ALBAN AVDULLA, student i Fakultetit të Drejtësisë/ Për LEXO.AL
Në ditët e sotme, bota është ende pjesë e mizorisë, varfërisë dhe mjerimit shpirtëror. Ky realitet shfaqet lehtësisht duke ndjekur me kujdes ndodhitë në Siri dhe në vende të tjera, të cilat në kohë të njejte ose te ndryshme kanë qenë viktima të gabimeve njerëzore dhe etjes për pushtet.
Gjatë kësaj kohe, pas ngjarjeve në Siri, nisën negociatat e paqes, të cilat do të shpalosen në Konferencën e Paqes ‘’Gjeneva 2’’. Kjo konferencë mbart në vetvete rëndësi unike dhe të veçantë përsa i përket vendosjes së paqes, mungesa e së cilës solli si rrjedhojë humbjen e mijëra jetëve dhe plagosjen e mijëra njerëzve të tjerë.
Pyetja që lind natyrshëm është: a do të ketë kjo konferencë rezultatet e nevojshme për të vendosur paqe te qendrueshme në vendet specifike, por dhe më gjerë?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje është i nevojshëm zhvillimi i një rrugëtimi të shkurtër historik.
Do të kthehemi prapa në kohë pikërisht në 28 korrik të vitit 1914, në ditën e fillimit të Luftës Botërore I, e cila u quajt ndryshe Lufta e Madhe për arsye se përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Gjatë këtij intervali kohor, bota u shndërrua në vendin e viktimave të pajeta, të urisë, dhembjes dhe kujtimeve të tmerrshme.
Nga analiza dhe studime të shumta është rënë dakord se si shkaqe thelbësore të nisjes së kësaj lufte do të shërbenin:
⦁ Rivaliteti mes shteteve për te vendosur hegjemoninë e tyre në kolonitë më të largëta (e transformuar në ditët e sotme në atë që do të quhet shtrirja e influencave politike);
⦁ Politika agresive që ndiqnin shtetet ndaj njëri-tjetrit dhe gara e shfrenuar e armatimeve;
⦁ Konfliktet mes shteteve për pabarazinë ekonomike dhe lindja e ndjenjës së nacionalizmit politik.
Rëndësia dhe rezultatet e kësaj lufte barazohen me humbjen e 20 milion jetësh, duke sjellë edhe ndryshimin e kufijve dhe lindjen e shteteve të reja. Shpenzimet e shumta në fushën ushtarake sollën rrënimin ekonomik të shteteve të ndryshme, pasojat e të cilave rënduan mbi popujt e tyre. Toka të shumta bujqësore mbetën të djerra ose u shkatërruan. U rrit niveli i papunësisë sepse moshat e reja dhe ata që ishin të aftë të punonin kishin marrë pjesë në luftë dhe ishin vrarë ose gjymtuar.
Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve shkojmë pikërisht në datën 28 Qershor 1919, datë kjo në të cilën u nënshkrua prej Francës, Britanisë, Belgjikës, aleatëve të tyre dhe Gjermanisë, Traktati i Versajës, i cili u quajt Traktati i i Paqes, i nënshkruar në përfundim të Luftës Botërore I.
Për shkak të nevojës, më 18 janar 1919 filloi Konferenca e Paqes pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë datë në Paris u takuan politikanët më të fuqishëm të botës për të filluar një seri negociatash të gjata e të komplikuara që do të shënonin zyrtarisht fundin e Luftës Botërore I.
Në konferencë morën pjesë liderat e vendeve më të fuqishme, si Franca, Britania e Madhe, ShBA dhe Italia, të cilët do të merrnin vendimet decisive në Paris gjatë gashtë muajve të ardhshëm Zgjidhjet që ofroi kjo konferencë, fatkeqësisht, nuk ishin pozitive në thelbin e tyre, për shkak se vetëm pas 20 vjetësh më vonë bota u gjend përballë asaj që perceptohet si konflikti më i madh i historisë njerëzore – deri më tani – e quajtur ndryshe Lufta Botërore II.
Lufta Botërore II ishte një luftë globale ne shumë aspekte: vuajtje të mëdha njerëzore, indoktrinim intensiv dhe përdorim i armës së re dhe të tmerrshme: bombës atomike.
