• Latest
  • Trending
  • All

Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit”

27/11/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 20 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit”

Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit”

27/11/2018
in Edukimi, Histori, Kulture

Kongresi i Manastirit (14–22 nëntor 1908) ishte ndër kuvendet më të rëndësishme në gjithë historinë politike dhe kulturore të kombit shqiptar. Çështja kryesore ishte njësimi përfundimtar i alfabetit shqip, i cili qe i domosdoshëm për bashkimin e kombit. Kur flitet për këtë kongres, emri i Parashqevi Qiriazit duhet të nderohet po aq sa edhe burrat e Komitetit. Si përfaqësuese e Shkollës së Vashave të Korçës, ajo ishte e vetmja delegate femër në Kongres. Ajo u zgjodh sekretarja e Komitetit, duke punuar gjithë ditën me të njëmbëdhjetët. Në vitin 1909, Parashqevia shkroi “Himnin e alfabetit”, botoi një abetare me alfabetin e ri, si edhe themeloi shoqërinë kombëtare për gra, “Yll’ i Mëngjezit”. Më vonë, në Amerikë ajo botoi një gazetë me të njëjtin emër (1917-1920), e cila trajtonte tema patriotike, kulturore dhe arsimore për kontekstin shqiptar dhe amerikan. Në pothuaj çdo numër botohej abeceja shqip, që të përhapej dhe të kuptohej. Deri tani, është hamendësuar se Parashqevia e ka kompozuar vetë Himnin e Alfabetit, ose se e ka huazuar nga një marsh francez. Por cila është origjina e vërtetë e kësaj muzike?

Midis viteve 1900–1901, këngës iu shtuan ca strofa të reja, jo më për sportin, por për vitet e shkollës, për krenarinë e të qenët student në Kolegjin Yale, për miqësitë që krijoheshin në kolegj, si edhe për besnikërinë që një student duhet të tregojë “ndaj Zotit, atdheut dhe Yale-it”, teksa largoheshin e niseshin për të punuar në “botën e turbullt si deti”.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Më 1904, Parashqevi Qiriazi, si edhe motra e saj e madhe Sevasti, u diplomua në një kolegj amerikan protestant për vajza në Stamboll – Constantinople Women’s College (Sevastia u diplomua më 1891). Duhet të hamendësojmë se pedagogët amerikanë të këtij kolegji e kishin sjellë në Stamboll këngën e Kolegjit Yale për të frymëzuar studentet, dhe se Parashqevi Qiriazi duhet ta ketë dëgjuar e kënduar këngën.

Kur erdhi koha që Parashqevisë i duhej një muzikë e mirë për të frymëzuar shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ruajtur besën e dhënë në Kongresin e Manastirit, përballë trysnisë së krijuar nga xhonturqit, të cilët kundërshtonin alfabetin e ri, ajo e shfrytëzoi melodinë që ende oshtinte në kokën e saj prej vitesh, duke qenë e sigurt se kjo muzikë mund të këndohej lehtë dhe se do të kujtohej për një kohë të gjatë, deri në ditët tona!

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e Parashqevi Qiriazit:

Për në Kongresin e Parë të Manastirit, Komisioni pregatitor ftoi edhe motrën time Sevasti të përfaqësonte shkollën shqipe të vajzavet në Korçë. Vjeshtën e motit 1908, për shkak të rrethanavet politike të krijuara me shpalljen e regjimit konstitucional në Turqi, shkolla jonë u çel me një numër shumë më të madh studentesh se sa në vjetët e robërisë. Puna e shumë për të zmadhuar shkollën dhe internatin e penguan drejtoreshën të largohet prandaj ajo ma delegoi mua të drejtën e mandatin për të perfaqësuar shkollën e vajzavet të Korçes në këtë Kongres të Parë Kombëtar, sikundër u quajt atëhere prej shqiptarëvet. Si dihet, inisiativen e mori Kllubi i Manastirit “Bashkimi”, i cili u themelua fill pas Hyrietit, dhe vellai im Gjergj Qiriazi pati luajtur rolin kryesor.

Qyteti i Korçës në këtë mbledhje të shënuar dërgoi përfaqësues, Mihal Gramenon, Gligor Cilkën, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua që isha nuk munda të udhëtoja vetëm, pra mora shoqen time Fillomenen A. Bonoti të më shoqëronte n’atë mision i […].

Nuk do të flas këtu mbi vështirësitë …[që] paten hasur im vella Gjerasim me motrën Sevasti, për të çelur shkollën shqipe të vajzavet e për ta mbajtur hapur njëzet vjet me radhë gjatë sundimit tiranik të Sulltan Hamitit. Përpara shpalljes së Hyrietit shkollat shqipe nuk munden të vazhdojnë pa ndërprerje as për djemt e të krishterëve, dhe sa për djemt e mohamedanëvet, atyre u qe ndaluar kategoresisht të mësonin shkrim e këndim në gjuhën amtare. Dhe vete me mësueset e shkollës kur delnim nga shkolla, Mitropoliti grek porositi rrugaçët të na shanin “Masonka, Protestante, Papiste” me gjithë se nuk ishim asgjë tjetër veç se shqiptare patriote. Në një kohë të këtillë, pra, kur sundonin kushte barbare për femrat, pa të drejta politike për ato, dhe gratë muhamedane në rrugë s’mund të delnin pa ferexhe. Plotësish e pa mundur dhe e pa dëgjuar që një grua të delte sheshit në një kongres burrash. …

Im vëlla Gjergji qe këshilltari kryesor i Kllubit “Bashkimi” dhe inisiator kryesor i Kongresit, ai më keshilloi të mos ekspozohesha në Kongres e të mos dilnja në tribunë. Ai qe burrë i urtë dhe i mençur dhe me kulturën e tij të gjerë kish fituar simpatinë e miqve të Shqipërise edhe mund të them respektin e të huajve. Me gjithë këto pengesa mua prapë mu dha një rast i mirë të shërbenj në Komisionin që zgjodhi Kongresi për të caktuar abecenë. Ky komision i bënte mbledhjet në shtëpi të Gjergj Qiriazit i cili qe edhe kryetar i tij.

