëshua me ndonjë fluturake të çuditshme mu në zemër të Tiranës.
E për të mos u mjaftuar me marrëzitë e Vuçiqit foli edhe njeriu më I përfolur për primitivizëm në Serbi, Presidenti Tomsilav Nikoliç. Duke dënuar ashpër incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri Nikoliç kërkoi nga shërbimet e sigurisë, policia dhe dogana që këtë rast ta trajtojnë si “paralajmërimin e fundit” sepse rasti i radhës i këtij lloji mund të ketë edhe viktima në njerëz ndërsa konstatoj se qëllimet e atyre që zbatuan këtë plan ishin që të shkaktojnë trazira në Serbi dhe të destabilizojnë gjithë rajonin. “Serbia ka bërë gjithçka që është e mundur që të kaluarën ta lënë prapa dhe të zhvilloj marrëdhënie të mira fqinjësore ndërsa vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi pritet si shenjë e vendosjes së marrëdhënieve ët jashtëzakonshme,” thekson Nikoliç duke ofenduar jo me fjalët e një huligani të stadiumit por të një rrugaçi siç din vetëm presidenti i Serbisë kur është duke pjekur raki, edhe pse në këtë rast flet nga zyra e presidentit një ditë pas incidentit: “Pas atentatit në vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë Serbi-Shqipëri, është e qartë se Shqipërisë i duhen edhe dekada e ndoshta edhe shekuj të bëhet shtet normal, pa urrejtje ndaj serbëve,” i cili edhe pret nga ky shtet abnormal që të dënohet aksioni i pamend që ka ndodhur në stadium, ku ai mendon se në fluturake ka munguar vetëm një mjet shpërthyes që të krijohet ideja e ndërlidhjes me terroristin numër një në botë dhe shpreh shqetësimin me grafitet në Manastirin e Deçanit dhe praninë e terroristëve shqiptarë në Irak dhe Siri.
Në fund fare, nga kjo e keqe që i ndodhi kombëtares shqiptare në Beograd, sot të gjithë shqiptarët e kuptojnë se nuk ke se çfarë të pret nga një popull që të vret për 100 vjet dhe pret që ti kërkosh falje, i vë flakën flamurit të NATO-s dhe pretendon të anëtarësohet në BE, të rrah në një ndeshje futbolli dhe këtë rrahje e quan atentat të vendosjes së marrëdhënieve të miqësisë, mirësi që tashmë është e qartë se pse nuk ekziston…