Ky konflikt ushtarak filloi kur Gjermania pushtoi Poloninë më 1 shtator 1939 dhe përfundoi më 2 shtator 1945 me humbjen totale të Gjermanisë dhe Japonisë, pushtimin e aleatëve të Berlinit dhe bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit. Që nga 1942, ka pasur pak shtete në botë që qëndruan jashtë luftës.
Ndërsa Lufta Botërore I u zhvillua kryesisht në Evropë, Lufta Botërore II ishte në kuptimin e plotë të fjalës një luftë globale. Përveç Europës lufta u zhvillua edhe në Afrikën e Mesme dhe atë të Veriut, Azinë Juglindore, Atlantik dhe Paqësor. Në thelb ajo përbëhej nga disa konflikte të mëdha dhe të vogla, ku dominuese ishin ato midis fuqive të Boshtit: Gjermani, Itali dhe Japoni dhe aleatëve Britani, Francë dhe, në pjesën e fundit të luftës, BRSS dhe Shtete të Bashkuara. Pjesëmarrëse ishin në një numër të madh edhe shtete të tjera: , Australia, Belgjika, Brazili, Japonia, Italia, Zelanda e Re, Bashkimi Sovjetik, ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Shqipëria, Kanadaja, Greqia ,Kina, Polonia etj.
Rëndësi në këtë pikë paraqesin shkaqet të cilat sollën lindjen e Luftës Botërore II, të cilat rrjedhin po ashtu nga elemente të ngjashme me ato të luftës paraardhëse. Këtu do të rendisim:
⦁ Rritjen e nacionalizmit;
⦁ Motivet ekonomike;
⦁ Qëllime të ashpra armatimi.
Pasojat që solli kjo luftë ishin të tmerrshme dhe të paimagjiueshme më parë:
Viktimat e Luftës së Dytë Botërore : afërsisht 70 milion viktima. Numri total i viktimave viktima ushtarake
Bashkimi Sovjetik 27 000 000 6 500 000 + të paktën 3 milion të burgosurit e luftës.
Gjermani 4000000 + 1-1500000 vullnetarë,
Detyruar urdhëruar nga vendet e tjera, etj 3500000.
Japoni 2 000 000 1 200 000
Kina 22-23000000 (?) 2,2-3200000
Poloni Përafërsisht 6 000 000 200 000
Britania e Madhe 426 000 326 000
Itali 530 000 330 000
Jugosllavia 1 700 000 300 000
France 530 000 200 000
SHBA 400 000 400 000
Finlandisht 93 000 91 000
Gjithë pasojat e ardhura bën te mundur që kjo luftë të shërbente për ndërgjegjësimin global, duke sjellë përqendrimin e vëmendjes së çdo shteti në të drejtat e njeriut, në respektimin e ligjit dhe në rregullime ligjore të bazuara në parimet e drejtësisë së pacënueshme. Për këtë arsye 8 Maji i 1945 pati rëndësi sepse në këtë ditë është zyrtarizuar fundi i Luftës së Dytë Botërore, i cili u prit me festime të përligjura në vendet e prekura nga konflikti. Europa doli e shkatërruar nga lufta më e përgjakshme e historisë së saj dhe 8 Maji ishte pika e kthesës, pika që vendosi paqen dhe gurthemeli i parë drejt një Europe të Bashkuar.
