• Latest
  • Trending
  • All

Një princeshë e Ilirisë në qëndër të një filmi danez

30/10/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Një princeshë e Ilirisë në qëndër të një filmi danez

Një princeshë e Ilirisë në qëndër të një filmi danez

30/10/2018
in Histori, Kulture, SHQIPERIA

Nga Abaz Hoxha*

Kur studioja në Universitetin e Pragës, pashë atje një film suedez me titull: ”Kërceu vetëm një verë” ku rolin kryesor e luante aktorja Ula Jacobson. Ishte një film  subjekti i të cilit kishte në qëndër kritikat karshi autoriteteve dhe klerit në një qytet provincial dhe përsëri në qëndër ishte edhe dashuria e pastër që sundonte midis dy të rinjve që loznin rolet kryesore. Pra përsëri ndjenjat njerëzore. Filmi, për tematikën që trajtonte dhe realizimin artistik kishte tërhequr vemëndjen e kritikës dhe spektatorëve jo vetëm në çekosllovaki por kudo që ishte shfaqur, dhe siç do ta merrja vesh më vonë i realizuar nën influencën e neorealizmit italian. Po të njëjtin vit ndoqa një film dokumentar që tregonte për Kampionatin Botëror të Hokejit që zhvillohesh në Suedi. Më bënë përshtypje disa kuadro që jepnin fusha të tëra me parkimin e mijra biçikletave dhe sipër tyre çantat e pronarëve që qëndronin me ditë të tëra mbi to dhe nuk i prekte njeri. Dikush me tha se në vendet skandinave prej mbi 100 vjetëve nuk egziston vjedhja, mbasi dikur një mbret suedez nxori një ligj që kur vërtetohesh se kishe vjedhur të pritesh dora. Dukesh si ligj makabër por në vite ajo u bë një edukatë e qytetarëve për të hequr nga lista e veseve të këqija fenomenin e vjedhjes jo vetëm për faktin se të pritesh dora por më tepër për arsye se ishte një dënim moral që të ndiqte pas gjithë jetën se kur të shikonin të tjerët me dorë të prerë donte të thoshte se dikur ke vjedhur. Më vonë më ranë në dorë disa nga përrallat e shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen që ishte bërë mjaft i njohur në botë me veprat e tij shumica e të cilave ishin shndrruar edhe në filma dhe figura e tij ishte shndruar në një simbol të tregëtimtarit më të madh.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Të gjitha këto, tregimet e babait për skandinavinë dhe Vikingët, portreti i Greta Garbos, virtytet e dashurisë së pastër dhe dënimi i vjedhjes si një cen i shoqërisë njerzore, filmi “Kërceu vetëm një verë” dhe sidomos përrallat e Andersenit më krijuan një vizion adhurues për vendet skandinave. Dhe kur vite më vonë Ndoc Gjetja më dha për reçencë një shkrim për kinematografinë e vendeve skandinave e mora me kënaqësi. Por tashmë kisha filluar të merresha me historinë e kinemasë botërore dhe kisha lexuar pak edhe për kinemanë skandinave dhe u pasionova pas saj mbasi ishte një nga të parat që kishin lënë gjurmë të thella në historinë e kinemasë botërore. Kur e lexova shkrimin,të them të drejtën u revoltova me autorin mbasi ai,në mungesë të njohurive në këtë fushë, kishte shumë gjëra të pasakta që shkonin deri në mohim të vleravet të saj. Kjo e kishte burimin se artikullshkruesi, duke mos e njohur kinematografinë, ishte mbështetur në burime të shteteve të mëdha të cilat përgjithësisht kanë tendencën e injorimit të vlerave të vendeve të vegjël, pra i denigrojnë ato. Për këto arsye e quaja shkrimin e autorit si denigrues për kinematografinë prestigjioze skandinave. Kryeredaktori i revistës “Skena dhe Ekrani”, N.Gjetja, duke u mbështetur në mendimet e mija dhe duke më njohur tashmë si të vetmin studjues në fushën e historisë së kinematografisë, nuk  e botoi shkrimin. Në kërkimet në shtypin shqiptar të viteve 1920-’30 gjeta shkrime edhe për kinematografinë skandinave si dhe për regjisorët M.Stiller dhe V.Sjostrom, K.Th.Drajer dhe sidomos për aktoren e madhe Greta Garbo, etj. Kjo më bëri që të futesha më thellë në studimin e historisë së kinemasë të vendeve skandinave ku zbulova vlera të mëdha dhe pas një viti botova shkrimin tim të gjatë “Kinematografia e vendeve skandinave” të cilin , me disa ndryshime, e botova në vitin 2003 edhe në një libër të veçantë me të njëjtin titull.

