• Latest
  • Trending
  • All

Qeveria refuzoi pagesat/ Veliaj prek buxhetin e arsimit për inceneratorin e Tiranës

16/09/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 8 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria refuzoi pagesat/ Veliaj prek buxhetin e arsimit për inceneratorin e Tiranës

16/09/2023
in Aktualitet

Kryebashkiaku Erjon Veliaj është detyruar këtë të premte të marrë përsipër një akt të vështirë, në një moment të sikletshëm që lidhet me inceneratorin e Tiranës. Në një kohë që SPAK ka sekuestruar pronën dhe po heton zyrtarët që u përfshinë në grabitjen e fondeve shtetërore, Veliaj kërkoi që Këshilli Bashkiak të kalojë 600 milion lekë pagesa të prapambetura për inceneratorin.

Në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj shpërtheu në të bërtitura dhe fyerje ndaj këshilltarëve të opozitës që kundërshtuan pagesën qindra miliona lekë për inceneratorin që nuk ekziston.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Fillimisht kryebashkiaku nxorri pagesat e Bashkisë së Kavajës për inceneratorin. Me dy tabelat në duar, ai u tha këshilltarëve të opozitës se po përdornin standarte të dyfishta.

“Bashkia e Kavajës në 22 Gusht e ka paguar inceneratorin 22 milion lekë. Që e drejtojnë këta. Pra këta thonë në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që vajtën të parët të paguajnë lekët, por Tiranën duan ta lënë pis. Këta janë ca hipokritë” nisi të bërtasë Veliaj në mbledhjen e Këshillit.

I ndërgjegjshëm se paralelizimi me Kavajën nuk mjafton, pasi ai personalisht ka marrë përsipër pagesat në emër të të gjitha bashkive, Veliaj kaloi në akuza politike.

“Është turp që çuna të rinj i japin fytyrën Saliut, turp që goca të reja i japin fytyrën Ilir Metës. Nuk ka drekë falas. Edhe kur e menaxhon shteti ka kosto. Bashkia e Tiranës është më e pastër se sa kur e latë ju, është qyteti më i pastër në Ballkan” tha Veliaj mes zhurmës dhe thirrjeve që përfshinë sallën e Këshillit Bashkiak.

Por kur këshilltarët bashkiakë i kujtuan hetimin e SPAK dhe sekuestrimin e inceneratorit, Erjon Veliaj kaloi në akuza banale.

“Siç vajtët me tanga, me rexhipeta me rroba banjo në 22Gusht ta paguanit, tani ne që jemi vesh me kostum do shkojmë ta paguajmë. Se nuk mund ta lënë Tiranën në dorë të zhulsave” thirri kreu i bashkisë, para se të dilte nga salla.

Acarimi i Erjon Veliajt për pagesën prej 600 milion lekësh për inceneratorin e Tiranës ndodh për disa arsye. Pagesa shtesë pëpr inceneratorin e Tiranës këto ditë është një lëvizje e rrezikshme, që e ekspozon edhe një herë Veliajn përballë hetimeve të SPAK.

Së pari, pagesa që Veliaj detyrohet të paguajë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës ndodh sepse qeveria Rama i ka lënë në dorë “pataten e nxehtë” që hetohet nga SPAK. Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku ka refuzuar të bëjë pagesën këtë vit ndryshe nga sa ka bërë në vitet e shkuara. Në një dokument të publikuar nga Tedi Blushi, këshilltar i PL në Këshillin Bashkiak të Tiranës pasqyrohet përgjigjia e Ministrisë së Financave që Veliaj t’i bëjë pagesat nga buxheti i bashkisë. Përgjigjia është dhënë në datën 4 Shtator në kushtet e emergjencës në Sharrë.

Refuzimi i Ballukut e vendos Veliajn në një pozicion të vështirë për shkak të momentit ku janë hetimet e SPAK. Pasi ka sekuestruar inceneratorin, prokuroria po heton zyrtarët që i hapën rrugë koncensionit në bashkëpunim me Klodian Zoton, që ishte pronari real i inceneratorit të Tiranës.

Së dyti kryebashkiaku Veliaj është përgjegjës direkt për faturat e fryra të inceneratorit të Tiranës, sepse ka pranuar pagesën prej 29 euro për ton megjithëse mbetjet nuk digjen. Veliaj ka firmosur personalisht angazhimin financiar të bashkisë së Tiranës, madje duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak. Përveç kësaj, çdo ndërtues në Tiranë detyrohet të depozitojë dherat dhe mbetjet e ndërtimeve në incenerator.

Së treti, Veliaj detyrohet të bëjë një akt që ia rrëzon propagandën e investimeve në shkolla dhe kopshte në Tiranë. Këshilltarët bashkiakë të opozitës zbuluan se për të paguar 600 milion lekët e inceneratorit të Tiranës, Veliaj ka prekur buxhetin e arsimit. Sipas tyre, 420 milionë lekë janë hequr nga zëri i arsimit dhe 180 milionë lekë i ka hequr nga fondi i emergjencës për  të çuar paratë në kompaninë që mneaxhon inceneratorin e Tiranës.

Inceneratori i Tiranës nuk ekziston, pasi kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit nuk e kanë ndërtuar megjithëse kanë marrë paratë prej thuajse 6 vitesh. Pas vendosjes së sekuestros nga SPAK, pritet që përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë.

Në dosjen që SPAK hartoi për të arrestuar Arben Ahmetajn bëhej një skaner edhe për procedurat që u ndoqën për koncensionin e inceneratorit të Tiranës. Në emailin e Klodian Zotos u zbuluan komunikimet e tij me njerëz të afërt më Veliajn./Lapsi.al

Post Views: 79
Previous Post

Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës, jo të gjitha marrëveshjet mund t’i pranojmë

Next Post

Kur Europa festonte 500 vjetorin e Skënderbeut në Romë dhe Papa Pali i VI , priste shqiptarët dhe At Valentinin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kur Europa festonte 500 vjetorin e Skënderbeut në Romë dhe Papa Pali i VI , priste shqiptarët dhe At Valentinin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.