Në ditët e sotme ende nuk mbizotëron paqja, pavarësisht kaq shume mësimeve sa do të duhej të ishin nxjerrë prej konflikteve dhe gabimeve të mëparshme. Nëse hedhim vështrimin drejt Sirisë do të kuptojmë se një popull i tërë është vendosur në gjendje mizorie për shkak të konfliktit që po zhvillohet. Aktualisht dokumentohen më tepër se 250.000 të vrarë, më tepër se 11 milion të larguar forcërisht prej shtëpive të banimit të tyre. 4.5 milion sirianë janë larguar prej vendit të tyre prej fillimit të luftës, shumica e popullsisë është duke jetuar në gjendje të mjeruar, në kushte mizore duke u përpjekur për të mbijetuar. (BBC)
Si shkaqe të luftës mund të specifikohen elementet:
⦁ Fetare;
⦁ Ekonomike;
⦁ Politike;
Kjo situatë në të cilën gjendet Siria bëri të mundur marrjen e iniciativës për një konferencë tjetër për paqen në mënyrë që të përfundoj lufta. Kush janë pjesëmarrësit e radhës? – mund të pyesni. Në Konferencën e Paqes ‘’Gjeneva 2’’ marrin pjesë 39 shtete të botës, ku ndër më të rëndësishmet janë: ShBA, vendet e Europës, Rusia, Kina, Arabia Saudite, vendet kryesore Arabe, Australia, India, Indonezia, pjesëmarrës nga Vatikani, përfaqësues të qeverisë së Damaskut, përfaqësues të OKB-së. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka hapur konferencën duke cituar se humbja e kaq shumë jete njerëzish dhe kohë të çmuar do të bëjë të mundur që të përballemi me sfida të vështira. Ai i ka kërkuar qeverisë së Damaskut dhe opozitës siriane që të tentojnë kalimin e sfidave, duke negociuar me besim të plotë. Nga ana tjetër duhet të përqendrohemi gjithashtu te Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila në ditët e sotme është e përbërë prej 194 shtetesh, ndër të cilat renditen gjithashtu shtetet që kanë qenë pjesëmarrëse në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë Botërore, në luftën në Siri dhe në shumë të tjera që kanë ndodhur në kohë të ndryshme përgjatë historisë.
A do të jetë produktive veprimtaria e Konferencës së Paqes ‘’Gjeneva 2’’?
Nëse do të përqendrohemi në një interval kohor prej Luftës Botërore II deri në ditët e sotme janë dokumentuar mesatarisht 100 luftra të ndryshme. Ritheksojmë se Lufta Botërore II, edhe më tepër se Lufta Botërore I shërbeu për ndërgjegjësim të nivelit global për sa u përket gabimeve të realizuara që sollën vdekjen e miliona personave. Dokumentimi i rreth 100 luftrave të ndryshme nga koha e Luftës Botërore II deri më sot tregon qartë se mësimet e marra prej pasojave te shkaktuara nuk kanë shërbyer për të ndaluar motivet që mund të sjellin lindjen e konflikteve, por kanë ndihmuar për të perfeksionuar justifikimet për fillimet e tyre.
Logjikisht, çdokujt i lind e drejta të vëre në dyshim qëllimet e mira të shteteve të mëdha – të cilat janë iniciuese të Konferencave të Paqes duke ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe që gjithashtu janë pjesë e OKB-së – për dëshiren e sinqertë të arritjes së paqes. Legjitimohemi edhe të mendojmë se kjo e gjitha mund të shërbejë si një fasadë. Mos vallë po përjetojmë skenat e filmave të vjetër sërish? Për të kthyer përgjigjen e kesaj pyetje duhet gjithashtu të sjellim në mendje një prej sfidave më të rëndësishme të shteteve me njëri-tjetrin: garat ushtarake për të provuar fuqinë e tyre shtetërore. Të dhënat janë të frikshme:
⦁ SHBA- SHBA-të shpenzojnë $577 miliardë për mbrojtjen çdo vit, gati katër herë më shumë se sa Kina, e cila ka një buxhet prej $145 miliardë.
Ushtarë : 2.291.910.
Aviacion : 3.318 avionë; 6.417 helikopterë.
Detaria : Rreth 3.415.893 tonelata.
Armë nukleare: Rreth 1.654 koka të shpërndara, gjithsej 5.113.
⦁ Rusia- Rivali i Amerikës në Luftën e Ftohtë ende ka një forcë të rëndë goditëse
Ushtarë: 3.250.000.
Aviacion: 1.900 avionë , 1.655 helikopterë.
Detaria: Rrethe 845.730 tonelata.
Armë nukleare : Rrethe 1.480 koka bërthamore të shpërndara, 4.502 gjithsej.
⦁ Kina- Kina është vendi i dytë me buxhetin më të madh ushtarak, e treta për avionmbajtëset, e dy ta për forcën e tankut dhe me numrin më të madh të personelit ushtarak.
Ushtarë : 7.054.000.
Aviacion: 1.500 avionë, numër i panjohur i helikopterëve.
Detaria: Rreth 708.086 tonelata.
Armë nukleare: Rreth 240 koka bërthamore, nuk ka të dhëna të tjera.
