Gjithçka është bërë gati për vizitën shtetërore të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Maltë.
Gjatë qëndrimit të tij atje, Thaçi do të takojë krerët e shtetit të Maltës.
Një ceremoni e madhe protokollare pritet të organizohet në sheshin e famshëm të Vallettas, “St George’s Square”.
Ndërsa, takimet e Thaçit me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, kryeministrin, Joseph Muscat dhe kryeparlamentarin, Angelo Farrugia do të zhvillohen në pallatin “San Anton Palace”.
Për ndër të Thaçit, presidentja e Maltës do të organizojë një darkë shtetërore, e cila do të përmbyllë vizitën dyditore të presidentit të Kosovës në Maltë.
























