Fitore historike e Kombëtares shqiptare. Armando Broja falë një goli të mrekullueshëm i dha fitoren kuqezinjve në Budapest përballë Hungarisë.
Kështu mbetet gjallë ëndrra për një vend në play-off të Botërorit 2022.
Rasti më i mirë ishte në fund të pjesës së parë, por Uzuni nuk shfrytëzoi si duhet edhe pse ishte pozicion jashtë loje.
15 minuta nga nisja e pjesës së dytë Uzuni gjendet në një rast të ngjashëm po gabon sërish përballë portierit hungarez. Vetëm një minutë më pas, del nga loja Uzuni dhe Cikalleshi dhe në fushë hyjnë Manaj dhe Broja.
Në minutën e 80-të, Broja me një diagonale gjen cepin e portës. Dy gola në historinë e Kombëtares shqiptare ndaj Hungarisë, të dy i shënon Armando Broja. Shqipëria mban vendin e dytë në renditje.
Ndeshja minutë pas minute
90 – PERFUNDON SFIDA
79′ GOOOL/ Armando Broja shenon gol spektakolar
75′ Trashi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Nagit.
71′ Zëvendësime për Shqipërinë, largohen Cikalleshi dhe Uzuni, në vend të tyre, Manaj dhe Broja.
65′ E pabesueshme, Uzuni shpërdoron rastin e dytë më të mirë të ndeshjes
58′ Gjasula ndëshkohet me karton të verdhë
53′ Sulmuesi Cikalleshi rrëmben një top nga mbrojtja hungareze, por nuk finalizon si duhet
49′ Salloi rrezikon portën e kuqezinjve, por topi kalon pranë shtyllës
45 – PERFUNDON PJESA E PARE 0-0
42′ Uzuni shpërdoron rastin më të mirë të ndeshjes. Portieri i devijon topin
33′ Bie disi ritmi i lojës, dy skuadrat jo të organizuara mirë, gabojnë edhe në pasime
29′ Shqipëria shfaqet më dominuese këto minuta, mungon finalizimi
25′ Mbrojtësi Ismajli tregohet vendimtar me lojën e tij, bllokon sulmin e hungarezëve
21′ Shqipëria fillon të shpërndajë lojën nga krahët, ku Hysaj dhe Trashi duken tepër aktivë
16′ Cikalleshi provon të kalojë mes dy kundërshtarësh por i hiqet topi nga këmba
12′ Kuqezinjtë tentojnë një skemë në goditje dënimi, por topi bllokohet nga hungarezët
8′ Topi lëvizet në mesfushë nga të dy skuadrat, nuk ka raste të rrezikshme
5′ Rrezikon Ismajli në mbrojtje me një top jo të mirë të pasuar tek Kumbulla
3′ Fillimi është i mirë për kombëtaren shqiptare, të vendosur mirë në fushë, duke mos lënë hapësira.
1′ Starton sfida Hungari – Shqipëri

FORMACIONET
Shqipëria (3-5-2): Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Gjasula, Çekiçi, Bare, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Edi Reja
Hungaria: Gulacsi, Orban, Botka, Szalai, Nagi, Schafer, A.Nagy, Nego, Sallai, Szobolaski, Salloi, Trajner: Marco Rossi




















