Qeveria italiane vendosi mbylljen e palestrave, pishinave, teatrove dhe kinemave, si dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 18:00, përveç ditës së dielë dhe festave. Ndërsa shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të zhvillojnë 75 % të mësimit online. Këto masa do të jenë në fuqi nga 26 tetori deri më 24 nentor.
Kryeministri Conte do të dalë në 13:30 në një konferencë për shtyp, për t’iu adresuar vendit. Më poshtë mund të lexoni të gjitha masat e reja kufizuese të miratuara nga qeveria italiane:
— Restorantet dhe baret do të mbyllen pas orës 18:00. Ndalohet konsumimi i alkoolit dhe ushqimit si në ambjentet e brendshme dhe në ambjentet e jashtme. Lejohen dërgesat në shtëpi. Lejohen të gjitha restorantet me porosi që mund të merren dhe të konsumohen në shtëpi deri pas mesnate.
— Shkollat fillore dhe kopshtet qendrojnë të hapura, ndërsa shkollat 9 vjeçare dhe të mesme duhet të zhvillojnë 75% të mësimit online. Universitetet duhet të ndërthurrin mësimin online me praninë fizike.
— Këshillohen të gjithë qytetarët të mos lëvizin jashtë qytetit ku banojnë, me mjete publike. Përjashtohen vetëm rastet e punës dhe të domosdoshme.
— Mbyllet të gjitha qendrat e qyteteve pas orës 21:00. Lejohet kalimi vetëm për shitësit ambulantë.
— Këshillohet puna nga shtëpia për bizneset dhe administratën publike.
— NDALOHET FESTAT NË VENDE TË HAPURA DHE TË MBYLLURA, QOFTË PËR DASMA DHE PËR CEREMONI FETARE.
— NDALOHEN FESTAT DHE GRUMBULLIMET NË BANESAT PRIVATE.
— MBYLLEN TË GJITHA TEATROT, KINEMATË DHE PARQET TEMATIKE OSE TË ARGËTIMIT.
— MBYLLET PALESTRAT, PISHINAT, QENDRAT E BUKURISË DHE QENDRAT TERMALE. MUND TË PRAKTIKOHET SPORTI VETËM NË AMBJENTE TË HAPURA, VETËM, DHE NË RESPEKTIM TË DISTANCIMIT SOCIAL.
— NDALOHET TË GJITHA VEPRIMTARINË NË SKUADËR, SI NË AMBJENTE TË HAPURA DHE ATO TË MBYLLURA. QENDROJNË TË HAPURA TË GJITHA AKTIVITETET SPORTIVE KOMBËTARE PA TIFOZË.
— MBYLLEN QENDRAT E SKIIMIT, PANAIRET, QENDRAT E KONFERENCAVE.
— QENDROJNË TË HAPURA MUZETË DHE VENDET E KULTURËS, SIPAS PROTOKOLLIT TË SIGURISË.
— KUFIZOHET VIZITAT NË STRUKTURAT E RIKUPERIMIT FIZIK DHE SHËNDETËSOR.




