Nëna jone, Maria, ishte e pamundur, por unë ndihmoja zonjen e Gjergjit për të pritur e përcjellë … anëtarët e komisionit të cilët punonin me ditë të tëra të veçuar për të shikuar çeshtjen e alfabetit, por edhe dhashë dorë duke mbajtur shënime për Komisionin. Por puna ime gjatë Kongresit qe efemere [d.m.th. “që nuk zgjat më shumë se një ditë”, D.H.]. Ajo që mbeti në formë konkrete dhe e dobishme prej dorës sime, punë e frymëzuar prej Kongresit të Parë të Manastirit, është botimi i abetares sime të hartuar sipas rregullave që vendosi Kongresi vetë. Kjo abetare, e para e llojit të saj, doli pas disa muajve dhe u lajmua prej shtypit kombëtar si një punë e vlefshme. “Bashkimi Kombetar” me 5 të Vjeshtësë Tretë 1909 shkruante: “Kjo libre e vogël me 32 faqe dhe me 18 fytyra eshte radhitur bukur e pas [?…] me abecenë që vendosi Kongresi i Manastirit”. Abetarja vërtet mbajti çmimin 20 para copa por e vërtete është se ajo u shpërnda gratis jo vetëm të [?…] por edhe në gjithë nxënësit e shkollavet shqipe të atëhershme.

Që në Kongresin e Manastirit turqit edhe grekërit treguan planet e tyre ndaj shqiptarëvet. Bënë çmos që të merret alfabeti arab edhe grek për të shkruar gjuhën shqipe. Për të luftuar punën e vlefshme të Kongresit të Parë të Manastirit dhe për të penguar mbrothësinë e popullit shqiptar t’arsyer me gjuhën amtare, xhonturqit nisën fushatën kundër abecesë shqipe duke botuar një abetare të tyren me shkronja arabe. E zemëruar nga kjo punë e keqe e xhonturqvet kundër abecesë aty për aty shkrova himnin e alfabetit kombëtar i cili u këndua në katër anët e Shqipërisë më 1909: 

Sot ësht’ dita shqipëtare
të përpiqemi
Alfabetin ton’ të mbrojmë,
Shpejto burrani.
Shkronjat tona jan’ të arta,
Këto duamë.

Refreni:
Shqipëri, atdhe i dashur
Ne s’të lemë ty të varfër.
Shkronjat ton’ kanë për të mbrojtur
Me gjithë shpirt shqipëtarisht.

Arëmiqtë o shqipëtarë po përpiqenë
Shkronjat turçe dhe gërqishte
Të na japinë.
Le t’i mbajnë ato për vete,
Kemi tonatë.

Ata duan shqiptarë ndarjenë tonë.
Këtë punë shumë kthjellet e treguanë.
Ngrihuni pra
t’u tregoni se ju s’i ndroni

Udhëtimi nga Korça për në Manastir e bëmë atë kohë me dy ditë. Nuk më del nga mendja nata që ngrysënë në han të Stenjës. Katër burra dhe dy gra në një kthinë trualli pa tavan e pa oxhak. Me rrobat e udhës e me pallton e madh krahëvet u mblodhëm të gjithë rreth zjarrit të ndezur në mes të vatrës me tymin që ntrashej sa me shumë, se s’kish nga të dilte. Natën e gdhime me biseda kombëtare dhe rreth çështjes abecesë dhe herë-here duke dëgjuar ndonjë shaka prej xha Mihalit [Grameno] i cili ndërsa dërdhnim lot prej tymit, përpiqej të na bënte të qeshnim. Kur arrimë në Manastir një ditë para se të çelej Kongresi qemë pa gjumë e të lodhur prej udhës. Edhe ky udhëtim edhe Kongresi vetë më shtynë të mendohem se ç’duhej bërë për ta shpëtuar gruan nga gjendja në të cilen kredhej. Përveç Abetares dhe Himnit të Alfabetit, vendosa ashtu e heshtur, që kur të kthehesha në Korçë, të ftonja shoqet e mija të qytetit dhe së bashku të fillonim organizimin e një shoqërie kombëtare për gruan. Brenda vitit e themeluam, me emrin “Yll’i Mëngjezit” me qendër në Korçë edhe me degë nepër qytetet e tjera të Shqipërisë.

Post Views: 101
Tags: alfabetiKongresi i ManastiritParashqevi Qiriazi
Previous Post

Dokument që mund të ndryshojë historinë e Shqipërisë: Pavarësia s’është shpallur më 28 nëntor në Vlorë

Next Post

Shqipëria mes shteteve me më shumë festa zyrtare

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Shqipëria mes shteteve me më shumë festa zyrtare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.