• Latest
  • Trending
  • All

Dëshmitë e Viktor Çamit

13/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dëshmitë e Viktor Çamit

13/06/2025
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
Viktor Çami, i cili vdiq para ca ditësh në Angli, ka qenë njeri i dijshëm, i dashur dhe patriot. Viktori ka lindur në Vjenë nga nëna austriake kurse babai i tij ka qenë Aziz Çami. Siç shihet nga mbiemri, Azizi ka qenë nga Çamëria, i lindur në fshatin Janjar të rrethit të Konispolit. Në vitin 1920 Azizi ka qenë komandant i forcave shqiptare në Luftën e Vlorës pasi që kishte të kryer akademinë ushtarake në Torino të Italisë. Më vonë ai i bashkohet KONARE-s (Komitetit Revolucionar) së bashku me Hasan Prishtinën, Fan Nolin, etj. Në vitin 1931 Azizi ka qenë njëri nga atentatorët ndaj Ahmet Zogut që ndodhi në shkallët e Operës në Vjenë. Në vitin 1943 komunistët e vranë Azizin në Tiranë pasi që ai ishte anëtar i rëndësishëm dhe nga komandantët kryesor i forcave të Ballit Kombëtar.
Nga kjo vrasje, biri i tij Viktori, së bashku me nënën, detyrohen të kthehen në Vjenë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Viktori punësohet në BBC. Pasi që ishte njohës i mirë i disa gjuhëve, përfshirë shqipen dhe gjuhën amtare (gjermanishten), nga viti 1976 deri më 1990, Viktori ka punuar si përkthyes dhe analist në ambasadën amerikane në Vjenë dhe Londër. Me fjalë tjera, Viktori ka qenë njeri afër informatave që janë filtruar nga diplomatët amerikanë në Vjenë dhe Londër. Duke u bazuar në këtë njohuri, ai e ka shkruar librin ‘Letra nga Mërgimi’ që janë dëshmi interesante dhe të rëndësishme.
Më poshtë mund t’a lexoni një fragment nga libri i tij, që ka të bëjë me mendimet e tija për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë dhe jehonën e tyre në Shqipëri dhe në botë:
Kosova dhe qëndrimi i shtetit shqiptar më 1981
Të gjithë analistët janë dakord se kyçi i gjithë enigmës shqiptare, në çdo fazë të zhvillimeve, është dhe mbetet çka njihet si “Faktori K”, dmth, Kosova. Pas heqjes së Rankoviqit dhe “liberalizimit” në Kosovë (pikërisht në atë kohë që mbyllej sekcioni shqiptar i BBC-së) dhe që kishte natyrisht objektiva strategjikë të caktuar, pritej një ndikim në Shqipëri, herët ose vonë, sidomos pas prishjes me Kinën. E kundërta ndodhi: Faktori K shpërtheu fuqishëm më 1981. «Zëri i popullit» botoi artikullin: „Pse u përdor forca policore në Kosovë?” Filloi të „digjet stralli“ nën këmbët e titistëve. Reagimi në botë ishte: në fillim habi, pastaj nervozizëm, alarm, gati panik. Ishin bërë llogaritë pa hanxhinë! Po na prishej balanca e vendosur në Jaltë! Vetëm atëherë filloi bota (njëlloj si Lindja edhe Perëndimi) për herë të parë ta vështrojë Shqipërinë „seriozisht.
Duhej rivlerësuar gjendja. Duhej vendosur çfarë qëndrimi të mbahej ndaj këtij zhvillimi të ri dhe krejt të papritur. U vendos (njëlloj në Lindje si në Perëndim) se ngjarjet në Kosovë nuk ishin në interes të fuqive të interesuara: u denoncuan si shprehje të “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar“. U këshilluan kosovarët të rrijnë urtë dhe të ulin kokën, të nënshtrohen. Pozitat e Beogradit u mbështetën prej të gjithëve, hapur ose jo hapur: ishin shqiptarët fajtorë! Kur u mbajt Kongresi i tetë i PPSH në 1981 (i fundit për Enver Hoxhën) parulla e vëzhguesve ishte: „Kosova zien … E gjithë bota i ka drejtuar sytë kah Tirana“. Pritej se ç’do të thoshte “Shqiptari më i madh i të gjitha kohërave”, se çfarë qëndrimi do të mbante Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.