⦁ India- Ushtarë: 4.768.407.
Aviacion: 1.080 avionë dhe 140 helikopterë.
Detaria: Rreth 317.725 tonelata.
Armë nukleare: Deri më 100 koka bërthamore.
⦁ Britania e Madhe- Britania e Madhe ka marinën e pestë në botë dhe është e gjashta sa i takon buxhetit më të madh ushtarak.
Ushtarë: 387.570.
Aviacion: 222 aeroplanë, 153 helikopterë.
Detaria: Rreth 367.860 tonelata.
Armë nukleare: Mbi 160 koka bërthamore të shpërndara, gjithsej 225.
⦁ Franca- Franca ka pajisje moderne dhe shumë të afta. Avionët “Mirage” dhe “Rafale”, helikopterët “Tigër”, tanket “LeClerc” dhe i vetmi transportues i armëve nukleare jashtë SHBA-ve.
⦁ Koreja e Jugut – Koreja e Jugut është vendi i gjashtë sa i takon numrit të ushtarëve në raport me popullsinë, e gjashtë sa u takon avionmbajtësve dhe e teta për flotën.
⦁ Japonia- E gjashta sa u takon shpenzimeve, ajo është e shtata sa i takon forcës ajrore dhe e katërta për marinën.
Buxhete shtetërore të jashtëzakonshme i dedikohen ushtrisë, krijimit të armëve më të fuqishme në botë, modernizimit të paisjeve luftarake dhe më pas, ajo që kërkohet është besim dhe negociata për arritjen e paqes. Me shifra të tilla, gjej me vend qëndrimin e autorëve, historianëve dhe politologëve të ndryshëm që shfaqin skepticizëm të thellë përsa u përket qëllimeve që mbartin në vetvete konferencat e kësaj natyre, duke pyetur nëse është e mundur që të arrihet paqja kur sfida më e madhe e shteteve është sfida e politikave sa më agresive ushtarake dhe ku pabarazia më e madhe që kërkohet të arrihet është pabarazia ekonomike, të cilat – bashkë me elementin e nacionalizmit – historikisht kanë sjellë fillimin e luftrave më të mëdha botërore. A nuk çon kjo, natyrshëm, linjën e mendimit drejt fillimit të një Lufte të Tretë Botërore?
⦁ Shtetet pjesëmarrëse në Luftën Botërore I janë pjesëmarrëse po ashtu në Luftën Botërore II dhe në luftrat e ndodhura prej 1945 deri në ditët e sotme;
⦁ Shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Paqes për Luftën Botërore janë pjesëmarrëse në Konferencat e mëvonshme të Paqes dhe po ashtu në Konferencën e sotme ‘’Gjeneva 2’’.
⦁ Shtetet e përfshira në dy kategoritë e mësipërme janë po ashtu pjesëmarrëse në OKB, e cila, pavarësisht se është një organizatë që e dënon luftën, ka gjithsesi si anëtarë të saj iniciues të luftërave.
Nga analiza e paraqitur deri në këtë moment arrijmë në konkluzione të vështira për tu pranuar prej të gjithë popujve që kanë vuajtur prej luftrave dhe që në fund u kanë besuar shfaqjeve politike për vendosjen e paqes. Shtetet sot e kësaj dite janë përsëri duke kërkuar luftë për shkak të interesave të tyre.
Filozof, te shquar, modern na paralajmëruan për këtë që në shekullin XVIII. Nga gjithë pasuritë e tyre oratorike, ata i lanë njerëzimit një amanet politik shumë të vlefshëm duke na thënë: ‘’ata që nuk mësojnë nga e shkuara, janë të dënuar ta përsërisin atë’’. Njerëzimi nuk po arrin të mësojë nga gabimet, madje edhe më keq: njerëzimi nuk po tregon pikë dëshire për ta bërë këtë. Epo, besoj se duhet të organizojmë një tjetër Konferëncë për Paqen, duke mbajtur në tension jetën e kaq shume personave, për një shfaqeje politike shumë të bukur, në mënyrë që të ruhet besimi te politika, por në fakt të humb te koncepti i Paqes. Ka për të qenë tepër vonë. Sa keq, njeriu mund të kish mbjellë në vend që të shfaroste! Sa keq…