Siç kam përmendur në nënkapitujt e mësipërm, kisha vite që merresha me kërkime në fushën e historisë së kinemasë në Shqipëri. I fillova këto kërkime me një farë pesimizmi mbasi edhe unë isha rritur me psikologjinë se çdo gjë lindi në Shqipëri vetëm mbas çlirimit të vendit. Kështu thoshte propaganda e kohës. Por u nisa dhe me një vullnet dhe sedër për të zbuluar çdo gjë, qoftë edhe e vogël që kishte të bënte me vendin tim. Dhe puna e ime e gjatë dhe e mundimshme kërkimore nuk më zhgënjeu.. U futa thellë në arkivat bibliotekat shqiptare dhe të huaja dhe për çdo gjë që zbuloja më shtohesh krenaria e vendit t’im. Gjeta shumë gjurmë të kronikave të shoqërive të ndryshme kinematografike evropiane të xhiruara në Shqipëri nga fillimi i shekullit të kaluar. Pothuajse gjithë kineastët e vendeve evropiane kanë xhiruar në Shqipëri që nga të parët, përfaqësonjësit e shoqërisë kinematografike angleze “Charls Urban Company”(1903), shoqëritë e mëdha franceze “Pathe” e Gaumont”, italiane “Cines”  dhe “Unitas” që e ka filluar krijimtarinë e saj me xhirimin e filmit “Albania ribelle” (1909), shoqëritë austriake “Sascha Filmfabrik” dhe “Wiener Autoren-Film” (nga 1913), shoqëri gjermane, zvicerane, amerikane, daneze, hollandeze e deri tek ato ruse. Por përveç qindra kronikave të xhiruara në trevat tona janë xhiruar edhe disa filma artistikë, me interpretim, duke filluar nga dekada e parë e shekullit të kaluar.

Nuk më shkonte ndërmend që në Danimarkë të xhirohej një film artistik që në vitin 1922 në qëndër të të cilit ishte Iliria dhe një princeshë Iliriane. Kjo më tërhoqi vëmëndjen dhe u mundova të gjeja shkaqet që një vend i largët i veriut të vinte në qëndër të subjektit të filmit Ilirinë. Zbulova se kjo nuk ishte një rastësi dhe se filmi danez hidhte dritë mbi disa lidhje të lashta të vëndeve skandinave me Ilirinë dhe origjinën e shqiptarëve. Nuk mund të lihet në harresë fakti që albanologët e parë janë skandinavët.

Princesha e Ilirisë interpretuar nga Klara Weith (Pompopidan

Kështu psh Hans Erich Thunmann (1746-1778) historian suedez, ishte një nga albanologët e parë, profesor në Universitetin e Halles në Gjermani. Njohja me studentë e tregëtarë nga vendet e Evropës Lindore dhe Jugëlindore, midis tyre edhe me shqiptarë, i nxiti interesin për të studiuar gjuhën e historinë e atyre vendeve. Në veprën “Hulumtime për historinë e popujve të Evropës Lindore”(1774) që nuk e ka humbur ende vlerën, në një nga kapitujt kryesorë H.Tunman bën përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Ai arrijti në përfundimin se shqiptarët mesjetarë janë vazhduesit autoktonë të popullsisë antike të ilirëve, e cila nuk u romanizua si ajo dako-trake paraardhëse e rumunëve, as nuk u zëvendësua në  viset e veta nga një popullsi e mëvonëshme e dyndur këtu. Duke u mbështetur në burimet bizantine, ai jep historinë e shqiptarëvet mesjetarë si një formacion etno-kulturor unitar dhe si faktor politik më vehte.