A mund të më thoni, miku im i dashur – në këto rrethana – se Enver Hoxha mund të kishte hequr qoftë edhe një presje të vetme në pjesën përkatëse të raportit të tij? Ai e dinte fare mirë se presionet do të intensifikoheshin në maksimum po të mos hiqte dorë nga përkrahja e tij për lëvizjen kosovare. Ai e dinte fare mirë efektin që do të kishte një bllokadë ekonomike (e pashpallur, natyrisht) mbi ekonominë shqiptare dhe mbi perspektivën e rritjes, nivelin e jetesës, gjendjen e brendshme, e tjera. Ai e dinte fare mirë se do të shtoheshin problemet ekonomike dhe sociale dhe, rrjedhimisht, se mund të dilnin në sipërfaqe edhe tensione politike, sidomos pas largimit të tij nga skena (nuk ishte në gjendje shëndetësore të mirë qysh atëherë). Kjo dihej edhe këtej.
Por ai dhe shteti shqiptar nuk mund ta ndryshonin pozicionin as edhe një centimetër. E vetmja gjë që mund të bënin ishte të prisnin derisa bota e jashtme (Lindje dhe Perëndim) të ndryshonte qëndrimin e saj, derisa të ndryshonin kushtet politike objektive në botë. Enver Hoxha nuk mund t’u thoshte kosovarëve nga tribuna e Kongresit: “Ore djema, ulni kokën dhe shtrohuni si bagëtia se s’kemi si t’ju ndihmojmë, nuk ja delni dot me kërkesat tuaja, sado të drejta“. Dhe për të gjitha këto u penalizuan Shqipëria dhe shqiptarët. Kjo është mënyra se si interpretohen ngjarjet në botë. Politika është thjesht kalkulim i interesave, konjukturave, dhe i balancës së forcave.
[…]
Ndoshta më mashtron kujtesa, por kam përshtypjen se artikulli me titull: “Pse u përdor dhuna policore në Kosovë?“ u botua 7 ditë pas shpërthimit në Prishtinë. Do të thosha se partia dhe shteti shqiptar nuk mund të reagonin menjëherë, duke dhënë kështu përshtypjen se ishin të përgatitur. Ekzistenca apo jo e divergjencave në udhëheqjen shqiptare ishte natyrisht diçka që preokuponte në atë periudhë edhe të gjitha qarqet e interesuara kudo në botë. Është për t’u habitur si nuk ka pasur deri më sot asnjë informacion publik mbi këtë çështje. Diku duhet të ketë një farë dokumentacioni për këto çështje jashtëzakonisht të rëndësishme; dikush në dijeni të fakteve duhet të ketë hapur gojën pas gjithë këtyre viteve. Mister! Enigmë!!
Për sa i përket vërejtjes suaj: “asnjë reagim zyrtar i Tiranës për gjakosjen e Kosovës në OKB..“. mund të vë në dukje vetëm se OKB-ja nuk ka mandat të merret me çështje të brendshme të një shteti, përveç kësaj, dihet se OKB-ja edhe në atë periudhë dominohej nga fuqitë e mëdha, anëtare të Këshillit të Sigurimit. Dihet edhe se ngjarjet në Prishtinë nuk u pritën aspak me kënaqësi nga asnjë prej këtyre fuqive. Do të thosha bile se efekti i këtyre ngjarjeve shkaktoi gati një panik të vërtetë në disa qarqe. Ju e dini fare mirë se demonstratat u denoncuan nga pothuajse i gjithë shtypi perëndimor si “manifestime të nacionalizmit, separatizmit dhe irredentizmit shqiptar“. Kosovarët u denoncuan (pikërisht si thoni edhe ju) si “elementë destabilizues!“ Gjendja ndryshoi vetëm më 1989, në kohën e ngjarjeve të Trepçës, kur nuk ishte më e mundur të mbulohej dielli me shoshë!
Post Views: 6,151
Previous Post

Fotografia problematike

Next Post

Ministri i Jashtëm britanik zbulon planet e grupit terrorist serb: Nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, grupi i Banjskës do të…

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
26/10/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ministri i Jashtëm britanik zbulon planet e grupit terrorist serb: Nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, grupi i Banjskës do të…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.