• Latest
  • Trending
  • All

Nata e errët e shpirtit të Nënë Terezës përcaktoi të gjitha vendimet e saj, sipas studimit të fudit nga Birminghami

08/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 24 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nata e errët e shpirtit të Nënë Terezës përcaktoi të gjitha vendimet e saj, sipas studimit të fudit nga Birminghami

08/02/2019
in Aktualitet
  • Vendimi për tu bërë murgeshë dhe errësira shpirtërore e Nënë Terezës ishin pasoja të traumave të fëmijërisë
  • Kurimi nga zbrastësia shpirtërore ishte preokupim i murgeshës gjatë gjithë jetës
  • u motivua nga qëllimi për t’i shërbyer shpirtit të saj

Studimi i ri i ndërmarrë nga Gëzim Alpion i Universitetit të Birminghamit konkludon se nata e errët e shpirtit të Nënë Terezës filloi në fëmijërinë e saj dhe se ajo u gërrye nga dyshime për ekzistencën e Zotit deri në momentet e fundit të jetës.

Dr Gëzim Alpion, i Departamentit të Politikave Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë, në studimin e tij të ri shkruan se disa nga arsyet përse Nënë Tereza nuk foli kurrë për jetën e saj private dhe të familjes ishin traumatizimi nga helmimi i babait të saj nga nacionalistët sllavë në vitin 1919 kur ajo ishte nëntë vjeç, rekrutimi i vëllait të saj në ushtrinë fashiste të Benito Musolinit, dhe kujdesi për të mos rrezikuar nënën dhe motrën e saj që jetonin në Shqipërinë komuniste.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Alpion sugjeron se nata e errët e shpirtit e Nënë Terezës përcaktoi të gjitha vendimet e saj, përfshirë vendimin për tu bërë murgeshë, zgjedhjen e Indisë si destinacion, largimi nga urdhëri i Loretos, themelimi i kongregatës Misionaret e Bamirësisë, dhe zgjerimi i aktivitetit të saj jashtë Indisë duke filluar nga viti 1967. Për të ilustruar këtë, Alpion konkludon se edhe projektet që Nënë Tereza ndërmori në Australi, fillimisht në vitin 1969, ishin një përpjekje tjetër për tu çliruar nga zbrastësia shpirtërore në një kohë kur po e kuptonte gjithnjë e më shumë se kjo ishte diçka e pashërueshme.

Dr Gëzim Alpion thotë: “Nënë Tereza vendosi të bëhej murgeshë dhe zgjodhi Indinë si destinacion jo thjesht apo kryesisht për tu shërbyer të varfërve por, mbi të gjitha, me shpresë se, nëpërmjet të vobektëve, do të gjente Zotin elusiv dhe se do të arrinte t’i jepte fund natës së errët të shpirtit. Përkushtimi i saj ndaj të varfërve ishte konstant deri në fund. Megjithatë, të varfërit, anëtarët e kongregatës së saj, dhe vullnetarët ishin ‘instrumente’ me ndihmën e të cilëve ajo shpresonte të çlirohej nga terri i ‘natës së shpirit’.”

“Ndryshe nga pretendimet e hagiografëve, kriza shpirtërore e Nënë Terezës nuk filloi pas themelimit të kongregatës së saj në 1950 por nga viti 1919 deri 1922, periudhë gjatë të cilës, bashkë me babain, ajo humbi edhe 8 pjesëtarë të familjes së dajës së saj në Shkup. Prezenca e vazhdueshme e vdekjes në fëmijëri patën një efekt traumatik në gjendjen e saj shpirtërore, dhe marrëdhëniet e saj me anëtarët e familjes, kombin dhe veçanërisht me njerëzit në nevojë.

“Nënë Tereza nuk u kurua kurrë nga dyshimet për ekzistencën e Zotit. Pavarësisht këtyre vështirësive, ajo gjithmonë e konsideronte të shenjtë dinjitetin e çdo qënie njerëzore.”

Disa nga këto konkluzione janë përfshirë në studimin e fundit të Alpion titulluar ‘Përse ikonat moderne fetare mungojnë në studimet e famës?’, që sapo është botuar në revistën shkencore Celebrity Studies (Routledge).

Sipas Alpion, anashkalimi i personaliteteve fetare në studimet e famës është i pajustifikueshëm po të kihet parasysh ndikimi në rritje i kulturës së famës në jetën e përditshme si dhe influenca që ajo po ushtron prej kohësh edhe mbi fenë.

Në këtë studim, Alpion njofton për herë të parë ekzistencën e një anëtarje të panjohur deri më sot të familjes së Nënë Terezës në Australi, kushërirës së saj të parë e cila u adoptua nga nëna e murgeshës si jetime në moshën 6 vjeçare, gjë të cilën Alpion e mësoi filimisht gjatë vizitës së tij në Melburn në 2011.

Që nga ajo kohë, Alpion po e përdor informacionin nga ky burim dhe burime të tjera për të shkruar studimin ‘Rooting Mother Teresa: The Saint and Her Nation’(‘Në Kërkim të Rrënjëve të Nënë Terezës: Shenjtorja dhe Kombi i Saj’), që do të botohet në fund të 2019-tës. Vitin tjetër, Alpion do të përfundoj librin për motrën e harruar të Nënë Terezës në Australi.

Në monografinë e tij të mirënjohur ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ (‘Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?’), që u botua në 2007, Alpion argumentoi për herë të parë se besimi dhe aktivitetet e murgeshës duhen parë në kontekstin e influencës së traditës familjare dhe kombëtare në jetën e saj si misionare, temë e cila është në qendër të studimit të ri të përmedur më lart.

Mother Teresa, e cila njihet nga Kisha Katolike Romake si Shenjt Tereza e Kalkutës, ishte një murgeshë shqiptare në Indi, e lindur në 1910 në Shkup, që ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës.

Në 1928, pasi qëndroi disa javë në Irlandë, në moshën 18-vjeçare, ajo udhëtoi për në Indi ku kaloi pjesën më të madhe të jetës deri kur vdiq në 1997.

Post Views: 87
Previous Post

Presidenti Wilson nuk lejoi zhbërjen e kombit shqiptar

Next Post

Gazeta serbe: Pesë skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gazeta serbe: Pesë skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.