Edhe Holger Pedersen (1867-19539).- gjuhëtar i shquar danez,indoevropianist me interesa shkencore të shumanëshme, profesor në Universitetin e Kopenhagës, autor i një vargu veprash dhe studimesh me vlerë, vëmendjen kryesore në fillim ia kushtoi gjuhës shqipe,por më pas u mor me gjuhë të tjera, sidomos me keltishten, armenishten etj, duke dhënë ndihmesa të rëndësishme. Më 1883 vizitoi Shqipërinë e Jugut. Për gjuhën shqipe ka botuar disa studime me vlerë si: ”Kontribut për historinë e gjuhës shqipe” (1894), “Tingujt i të shqipes” (1897), “Asnjanësi i shqipes” (1899), ”Grykoret në gjuhën shqipe”(1900), etj. Edhe danezi tjetër Kristian Sandfeld-Jensen (1873-1942), nxënës i Pedersenit, mbas studimeve të gjata e përcaktoi gjuhën shqipe si një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit.

Në këtë afeksion të studjuesvet skandinavë për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe u përfshinë dhe shkrimtarët,dramaturgët dhe kineastët skandinave.

Kështu dramaturgu Holger Drachman në vitin 1883 shkroi dramën “Na ishte një herë” /Der Var Engang/, e cila u shfaq me sukses dhe u bë mjaft popullore në teatrot  e Kopenhagenit që në ato vite. Kjo dramë është mbështetur në tregimet e shkrimtarit të madh danez Hans Kristian Andersen me titull “Svidrengen” dhe në komedinë e dramaturgut të shquar Villiam Shekspir “The Taming of the Shrew” /Mposhtja e kryeneçes/. Komedia shekspiriane “The Taming of the Shrew” është publikuar për herë të parë në vitin 1623 dhe mbështetur në të janë bërë edhe disa filma nga shoqëri të ndryshme kinematografike me tituj të ndryshëm si: “Kiss me Kate” në vitin 1948 dhe varianti muzikor me titullin origjinal “The Taming of the Shrew” me interpretimin e aktorëve të shquar Elisabet Taylor (në rolin e princeshës)dhe Richard Burton, në vitin 1953.

Mbështetur në këtë dramë regjisori i madh danez Karl Theodor Drejer xhiroi në vitin 1922 filmin me të njëjtin titull “Der Var Engang” /Once Upon A Time” që në shqip do të thotë “Na ishte një herë”. Ky film-përrallë u shfaq si premierë më 3 tetor 1922 në teatrin “Palads” te Kopenhagenit dhe pati mjaft sukses. Në qëndër të filmit është mbreti dhe princesha e Ilirisë dhe një princ danez që kërkon dorën e saj dhe tregon të gjitha peripecitë që bën ai për ta shtënë në dorë princeshën e bukur por mospërfillëse, indiferente dhe kryelartë iliriane.

Eshtë një film përrallë dhe fillon me tekstin:

…Një herë e një kohë na ishte një mbretëri që quhesh Iliri…shumë larg, në anën tjetër të detit…Princesha e Ilirisë ishte bërë e njohur gjërësisht për bukurinë e saj por ajo ishte krenare dhe e ftohtë (indiferente). Admiruesit e saj nuk kishin sukses dhe ajo i përçmonte…

Ishte koha kur kinemaja daneze ishte në pararojë të kinemasë botërore dhe filmat e shoqërive të tyre kishin depërtuar deri në Sh.B.A ku kishte edhe një agjenci për shpërndarjen e tyre. Filmat danezë e suedezë ishin nga më të preferuarit dhe regjisorët skandinavë të këtyre viteve, si K.T.Dreyer, V.Sjostrom, M.Stiler, B.Kristiansen etj kanë zënë vënd në historinë e kinemasë botërore si klasikët e kinemasë botërore të periudhës së filmit pa zë.

Dihet se në atë kohë filmat ishin pa zë prandaj figura shoqërohet me tekst në sekuencat e tij dhe me një muzikë në sfond. Në rolin e princeshës së Ilirisë interpreton aktorja e njohur daneze Klara Weith (Pompopidan) dhe Svend Methling, në rolin e princit danez. Filmi është prodhim i shoqërisë kinematografike “Sophus Madsen Film”, xhiruar nga kinooperatori George Schneevoight dhe me shoqërim muzikor të Neil Brand, zgjat 75 minuta dhe me titra danisht ose anglisht.

Princi i Danez interpretuar nga Svend Methling

Kisha vite që e kërkoja këtë film mbasi titullin e tij e kisha gjetuar që në vitet 1980 dhe e kam përmendur  në shkrimin e gjatë që botova në revistën “Skena dhe ekrani” me titullin “Kinematografia e vendeve Skandinave”dhe më vonë në librin me të njëjtin titull që botova në vitin 2003. Por dija vetëm titullin, pra kisha vetëm gjurmët e tij, më duhesh të bëja përpjekje të gjeja vetë filmin dhe kjo  ishte e vështirë

Siç përmënda më lart unë kisha krijuar një afeksion të veçantë për vendet skandinave për kulturën e tyre të lashtë, për figurat e shquara në letërsi, për natyrën paqësore dhe zhvillimin e madh në të gjitha fushat. Ndoshta ky afeksion ishte refleks i reciprocitetit. Për këtë u lidha me Ambasadën e Mbretërisë së Danimarkës një vit më parë dhe me dashamirësinë dhe përkrahjen e pakyrsyer të zotit Finn, ish Charge d’Affair, dhe me ndihmën e një miku t’im që më sponsorizoi udhëtimin, u bë e mundur të shkoja në Danimarkë dhe të vizitoja Institutin danez të filmave. Ky film bën pjesë në koleksionin e plotë të regjisorit të njohur danez dhe fatmirësisht është i ruajtur në origjinal me pak mungesa në fundin e tij. Një kopje të këtij filmi në DVD e mora në filmotekën e Institutit Danez dhe e ruaj si një koleksion të rrallë.

Rëndësi e madhe e këtij filmi nuk ka të bëjë vetëm me faktin se ka në qëndër një princeshë iliriane dhe që interpretohet nga aktorë të shquar danezë por mbi të gjitha se ai është i pari film artistik me subjekt mbi vendin tonë i gjetur gjer më sot dhe i xhiruar nga një regjisor i madh botëror që në vitin 1922

 

Carl Theodor Dreyer (03.02.1889-20.03.1960).Lindi  dhe vdiq në Kopenhagen. Regjisor i madh danez dhe një nga regjisorët më të shquar evropianë. Nënën e kish me origjinë suedeze. Filloi si nëpunës në një shoqëri transporti. Më vonë u muar me kritikën e teatrit fillimisht në gazetat provinciale e më vonë në të përditëshmet e Kopenhagenit Berlingske Tidende dhe Extrabladet. Më 1912 u lidh me filmin si autor i titujve për shoqërinë Nordisk. Në vitin 1918 kalon në të gjithë sektorët e filmit. Po këtë vit xhiron filmin e tij të parë “President”(Praesidenten) realizuar sipas romanit të Karl Emil Franzos. Në vitin 1920 xhiroi filmin e dytë “Fletët e librit të Satanit” i inspiruar nga filmi “Intoleranca” e regjisorit të madh amerikan David Wark Griffith. Përvoja e fituar e çoi në realizimin e kryeveprave të tij “Pasioni i Zhana D’arkut” dhe “The day of Wrath” /Dita e urrejtjes.

C.T.Dreyer është një nga mjeshtrit më të padiskutuar të historisë së kinemasë. Ai xhiroi vetëm 14 filma gjatë jetës së tij por ato vepra përfaqësojnë fazat kryesore të zhvillimit të kinemasë nga filmi pa zë tek ai me zë, prej vitit 1918-1964. Ai konsiderohet një nga figurat më të shquara jo vetëm të kinemasë skandinave e franceze, ku ka xhiruar disa filma, por të kinemasë botërore përgjithësisht. Shumë prej filmave të tij shifen edhe sot, jo vetëm nëpër arkivat dhe klubet e filmave dhe në universitetet, por edhe nëpër kinematë ku shfaqen vepra arti. Një vëmëndje të veçantë shikuesit e ndryshëm  kanë kushtuar kryeveprës së tij të periudhës së filmit pa zë “Pasioni i Zhana D’Arkut”(1928).

Një nga veprat e tij të viteve të fillimit është edhe filmi “Once Upon A Time”(Na ishte një herë,1922) që është mbështetur krejtësisht në ngjarje dhe treva të Ilirisë së lashtë.

*Studiues i Kinemase

 

Post Views: 106
Tags: filmi danzeKinematografia
Previous Post

Alil Vardar, shqiptari tjetër i njohur në teatrot e Evropës

Next Post

Tahiri: Thaçi ka filluar të tërhiqet nga ideja për kufijtë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Tahiri: Thaçi ka filluar të tërhiqet nga ideja për kufijtë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.